E marte, 05.11.2024, 01:32 PM (GMT)

Mendime

Afrim Caka?: Është viti para fatkeqësisë

E enjte, 25.02.2016, 07:34 PM


ËSHTË VITI PARA FATKEQËSISË ME FYTYRATË E VREROSURA

Nga Afrim Caka?

Fundi i fundit, Ju dy nuk jeni mbretër të kësaj tokë të përgjakur. Dhe historia nuk ka filluar me ju dhe as nuk mbaron me ju? Keni defekte të medha në të ecur e në të folur, ju mungon pjesa elementare e dashurisë për atdheun…

Nuk i perkasë asnjë partie plitike!

Dhe tërë jeta ime ka ikur në demonstrata e greva, pse jo edhe nëpër birucet e burgjeve serbe.

Ju çmoj shumë “Hashim Thaçi e Isa Mustafa” dhe ju radhis në elitën e vendit në vitet e fundit?”. Më ka imponuar respekti ndaj jush dhe jo mëshira siç thonë shumë njerëz, me gjithë sjelljet e tuaja, qoftë edhe me ecjen e tuaj si sovranë nëpër udhët e kryeqytetit të Dardanis. Shumëkujt i duket se ju kërkoni mëshirë, mëshirë nga të gjithë, mëshirë para gjithkujt, por sidomos kërkoni mëshirë tek 30 firmat dhe tek 40 deputet e mbledhur për votim.

Unë mendoj kështu. Ju kërkoni vemendje se vetmia e lënia mënjanë është e rëndë, por ne jemi të pavemendshëm e të “pasjellshëm” ndaj jush. Ju meritoni të mos “braktiseni”. Se po u braktisët ju të bëni gjëmën. Jeni të lirë dhe keni vuajtur për liri, ju ia dini vlerën lirisë? Cilës liri, edhe gaforrja gëzon liri e mbetet gaforre...

Ju keni liri të pakufi dhe meritoni të keni liri pa kufi. “E shtoj në nderimin tim ndaj tyre edhe kalvarin e vuajtjeve të tyre në kolltuqet e buta në qeveri, si mbretër të Turqis e të Serbis. Dyshoj se ato kolltuqe ju kanë mësuar zullumçarinë, hajdutërinë, tenderat e asflatimit të xhadeve, urrejtjen, dyshoj se kolltuqet e buta duhet të jenë sjellë shumë keq me sulltanët dhe ju ndaj keni kaq urrejtje ndaj demokratëve, opozitës, demonstruesve dhe e maskoni këtë urrejte me parime e kombëtarizëm, me nxirje faqe të kombit. Populli më mirë se kushdo e di se ç’janë këta DY kasnecë të rinjë e vjetër, çportrete kanë në të kaluarën, ç’moral dhe kumt e ç’zi brenda tyre.

Ju mund të jeni gjithçka, veç një gjë nuk jeni: ajo që kujtoni ju. Ju jeni uzurpator të pushetit. Shkoni atje ku s’do t’ju vij turp nga vetja! E flliqet kombin?

Dua që të zhduket çdo lloj skizofrenie në qeveri, çdo lloj ndarjeje ndërmjet pushtetit e popullit. Të egërsuar përse?

O gjëmë e zezë! S’di pse po ndodh kjo! S’e kuptoj dot, nëse është shenjë e brerjes së ndërgjgjës Hashimjane e Mustafjane.

Pse, pse, pseeee? Mos ka ardhur koha t’ju themi “Stop!” kësaj lloj qeveriseje të pistë që kanë bërë deri tani? A mundemi që ta ndalojmë këtë vallë? Dardania është e sëmurë. Shenjat e sëmundjes janë vënë re tek dy firmëtaret e turpit. Veç kësaj, sëmundja është e panjohur ndër kombe të tjera. Sëmundja e tyre është e rëndë, doza e ndotje morale në Dardani nuk ka qenë kaq e lartë sa sot. Ajo që sollën bashkarishtë në Bruksel të keqen pushtimi osman dhe uzurpimi serbomalazezë i gati i gjysmës së hapsirës shqiptare të Dardanis së mbetur. Si rrjedhojë, nostallgjia për robërinë, e bashkë më të, adhurimi i regatëve gjak prishur, spiunëve, shitësve të kombit dhe kjo është kthyer në modë!

