Mendime
Aurel Dasareti: Hipokrizia e BE-së
E merkure, 24.02.2016, 08:22 PM
Hipokrizia
e BE-së
Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Më pëlqejnë fjalët e qarta dhe që njeriu qëndron për diçka - edhe kur ka stuhi. Për ta quajtur një lopatë një lopatë është më mirë se sa të sillesh rreth qullit dhe ta quash lopatën një lugë. Ideali im është dekolonizimi, sovraniteti, integriteti dhe pavarësia e Shqipërisë Natyrale, të qenit “kapiten i anijes sime”.
***
Duke folur kinse për të “drejtat e njeriut” Bashkimi Evropian fsheh qëllimin e vërtetë të emigracionit masiv nga Afrika në BE: Për të fituar fuqi punëtore të lirë (me çmim të ulët), votat e ardhacakëve për partitë liberale dhe të vënë shtetet kombëtare nën një burokraci të centralizuar, shpërbërjen e tyre; shkatërrimin e shteteve-kombe, për një Evropë pa kufij në mënyrë që njerëzit e pushtetshëm dhe kapitali mund të jetojnë jetën e tyre luksoze të ndarë nga kopeja e përbashkët.
Evropa ballafaqohet me perspektivat e frikshme nga shkatërrimi i arsyes së politikanëve të sajë dyfytyrësh të cilët dëshirojnë ta destabilizojnë edhe Shqipërinë me strehimin e afrikanëve në trojet arbërore. Gjithë Institucioni i azilit mbetet një parodi tragjikomike dhe duhet të ndërpritet menjëherë.
Epoka liberale e Evropës duhet të marrë fund dhe të rivendoset demokracia e mirëfilltë. Politika miqësore e emigracionit në Evropë është jodemokratike, sepse votuesit vendas nuk kanë dhënë ndonjë mandat për të. Kjo politikë është hipokrite, e papërgjegjshme, e çmendur, shumë e rrezikshme dhe vetë-shkatërruese.
Drejtuesit francez-gjerman (BE), është projekti i elitave politike dhe mungon argumentim në qytetarët. Megjithatë, Bordi ecën shumë shpejtë dhe shumë larg drejt qëllimit të saj të fundit, që është, për të shfuqizuar (shpërbërë) shtetet kombëtare.
Migrimi masiv dhe politika idiote e “refugjatëve” tani duhet të hapë rrugën për politikën e sigurisë kombëtare jo vetëm për vendet e BE-së por gjithë Evropës. Qeveria e çdo vendi domosdoshmërish të ketë sigurinë për qytetarët e tyre dhe për territorin e vet si prioritet të parë - gjithmonë. Pa siguri, ne nuk kemi asnjë shoqëri, asnjë liri, asnjë demokraci. Nëse një vend mund të pranojë “refugjatë” dhe / ose emigrantë, nuk është një çështje jetike, ajo është një çështje luksi. Faktikisht asnjë afrikan / aziatik nuk ka asnjë të drejtë njerëzore për të fituar lejen e qëndrimit në Evropë, për të ngushtuar hapësirën e tokës që u takon për trashëgim gjeneratave të ardhshme etnike evropiane.
Mbipopullimi i Afrikës dhe Azisë nuk është aspak problemi i Evropës; ata prindër afrikan/aziatik/arabik që nuk mund t`i ushqejnë dhe strehojnë fëmijët e tyre brenda oborrit të vet, as që duhet t`i lindin sepse nuk është fqinji i largët ai që do t`ia ushqeje dhe strehoje.
Politikanët e majtë të BE-së duhet të shohin rrjedhjen e migrimit masiv nga Afrika, Azia, në kontekstin e sigurisë dhe siguria duhet të jetë prioritet. Atyre nuk u pëlqen kjo, sepse kundërshtimet e forcave opozitare nga organizatat joqeveritare (gjoja se humanitare, në realitet me konflikt interesi) janë të mëdha. Por e drejta e parë e njeriut është e drejta për jetën, secili me të afërmit e vet, secili në oborrin e vet, secili në atdheun e vet, secili në kontinentin e vet. Nëse njerëzit nuk kanë siguri fizike për jetën e tyre, atëherë ata nuk kanë të drejta të tjera. Dhe, qeveria e një vendi në radhë të parë duhet të sigurojë të drejtën e qytetarëve të vet "për jetën”. Secili ka të drejtë të kërkoj azil në secilin shtet dhe kontinent, por asnjë të drejtë ta fitoj atë.
Emigrantët në fshehtësi ndërtojnë një shoqëri paralele që hap pas hapi do të zhvendos botën evropiane, përfshirë Shqipërinë (trojet shqiptare) e cila është marrë peng nga burrecët.