Mustafa, arriti tek i zoti, i dërrmuar dhe dalldisur sa s’qëndronte dot mbi gomarin e Hashimit. Kur e pa kështu që sheshi ishte mbushur plotë me shqiptar tha:

“Tani më është mbushur mendja, vëlla Hashim, se ky shesh e hane janë mbushur plotë, ata që e bënë këtë “lodër çnjerëzore” s’mund të jenë tjetër veçse fantazma nate nga një tjetër botë!”. Edhe ne, si kur të mundeshim, të mos ishim kalorës të këti pushteti që vetë e uzurpuam, por ja që nuk mundemi. Sidoqoftë, ne duhet të marrim arsyen, siç e pa hiresia ynë ata që brohorisin nuk ishin fantazma, këta të sheshit janë njerëz të gjallë si ne, por pak më ndyshe se ne.

Kjo është një mister historia e juaj, or zotërij. Tani më mbetet si qytetar i Gjakovës vetëm t’ju them se nga gjithë ata shqiptarë që morën pjesë në demonstrata paqësore që unë i pashë në TV të gjithë janë nga mbretëria e këtij populli s’më ka mbetur veçse ju pushtetar me mjekra e me maska, se të tjerët demonstrues u mbytën në një fortunë të madhe nga policët romunë që patën kundrejt jush. Ju u zgërdhitë dhe i përqeshët... Ata u vranë para syve tuaj me urdhërat tuaj? Në daçitë popullin largë duartë nga pushteti e politika...

Në këtë mes, Isa i Panços ishte ngritur në foltore, pasi e ngjeshi mushkat, dhe filloi të bëjë sehir për betejen e ustait të tij, Hashim Brojën, dhe ti lutej Perëndisë me tërë zemren që ti jep fitoren dhe kështu të fitonte kulltukun e Jahjages, për t’u bërë kryetar shteti sikur ishin marrë veshë. Mos pandeheni, or harbuta, or zuzarë, ju o Don Kishotët e Mançës e të pushtetit dhe të dallavereve, se populli do të t’ju mbaj gjithnjë në gji dhe se ju do ti bëni gjithnjë lajthime e tradhtira në dëmë të Dardanis me shkja e malazezë, e me Sllavobugar. Mendoni se populli do t’ju falim gjithnjë? Hiqeni nga mendja, edepsësa e sojëza, ju në media pa fije surrati e zutë në gojë opozitën e pashoqe dhe protestuesit demokratë duke i sharë të gjitha partive politike. Boll llomotitet! Boll! Akupton ju a jo! Kafshë ujore! Boll përshtytë mbi popull e demonstruesë!

Apo vallë nuk e dini, or rezila, or maskarenj, se dikur moti të mos ta forconte krahun me “trimëri” ky miletë, Ti Hashim dhe Mustaf faqeziu nuk do të ishit të zotët të vrisni asnjë pleshtë, e lere më ndonjë shkja apo shkinë. Po fjala e juaj para mediave, ka gjetur kryefjalën për popullin, i robëruar prej jush. Si s’e keni parë, or tradhtar gojëprishur, posa na sollët një qëparthi një porosi nga ana e juaj. Çudia tjetër është, se Ju nuk flisni përçart vetëm kur është fjala për ndonjë gjë që s’ka lidhje me korrupsionin, zhvatjet, krimin politik etj. Ju flisni përçart vetëm kur është fjala për ndonjë gjë që ka lidhje me monomaninë tuaj, flisni aq bukur, sa cilido trutharë e beson se ju jeni njerëz të mençur.

Ca nga ju rrjedhin nga kryetar rrugësh, bandash, odash e kafiterish, grabitës fondesh, shitës farmerkash e roje diskotekash, të cilët koha ju ngriti, ju korruptoj, ju dobsoj dhe do t’ju zhduk si majën e aisbergut, e ca të tjerë që rrjedhin nga një soj i njeriut hajdut e dallaveragji të ulët si Ju dhe i ngritet dalngadalë gjersa u bënë zotërinj të mëdhej dhe u ulën në minderat e zyreve ministore.