Do dëshiroja që BE të përbëhej nga kombet e lira – jo nënshtrimit; ku vendet e mëdha të saj Gjermania dhe Franca, me standardet e dyfishta abuzojnë me pushtetin e tyre duke vënë nën mbikëqyrje dhe mbizotëruar të voglat.
A ka ndonjë problem? A thua njerëzit nevojtarë të Afrikës dhe Azisë duhet të vijnë në Evropë që të ndihmohen?! Pse mos të ndihmohen jashtë Evropës, në vendin e sigurt fqinjë, në kontinentin e tyre, në një ose më shumë vende me kosto të ulët, pa dallime kulturore?!
Nëse nuk ndalet kjo çmenduri Evropa do të shkoj drejtë kaosit dhe luftës. Ajo duhet të jetë e lehtë për t'u parashikuar. Evropa me siguri do të goditet nga shumë sulme të mëdha terroriste të IS, me qëllim për të shkaktuar vrasjet masive në mesin e popullatës civile.
***
Azili ishte menduar për individët të cilët u persekutuan nga regjimet totalitare të Bllokut të Lindjes brenda Evropës, jo për valët e emigrantëve ekonomik të Afrikës.
Sistemi i azilit është projektuar në një epokë tjetër. Sistemi nuk është i llogaritur ose përshtatur aktualitetit të sotëm të migrimit masiv. Politika naive e azilit e socialistëve-ekstremistë krijon, nxit (inkurajon) dhe prodhon gjithnjë e më shumë “refugjatë” por edhe kriminelë kontrabandistë të refugjatëve.
Thanë në një mënyrë të kuptueshme:
Nuk ka asnjë të drejtë të njeriut, ligj të refugjatëve apo e drejta ndërkombëtare që jep të drejtën për të ikur nga një kamp refugjatësh nga Afrika/Azia në Evropë. Njerëzit që vijnë nga zonat e luftës dhe të konfliktit ndihmohen nga komuniteti ndërkombëtar në afërsi të menjëhershme të zonave përreth. Problemet në botën myslimane nuk do të mbarojnë kurrë dhe ato janë problemi i atyre 56 shteteve të pavarura islamike. Problemet në Afrikë janë problemi i atyre 54 shtete të pavarura afrikane. Ne natyrisht do të ndihmojmë financiarisht, sipas mundësive, por ndihma duhet të jetë kryesisht ekonomike. Të zhvendosësh problemet dhe konfliktet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës në Evropë është çmenduri, një recetë për katastrofë, dhe nuk ka asnjë bazë në të drejtën ndërkombëtare.
Kur “refugjatët” (gjuetarët e lumturisë) arratisen prej Afrikës në Evropën Perëndimore, duke kaluar brenda 20 shteteve të sigurta dhe nuk kërkojnë azil para se me arritur në shtetin ku ata mund të thithin sa më tepër nga kasa shtetërore, atëherë ata nuk ikin nga diçka, ata ikin në diçka, dhe se ajo «diçka» është: sigurimet shoqërore, dhe përfitime të tjera sociale.
***
Shqiptarët assesi nuk duhet të strehojnë asnjë “refugjat”, edhe sikur të jenë nga diamanti, kemi problemet tona masive, nën pushtim, ekstremistët fetarë islamik dhe ortodoks, paqëndrueshmërinë e sistemit. Nuk jemi të detyruar pasi askujt nuk i kemi borxh dhe nuk jemi anëtar të BE-së që është në shkatërrim e sipër. Ne do të përpiqemi për të gjetur formën adekuate, të pavarur të organizimit tonë shoqëror.
Nuk është e logjikshme që ne si një komb i vogël me një territor shumë të vogël, të varfër, të copëtuar në shumë pjesë po nga kjo Evropë, pothuajse të parëndësishëm në botën e madhe, të jemi të detyruar për të “shpëtuar” njerëzit aventuristë nga kontinente të tjera në kurriz të vet mirëqenies dhe sigurisë tonë. Nuk do të lejojmë më kolonizime dhe ndryshime demografike për t`u shndërruar në minoritet edhe në këto pak metra katror tokash që na kanë mbetur.
***
Një arsye mund të ngrihet mbi ndjesinë e frikës dhe të pafuqisë që i mbërthen njerëzit përballë vërshimit të rreziqeve, ndërkohë kur asgjë nuk bëhet për t`i shmangur ato. Në vend që të shqyrtojnë me kujdes proceset shoqërore që kanë shkaktuar zhgënjimin e tyre, shumë prej atyre që kishin besim në progres dhe shpresonin në ndryshimet thelbësore të fatit njerëzor, përpiqen të kërkojnë shpëtim në shpjegimin se natyra njerëzore është përgjegjëse për këtë dështim.