Përse i thatë këto fjalë, or Don Kishotët e Servantesit e të Brojës e të Prapashticës? Pyes unë një mëkatar nga Gjakova. E them, se ato goditje e tanishme erdhën më tepër nga frika e sherri që e ndezët djallin e natës, sesa nga fjalët që thashë për Ju, të cilët i nderoj dhe i adhuroj si ndonjë qytetar i këtij pushteti të shenjtë, në mos për vetën time, por për hatrin e hiresisë suaj! Arkitekti i zajednicës akuzon opozitarët dhe demonstruesitë që bënë tubimin tek sheshi. I bie që i akuzuari i madh dhe kryesor të jetë ish kryeministri i djeshëm Hashim Broja, pasi ky ka patur më shumë jetëgjatësi si Kryetar partie, Kryeministër e minister i Dardanis dhe ka dhënë leje pushtimi për pushtuesit apo dyndësit e tij në Parlament, polici, drejtësi dhe në dyqane e troje pa kufi. Duke ia kaluar edhe Putinit rus.

Më duhet të them, në optikën e sotme, se megjithë përfoljet ndaj tyre për korrupsion, krimë të organizuar paska bërë shumë mirë dhe qenka treguar vizionar që lejoi “pushtuesit” ta “pushtojnë” Prishtinën. Dhe pushtimi nuk bëhëj dot me rregullat e ligjet e Jakup Krasniqit e të Kadri Veselit, gjithsesi nga arkitektët e Hashim Thaçit. Të përjashtuarit, atyre që ju ndalohej hyrja parlament apo në vendim marrje për ta ndaluar zajednicën dhe coptimin e teritoreve, më në fund u lejuan të jenë pjesë e saj falë demokracisë dhe levizjes së lire në sheshin e Prishtinës. Ata që derdhën gjakun e djersën galerive në minierat e Trepçës, ata që u plaçkitën në pasuri, ata që prodhonin dritë për gjithë vendin por vetë mbetën në terr, ata që prodhonin vende pune dhe vetë mbetën pa bukë për fëmijët dhe vetë mbetën pa punë e çati mbi kokë. Ju pa mundi ndërtuat pallate dhe makina luksose me djersën e këti mileti?

O Zot! Mëshirë për Hashim Brojën e Mustaf Prapashticën. Mëshirë.

Mos e nisni prapë këtë mesele, or kryeministër, or ministër, për kokën tuaj, sa na keni turbulluar gjakun e na bëtë ujë. Të fala një herë nga Gjakova, po, siç thotë vetë fjala, për çdo mëkat të ri duhet një pëndesë e re. Nuk kishte nevoja për sharje ofendime të reja, se këta shqiptar me të parën zbritën nga populli dhe dolën sheshit aq shpejt, sa nuk na zuri syri më. Diktatura kishte frikë të kishte qytet të madh si Prishtina, Gjakova, Peja e Prizreni... në vend ndaj shpikte përditë dhe derdhte shqiptarët në disaporë që të mos njiheshin e shiheshin me njëri – tjetrin. Demokracia nuk ka frikë nga bashkimi i njerëzve dhe është siguri se bashkimi i njerëzve është garanci që demokracia të mos kthehet në diktaturë.

Më thuani ju pushtues të këtij pushteti, posa hirësia e juaj paska vendosur të mos bashkoheni me popullin me këtë princeshë të madhe, atëherë merret vesh sheshit të Prishtinës që ju nuk e fituat dotë mbretërinë e pushtetit, dhe atëherë o Perëndi mund të bësh e ç’qelepire mund t’ju falësh këtyre zerzopëve pushtetar? Hiresia e juaj o Hashim e Mustafa bashkohuni me popullin tani për tani ta shpëtojmë këtë mbretëreshë Dardane që e kemi këtu sa nuk e kanë shqyer kuçedratë sllave e arabe dhe gjak prishuritë mjekërzinj shqiptar.

Fundi i fundit, Ju dy nuk jeni mbretër të kësaj tokë të përgjakur. Dhe historia nuk ka filluar me ju dhe as nuk mbaron me ju? Keni defekte të medha në të ecur e në të folur, ju mungon pjesa elementare e dashurisë për atdheun…



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora