E shtune, 27.04.2024, 02:50 PM (GMT+1)

Mendime

Luan Kalana: Bekim Fehmiu - aktori legjendar

E enjte, 03.03.2016, 08:03 PM


Luan Kalana

monografi

Bekim Fehmiu - aktori legjendar shqiptar, kosovar

(1996-2010)

prejlud

-Albania,Shqipëria,ky emër i shenjtë dhe i lashtë,po kaperxen kufijt e njohjes,dhe po naltësohet çdo ditë ne arenën

boterore,por edhe më lart në majat a ajsbergut poe ngrenë figurat shqiptare të artit e të kultures,artistet famoze aktorë,

duke filluar me brilantin  e paharuar,Aleksander Mojsiun,ne ne skenat gjermane me rolet e Hamletit ,te Otellos

te tragjedive te Shekspirit dhe sot ne shekujt tane  si Xhon e Xhim Belushin,Liza Dushku,Piro Mani e Pavlina,Timo Flloku,ne Amerike ,

ne argjentine i paharuari Minella Borova,Elida Cangonji ne France,Sotiraq Bratko, Anastas Nika ne Greqi,Aleksander Thoma Rapi ,Petraq Marjani  ne Florida ,Artan Gjozi ne Itali,

e shume te tjere me te rinj neper bote.

-Pa haruar supër artistat aktore shqiptare,te kalibrit boteror,qe ia kalojne edhe atyre Holliwoodiane,

te teatrit dhe te kinematografise shqiptare,nje plejade e paharuar dhe te paperserishshme me rolet-heronj te artit

ne dramat dhe filmat,e Kinostudios "Shqiperia e Re",duke filluar me brezin e Naim Frasherit,Kujtim Spahivogli,

Sulekman Pitarka,Marije Logoreci...,ne gjenerata tjeter me Sander Prosin,Kadri Roshin,Tinka Kurtin,Pandi Raidhin,

Liza Laska,Ndrek Luca,Stavri Shkurtin,Violeta Manushi,e shume te tjere qe nuk mund te krahasohen njeri me i mire se tjetri,

dhe me te talentuarit si Reshat Arbana,Robert Ndrenika,Margarita Xhepa,Demir Hyskaj,Vangjel Heba,Albert Verija,LLazi Serbo,Petrika Riza,Dhimitraq Grabocka

e shume shume te tjere nje liste e gjate pambarim.

-Dinjitoze mbeten ne pjedestal e artit, dhe aktoret e humorit shqiptar

qe me Skender Sallakun,Lec Bushati,Roland Trebicka e deri me te gazmoret Mirush Kabashi,

artistat  e Estrades te Shtetit,humoristet vlonjate,durresaket,te fierit,shkodrane,te korces,nje brez qe na ka shkulur se qeshuri.

-Ne obeliskun e artit shqiptar,qendrojne aktoret e shquar shqiptare kosovare,me ne krye ,te paharuruarin,

yllin e kinematografise holliwoodiane dhe asaj boterore,legjendarin Bekim Behmiu,

per te cilin kam deshire te shkruaj dy fjale lavdie dhekrenarie.Falë pasoinit dhe talentit tim per teatrin e filmin

(qe mbeti deri ne kufijte e aktorit dhe regjizortit amator,pasi jeta mori drejtim tjeter ne profeisonin e nderuar

te Mesuesise),per artiste shqiptare te skenes,te cilet shkelqejne ne kinematografine boterore.

-Per te madhin e te paharuarin,aktorin shqiptar,kosovar, Bekim Fehmiu,është folur dhe shkruar shume pak,si nga mediat artistike

ashtu dhe nga qeverite shtetrore ne Tirane e ne Kosove,per te mos thene qe eshte mbajtur ne erresire,

per pasoje te sistemeve dhe politkave armiqesore me Serbine fqinje,ne epoken ku jetoi dhe akrtroi Bekim Fehmiu,

kurai na i ka lene te gjalla thesaret kulturore,rolet e shumta ne teater e ne filmat,

ku flet me ne si nje udhetar bashkekohor.

Me kete rast dua te pergezoj publiçistin Fahri Mysliu,per librin monografik per Bekim Fehmiun "Odiseja i Kosoves".

-Bekim Fehmiun,e njoha edhe me shume tani,si shkrimtar i afirmuar, me librin autobiografik te femijerise,

per nga fabula,e per nga forma e permbajtja eshte nje veper letrare e persosur dhe unikale,

*                           *                        *

I-Romani "E SHKELQYESHME DHE E TMERRSHME".shkruar nga Bekim Fehmiu

-Kam lexuar romane e libra autobiografike nga letersia botorerore dhe jona shqiptare,si "Kronikë në gur",

te Isamil Kadarese,qe mund te them eshte kryevepra e romancierit tone ,prag nobelist,

por romani "E SHKELQYESHME DHE E TMERSHME"i shkruar nga dora e aktorit gjeni,

te lindur me pëlhure  siç pohon ëma e tij apo me këmishë siç citojme ne,

eshte origjinal dhei kapercen kufijte letrarë.

-Ai eshte nje liber kujtimesh famljare,feminore dhe adoleshent ne deri ne moshen 19 vjeç,

qe nga lindja e tij me 1936 deri ne 1958,kur u pranua student ne shkolen e aktrimit.Brenda tij ka nje mendim

te thelle filozofik,kundershtije dhe trishtuese,pasqyre e kohes te Luftes se Dyte Boterore,

dhe pasojat tragjike,dhe veçaerisht te populli e te kombit tone,te meshiruara me dhimbje te peshura ne familjet tona

dhe ne jeten e femijerise te asaj periudhe.

-Romani eshte historik,per ngjarjet dhe kendveshtrimet qe shkruan,nje ditar kronologjik ne vite te familjes

e te femijerise te tij te pandare ne nje lidhje te bendshme organike,nepremjet refimit ne veten e pare,ai ben dhe pershkruan si njekrijes i rrlale,

bografin e familjes,te gjyshit,te nenes dhe te babait,qe nuk i ndan ne asnje momnet te jetes se tij e ne faqet e romanit.

Talenti e lindur dhe pasionin  per artin, kulturen ,shkencen  perletrsine,ai e pasqyron deri ne

detaje historike dhe biografike,duke e bere keshtu qe libri te jete nje enciklopedi me vete,per vlerat qe mbart

dhe vetetesinë kohore qe shkruan.

Bekim Fehmiu e deshte Shqiperine,kete e deshmon dhe vizita e ij ne Shqiperi ne vitin 1972 dhe deshirat e tij per rolet historike shqiptare.

*         *          *

Esse

-Bekim Fehmiu romanin "E SHKELQYSHME  DHE E  TMERRSHME' ia kushton :"Nënës sime,Hedije Xërxa-Fehmiut ,DIJES."

Libri hap siparin  e tij,per lexuesit me dritaren e hyrjes,me nje tabllo prozaike e konçize të shkruar ,

pa hyre në thellesitë e subjektit,me mjeshtëri letrare ,nga nje penë e sprovuar,redaktori Bardh Rugova,maj 2011,

me ke rast dua ta pergezoj,per finesen e korektimi letrao-artistik,ne nje shkalle te larte cilesore.

Ai na jep çelsat  te hapim portat e keshtjelles "magjike"vetem me nje veshtrim panoramik,te odave kosovare,

te mbushur me prijes ,princesha ,e vocerake qe portretizohen dhe kuvendojne nepemjet rëfimit

autentik dhe mjeshteror  te autorit,nepermjet tre ese-ve letare:

-"Mos e ngacmo këlyshin e vogël,spse ai do rrtite luani i sertë",thenije e perseriturnga filmi "Mongoli".

-"Një kufi i turbullt mes letrares dhe joletares.Autonomia e refimit."

-"Kamera vigjelente-kthime te tashmen." dhe

-"Fjalë gati te harruara per pamje autentike." qe perbejne prologin e librit duke e mbyllur  me epitafin,

qe eshte dhe titulli i librit:

-"I rendesishem eshte vetë rëfimi.Dhe refimi eshte i shkelqyeshem.Dhe i tmershëm."

-Duke shkruar ne faqet e bardha ,me boje gjaku shqiptari,thenijen simbol dhe ideal te Karlo Goldonit "DALMATJA":

"Në token e lire kam lindur,kete se mohoj,ne damare me rjedh gjaku arberor,i njohur ne bote si gjaku itrimave me nam,

i trashegimtareve te lavdise se amshueshme.qe jetene japin per besen dhe nuk e shkelin,

qe nderin e fisit e duan mbi te gjtha"

Romani starton faqet e tij me vitin 1936,kur kalindur Bekim Fehmiu,me nje pejsazh kalendarik ,

te ngjarjeve me kyesore te vitit,ja cfare thekson ai si parentese per refimet,me kujtime, mbresa,perfytirimet,

pershkrime e dialoge te gjalla si tabllo filmike para kamerave.

-Viti 1936.

-Në Britanine e Madhe,ne fron vjen i biri i Gjorgit V, Eduardi i VIII(1894-1975).

Hitleri,pas Paktit te Lakornos,fillon remilitarizimine Rajnes.

Maj.Arrijne trupat italiane deri ne Adis-Abebë.Musoline shpall perandorine.Viktor Emanuli III,

merr tiullin e perandorit te Etiopise...E te tjera.

Nentor.Ruzvelti ,zgjidhet kryetar i SHBA,per periudhen 1937-40.

Ne BRSSfillojne spastrimet e Stalinit,me proces te montuara.deportime e te tjera......

Vdes Luigji Parndelo,lindur më 1867..

Ne Moske vdes Maksim Gorki,lindur me 1868.

Shkrimtarja amerikane  Margaret Miçel,boton romanin e vetem "Iku me eren"

Carli Caplini me filmin "Kohe moderne"

BBC fillon emisionet  e regullta televizive e tetjera le ti mesojne lexuesit ...dhe e mbyl kete vit me:

-Nëna me ka lindur me pelhurë(këmishe,me krahë)diten e hënë,pasdite,ne oren 6.30,me 1 qershor 1936 ne Sarajeve,

Nova Mëhalla,(mehalla e re)6.

-Pas tabllove enciklopedike te vitit fillojne skicat e refimeve,si:

-Mbreteria e Jugosllavise-Sarajevë..Kujtimi i pare -perjetimi i parë.Faqet e romanit do te ndjekin kronologjine e viteve,

si viti 1939,Shqiperi- Shkoder ku vendoset e jeton per disa vite familja e Bekim Fehmiut

Kujtime jane ineteresante dhe te paimagjinushme,per fmijerine ne qytetin e bukur te Shkodres.

Ketu ka disa skica fanatastike dhe te paperseritshme qe nga tiujt mistike si "Akrepi i zi ne kavanozin e verdhë/

Bukuroshja-dashuria e pare dhe patat e egra /Hala ne fyt/Pickimi i mushkonjes/Kercellima epikave te shiut/.

Tjeter vit i madh ne femijerine e Bekim Fehmiut qe do te lere mbresa te pashlyeshme eshte viti 1941 me ngjarje tronditese historike-letraro,

si kasapana e Luftes se Dyte Boterore.Odiseja e familjes serish ne vendlindje,Kosovë-Prizeren..me kujtime te shumta simbolike si:

"Dita e pare e shkolles./Shtepia e pare ne Prizren/Familja ime/Vjeshta e pare/.

Dhe romani lexohet me nje fryme,sa terheqes episoBik aq dhe jetesor, ndjesor dhe analitiko psikologjik,

me nje refim perrallor qe te le goje hapur,deri ne vitin 1955,kur bekim ka mbushur te nëntembedhjetat,

mbarimin e vitve te adoleshences,deri ne pranimin student ne shkollen e aktrimit,Beograd-Prishtine,15 Prill 1985.

Rëfimi veç pershkrimit,gjate dialogimit ka thenije dhe fraza qe sot jane ese te gjalla burimore,

nga nje artist shkrimtar,nje pene letare unikale profesionale me mendesi filozofike.Ja disa ese per Artin:

-"Arti eshte rezymeja e jetes.Arti deperton tek ne,me fuqine etokes tone,...Arti na flet per Njeriun

dhe nepermejet tij per gjithesine.Arti e mbikaperxen momentin,ai zgjeron hapesiren e vazhdimiesise te njeriut.

Arti eshte thirje per bashkesine frymore te njersve...Artiste jemi vetë Ne."...fq.295.

Librin e plotesojne imazhin e kujtimeve ,fotot rreth tridhjete,te atrye viteve,nje album autobiografik i familjes

dhe i femijerise te Bekimit,me shoket e lagjes ,te shkolles qe jane me se vertetesore,deshmi e gjalle e refimit

njerezor.

Ne mbyllje te librit ,si sinteze e refimit,eshte shkruar BIOGRAFIA,nga biri,Uliks Fehmiu 2001.

-Se fundi,pasi le ta leme lexuesin te gjykoje e te  thote fjalen e vet ,per romanin,

refimin dhe vlerat reale artistiko-letrare,desha ti them nje Super Bravo,te paharuarit,Bekim Fehmiut,

(e di qe s'me degjon)se je, jo vetem nje gjeni i madh,artist i madh i kinematografise boterore,

por je do te mbetesh dhe nje penë famoze dhe e paperseritshme,ne sfondin e leterisese tone kombetare,

me romanin tend te zemrës ..dhe tonin artshkrues "E SHKELQYESHME  DHE E  TMERRSHME"

*                    *                 *

komente dhe vlersime

-Bekim Fehmiu ishte një shqiptar patriot, që nuk u akomodua kurrë as në shoqërinë shqiptare,

as në atë kosovare e as në atë serbe. Si patriot shqiptar, bir i familjes patriotike shqiptare,

ai u përpoq të ishte një aktor shqiptar, të luante rolin e Skënderbeut, por kjo iu besua një aktori rus.

Ai u përpoq të bëhej një aktor kosovar, të luante Hamletin në Prishtinë, por skena e Teatrit Krahinor të Kosovës

u tregua e vockël për të Bekim Fehmiu mbeti aktor i madh serb, aktori më i madh serb i të gjitha kohërave

dhe një aktor i shquar botëror, i vetmi aktor nga bota komuniste, që shpërtheu perden e hekurt dhe bëri famë në Perëndim.

Bekimi ishte një argument i gjallë se sa të papajtueshme mes vetes ishin shoqëria serbe e ajo kosovare

dhe se larg botës ishin që të dyja.

Një gjen shqiptar dhe një shkollë serbe prodhuan një aktor botëror. Dhe Bekimi me amanetin e tij

iu kthye i vdekur të gjithëve: Ceremonia mortore dhe kremtimi - Serbisë,

pluhuri i eshtrave të tij Lumbardhit të Prizrenit (Kosovës e Shqipërisë), ndërsa filmat e tij ia la gjithë botës.

Bekim Fehmiu nuk u akomodua në shoqërinë kosovare, sepse ai ishte produkt i klasit të parë

të shkollës serbe dhe shoqërisë serbe. Bekimi nuk u akomodua në shoqërinë serbe, sepse ajo në realitet

nuk e gëlltiste dot faktin që një shqiptar ishte më i miri ndër ta. Prandaj Bekimi jetoi shndritshëm dhe tmerrshëm.

(marre nga Panoram 2010)

-"Bekim Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë,

ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë

shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës

së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike,

por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.

U martua me aktoren Branka Petriç dhe kishte dy djem.

Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për Shqiperine.

Në të gjithë hapësirën ballkanike është gati në përmasat e një miti.

-“Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodh as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten.

Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri- tjetri,

por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen”,-shprehej vete Bekim Fehmiu.(marre nga SheKulli 2012)

-"Bekim Fehmiu, aktori që thyen kufij edhe pas vdekjes

- Ai ishte i pari nga komuniteti i artistëve në Jugosllavinë e asaj kohe

që nisi të bashkojë Lindjen me Perëndimin. “Apo siç kanë thënë, i pari që çave Perden e Hekurt”, ua ka kujtuar të pranishmëve aktorja Branka Petriq,

e veja e aktorit të madh Bekim Fehmiu"(marre nga KOHA tetor 2015 )....

-"Bekim Fehmiu -Tekste, foto të rralla, vlerësime të hapësirës shqiptare, ballkanike dhe botërore

për figurën e aktorit Bekim Fehmiu, të cilat gazetari Fahri Musliu i ka përmbledhur në monografinë studimore

II- Bekim Fehmiu -Odiseja I Kosove

“Bekim Fehmiu -Odiseu i Kosovës”,Liber monografik per Bekim Fehmiun

Ky libër sjell të botuara për lexuesin tekste, metatekste, foto të rralla, vlerësime të hapësirës shqiptare, ballkanike dhe botërore për figurën e aktorit Bekim Fehmiu. Nën këtë titull vijnë konsiderata me vlerë të kineastëve, aktorëve, regjisorëve, akademikëve, gazetarëve,

kritikëve nga mbarë bota e artit dhe e kulturës. Autori Fahri Musliu me “përvujtninë” e tij prej studiuesi, na shfaqet si një prej hulumtuesve më të shquar të jetës dhe veprës së Bekim Fehmiut. Nga kjo vepër studimore mund të citojmë disa rreshta që bëjnë përshtypje nga parathënia e titulluar “Ne i kemi borxh Bekimit”. “Bekimi ka qenë një shqiptar i madh në çdo aspekt, dhe mbi të gjitha njeri dhe intelektual i madh. Dhe atdhedashurinë e tij e ka dëshmuar me rezultate konkrete duke e shkruar emrin e shqiptarit me shkronja të arta në majat e kinematografisë botërore. Bekimi si aktor nuk i ka takuar askujt, por miliona adhuruesve, ai i takon tërë botës siç u takojnë edhe të gjithë artistët e tjerë…”. Kjo qasje e sinqertë ndaj figurës së Bekim Fehmiut është një nga më tërheqëset në mbarë historinë e monografive biografike shqiptare. Dëshira për të komunikuar me një lexues sa më të gjerë e bën veprën studimore të Fahri Musliut një shembull domethënës për kërkuesit shkencorë, të rinj apo me përvojë qofshin. Bekim Fehmiu do të mbahet mend gjatë për role të larmishme në filma si: “Mbledhësit e puplave”, “Aventurierët”, “Dezertori”, “Java e zezë”, “E dashura ime Libera”, “Salon Kiti”, “Leja për vrasje”, “Xhinxhis Kan”, “Protesta”, “Edukata speciale” etj., por pa harruar shkëlqimin në rolin e Uliksit tek seriali i famshëm “Odiseja”.Përmes këtij libri na rrëfehet se Bekim Fehmiu ia doli si star kinemaje të fitonte dashurinë e miliona spektatorëve, të cilët sigurisht panë te personazhi i tij diçka që kishte kuptim për të gjithë, diçka që shkon përtej caqeve të tërheqjes vetjake ose të artit vetjak. Në raste të tilla gjithmonë ndodh që të ndërmenden ngjarje të ngjashme me këtë veprimtari promovuese. Seç na u kujtua një promovim libri i pak kohëve më parë i shkrimtarit të njohur bashkëkohor triestin Claudio Magris në Universitetin e Shkodrës, i cili duke prezantuar veprën e tij “Danubi” do të shprehej: “Besoj që për të treguar sesi kanë lindur disa prej librave të mi, është thelbësore të nisesh nga përvoja që unë kam me kufirin. Tek “Danubi” kam bërë atë që kam mundur. Jeta është realisht një udhëtim dhe “Danubi”, bëhet romani i një personazhi në të cilin gjej vetveten, jo vetëm duke u zhytur në botën e brendshme, por edhe duke dalë jashtë saj për të gjetur botën që na rrethon”. Do të shtoja se pyetja e madhe që shtrohet është nëse individi mund ta përshkojë jetën e tij duke u rritur pozitivisht, si dhe duke ruajtur vetveten. Në këtë mënyrë udhëtimi na shërben për t’u kthyer në shtëpi duke konfirmuar personalitetin tonë. Motivi i udhëtimit në veprat më domethënëse të letërsisë botërore do t’ju ndërmendë pa dyshim edhe Odisenë e Homerit. Natyrshëm për ne Odiseja i letërsisë është përjetësuar në celuloid nga Bekimi ynë, i cili me jetën e tij dëshmoi se është një thyes i madh i kufijve.

“Karriera e Bekim Fehmiut,- shkruan Marko Kostiq në librin që u prezantua,- ndoshta është përshkrimi i drejtë

i karakterit shqiptar, i atij që kur njëherë arrin rezultatin e dëshiruar, i ofron shkëlqimin reflektues edhe serbëve,

jugosllavëve, romakëve dhe amerikanëve”.

Bekim Fehmiu është i vetmi aktor që në Perëndim ka xhiruar mbi 20 vjet duke thyer “perden e hekurt” thuhet në këtë libër.

Ai e ngriti interpretimin dhe artin e tij mbi politikën, e cila si pjesë e njëmendësisë ballkanase shumë shpesh i ka bërë karshillëk artistëve të sojit të tij. Aktori ishte protagonist i kulturave të hapura, besnik i sferës së lirisë që arti predikon. Sa shumë stonon rrugëtimi i tij real dhe fantastik, me ecejaket tona brenda njëmendësisë ballkanike. Aty ku ndërkombëtarizohen ligësitë dhe prapësitë e një politike të mbrapshtë, natyrisht nuk ka vend për artistin vetmitar. Vetë titujt e artikujve të mbledhur anembanë janë shumë interesantë, por jo më pak të tillë janë edhe nyjëtuesit e këtyre mendimeve, të cilët i përkasin qiejve të artit dhe shmangin me dashje dhe me përçmim fobinë ndaj të huajit. Do ta vlerësoja këtë libër pikërisht edhe për këtë lloj dialogjizmi në diskurs. Ai është në koherencë të plotë me strategjinë jetësore të personazhit-aktor, Bekim Fehmiut, i cili me udhëtimin e tij prej Uliksi në këtë botë, na rrëfeu se arti dhe kultura depërtojnë dhe nuk ka forcë fizike që t’i ndalojë. Një nga artikujt e përfshirë në monografi dhe që përkëdhel vëmendjen “provinciale” shkodrane, është edhe ai i Besi Bekteshit

“Kur Bekimi e vizitoi Shkodrën”. Bëhet fjalë për vitin 1972, ku na dëshmohet një shënim i Bekim Fehmiut në fletët e muzeut të atëhershëm: “Jam i lumtur që mbas 30 vjetëve gjendem në Shkodër, në qytetin ku kam kaluar vitet e para të fëmijërisë sime, rrënjët kishin qenë të thella dhe të pashpërngulta”.

Studimi voluminoz dhe shterues i autori Fahri Musliu për kontributin e vyer të Bekim Fehmiut në kinematografinë botërore i ka pa dyshim refleksionet edhe për kulturën shqiptare. Vepra e tij përbën një nga shtyllat e burimeve bibliografike për këtë aktor të famshëm. Do ta përfundoja këtë shkrim me hyrjen e kësaj monografie, si dhe duke ftuar lexuesin që ta prekë me sy këtë libër. “Odiseu iu kthye Itakës. Bekimi u nis nga Prizreni në vitin 1956, në ujërat e panjohura e arriti kulmin në profesion dhe u bë njëri nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave, me përmasa botërore…E luajti aktin e fundit të dramës që quhet jetë, por prapa perdes, pa publik: skenarist, regjisor dhe aktor kryesor i së cilës ishte ai vetë. Dhe sërish u kthye në Prizren, në urën me hirin e trupit të tij që, sipas dëshirës së tij,

të hidhej në lumin Bistricë, përmes tij do të derdhej në Drin e Bunë dhe do të arrijë në Detin Adriatik,

në Jon e Egje për të vazhduar më tej nëpër Mesdhe, Oqeanin Atlantik e ujërat e tjerë të botës.

Nuk ishte i askujt ekskluzivisht, ka qenë i vetvetes dhe i secilit…Odiseu iu kthye Itakës: Ujit,

Dheut dhe Qiellit të Prizrenit të cilin e ka dashur aq shumë… Ishte kjo estetika e jetës dhe e vdekjes

së aktorit të madh…Mbeti heshtja me të cilën Bekimi ka jetuar gjatë 20 vjetëve të fundit.

Dhe kujtimi i amshueshëm”. Kjo monografi e konceptuar dhe e shkruar me kaq finesë i jep një garanci

më shumë ndriçimit dhe përjetësimit të këtij ylli të kinemasë, ndaj për Fahri Musliun duhet një falënderim i madh

për këtë dhuratë që na solli."

(Gëzim Puka, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi)...

-"Bekim Fehmiu në vetën e parë - vështrim gjuhësor i librit "E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme"

shkruan Haki Hysenaj,per Hyrjen e librit

Botimi shqip i librit "E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme" i aktorit me famë botërore, Bekim Fehmiu, vitin që shkroi

në letrat shqipe u shënua si një ngjarje e veçantë kulturore. Ndonëse i gjendur midis komenteve të ndryshme, jo për vlerat artistike e gjuhësore, libri "E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme" megjithatë krijoi raporte shumë të shpejta komunikimi me audiencën. Kureshtja për rrëmin autentik të shkruar të një aktori shqiptar, i cili gjithë krijimtarinë e vet e realizoi deri në përmasat e botërores në një vend jo shumë të këndshëm për shqiptarët, mbase qe motivi kryesor për këtë interesim. Mirëpo, kjo nuk është arsyeja e përzgjedhjes së këtij libri për këtë kumtesë. Përzgjedhja, në radhë të parë, ndërlidhet me interesimin tonë për të parë gjuhën e autorit dhe ndërtimin e tekstit, ngase Bekim Fehmiu, pas vdekjes, po i prezantohej publikut shqiptar edhe me një formë të veçantë komunikimi, me të cilin nuk ishim mësuar për të gjallë të tij. Libri "E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme" nuk do mend se anon nga kujtimet e shkruara, por brenda tij nuk mungon gjuha gurative, leksiku relativisht i pasur dhe ndër të veçantat e tjera edhe një fjalës karakteristik "i ligjërimit urban", shpesh i përzier me fjalë e shprehje orientale,

të cilat në diskursin e tij shpesh mbartin ngarkesë të caktuar emocionale.

Bekim Fehmiu ka pohuar me gojen tij nje te vertte njerzore:

"Artisti,aktori eshte   me se human se   mjeku,ai nuk perket politikes dhe sistemeve,dhe mund te luaj cdo rol tokesor dhe jetesor!"

*                *                *

III- Bekim Fehmiu -Jeta e artistit famos  dhe pavdekshem

-Bekim Fehmiu lindi në Sarajevë me 1 qershor 1936 ,pasi familja u shperngul nga Gjakova,Kosovë nga ku ka origjinen

e tij atdhetare dhe intelkruale ,nga nëna Hedija dhe babai Ibrahimi të cilët përveç Bekimit

kishin edhe 7 fëmijë të tjerë(Besa ,Shpresa ,Bashkim,Arsim ,Fatmir,Aferdita dhe Luljeta).

Për shkak të pikëpamjeve dhe veprimtarive politike të babait të tij në vitin 1931 familja e fëmijet ishte detyruar të shpërngulet nga Gjakova në Sarajevë e më pas në vitin 1939, pas pushtimit italian të Shqipërisë, familja e Fehmiut u vendos në Shkodër ku babi i tij bëhet drejtor didaktik i shkollave fillore.Pas prishjes së Mbretërisë së Jugosllavisë në vitin 1941 familja e Femiut u kthye në Kosovë, në Prizeren. Gjenerata e Bekim është gjenerata e parë në historinë e Prizrenit, e cila plotësisht u diplomua në gjuhën shqipe - nga shkolla fillore deri ne diplomim në shkollë të mesme. Pas shkollës së mesme ai u bë një anëtar i Teatrit shqiptar te drames , i vetmi teatër profesional në Prishtinë (dhe Kosova).[2] Në vitin 1956 iu nënshtrua provimit dhe u pranua në akademin teatrale në Beograd ku edhe I përfundoj studimet.Në vitin 1560 u be anëtare i rregullt në një nga teatret më të mira në vend në teatrin jugosllav të dramës .

Më pas u martua me aktoren beogradase Branka Petriç, me të cilën ka dy djem.

Megjithatë, aktori kryesor i dramës kishte një karrier shumë të bujshme ai asnjëherë deri në fund të jetës

nuk ka qenë i pranuar, dhe kjo për arsyen e thjeshtë se ishte shqiptar. Shpërbërja e Jugosllavisë,

lufta e tmerrshme vëllavrasës, shkatërrimin e Vukovarit, bombardimin e Dubrovnikut, një rrethimi të gjatë e Sarajevë,

lufta në Kosovë, bombardimi i Jugosllavisë kanë bërë Bekim Fehmiu te tërheqet,

ai hoqi dorë nga fjala që per aktorin është mjeti më i fuqishëm dhe instrumenti më i bukur

dhe e ktheu ata në heshtje - ". ... Pjesa tjetër është heshtje", në shenjë proteste.

Ai pjesën tjetër të jetës e kaloi i tërhequr me gruan e ti , aktoren e famshme Branka Petriç,

e cilia ishte ende e angazhuar në mënyrë aktive në teatër, dhe me vëllezërit dhe motrat e tij, ndërmjet Prizrenit,

të Prishtinës dhe Beogradit.

Fehmiu u gjet i vdekur më 15 qershor 2010 në banesën e tij në Beograd. Raportet fillestare tregojn se ai kreu vetëvrasje.

Bekim Fehmiu  ishte 74 vjeçar,sipas dëshirës së tij të fundit, hiri i Bekim Fehmiu u shpërnda

në lumin Lumbardh ne vendlindjen e tij ne afersi te Prizrenit në Kosovë. Ai la pas gruan e tij, aktoren Branka Petriç

dhe dy djemtë e tyre.

Bekim Fehmiu ka luajtur në 41 filma midis 1953 dhe 1998. Fehmiu ishte aktori i pare shqiptar i cili ishte aktor teatri

dhe aktor kinemaje që ka aktruar në teatro dhe filma në të gjithë Jugosllavinë, dhe ai ka luajtur në një seri

të tërë te roleve që ndryshuan historinë e Kinemasë së Jugosllavisë dhe ka lënë shenjë në zhvillimet artistike

jashtë vendit. Pushtimi i tij më i madh ishte ne vitin 1967 me filmin ‘ I Even Met Happy Gypsies’,

një portretizim delikate i jetës së Romëve i cili fitoi dy çmime në Kanë dhe ishte nominuar për Oskar.

Ishte i njohur për paraqitjen e tij macho dhe mënyrën e butë, Fehmiu ishte i kërkuar

pastaj nga regjisorët Perëndimor dhe nënshkroi një kontratë meproducentin italian Dino De Laurentis

i cili ishte fitues i qmimint akademik.

Në vitin 1974 Fehmiu u shfaq në filmin Aventurat e Uliksit,

me Irene Papas aktoren grkene rolin e Penelopes(Irene Papas ishte arvanitese,shiqiptare,gjate pushimeve te xhirimeve

te filmit ajo fliste shqip me Bekimin,pohon ai gjate intervistave)

dhe në filmin “ E Diela e Zez “ te John Frankenheimer-së (1977)

ku Bekimi portretizoi një terrorist palestinez, krahas Robert Shaë dhe Marthe Keller.

Bekimi ka luajtur përkrah shumë aktoreve të shquar dhe në gjuhë të ndryshne (ne gjuhën shqipe, serbo-kroatisht,

maqedonisht rome, turke, spanjisht, anglisht, frëngjisht  dhe italisht).Ai ishte i njohur edhe me sharmin

e ti për të cilin shkruajti The New York Times e cila e ka quajtur atë "Zemër thyer i Jugosllavise "

për pushtimet e tij rinor dhe si pëlqyer nga femrat e njohura si Brigitte Bardot dhe Ava Gardner.

*                 *                 *

- Per kureshtjen e studjuesve dhe lexuesit po radhitim nje skedë te titujve te filmave dhe rolet sipas viteve:

-Cuore e la spada, Il (1998) (Film televiziv) si Gormond

Gengis Khan (1992)  P.s.(keto jane marre marre nga arkivat)

Disperatamente Giulia (1989) mini serial televiziv si Armando Zani #2

Bambino di nome Gesù, Un (1987) mini serial televiziv si Joseph

Poslednja prica (1987) (Film televiziv)

Crveni i crni (1985) si Da Giozo

Sarâb (1982) si Vlsdar

Voce, La (1982)

Siroko je lisce (1981)

Vecchi e i giovani, I (1979) mini serial televiziv si Aurelio Costa

Partizanska eskadrila (1979) si Majori Dragan

Stici pre svitanja (1978) si Esad Ljumi

Specijalno vaspitanje (1977) si Trajnuesi Zarko Munizaba

Black Sunday (1977) si Mohammad Fasil

Disposta a tutto (1977)

Salon Kitty (1976) si Hans Reiter

Permission to Kill (1975) si Alexander Diakim

Pavle Pavlovic (1975)

Kosava (1974) si Adam Milovanovic

Deps (1974) si Deps

Gioco della verità, Il (1974)

Cagliostro (1974) si Count Alexander Cagliostro/Giuseppe Balsamo

Testimone deve tacere, Il (1974) si Giorgio Sironi

Ultima neve di primavera, L' (1973) si Roberto

Libera, amore mio... (1973) si Sandro Poggi

Paljenje rajhstaga (1972) (Film televiziv)

The Deserter (1971) si Kapiteni Victor Kaleb

Klopka za generala (1971) si Doktor

The Adventurers (1970) si Dax Xenos

"Odissea, L'" (1968) mini serial televiziv si Ulysses/Odysseus

Prljave ruke (1968) (Film televiziv)

Uzrok smrti ne pominjati (1968) si Mihajlo

Skupljaci perja (1967) si Bora

Protest (1967) si Ivo Bajsic

Tople godine (1966)

Vreme ljubavi (1966) si Milija

Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966)

Roj (1966) si Halil Beu

Devojka (1965)

Klakson (1965)

Ko puca otvorice mu se (1965)

Neprijatelj (1965)

Pod isto nebo (1964)

Sasa (1962) si Maric

Opstinsko dete (1953) si Shitës gazetash..e te tjere rreth 50 filma artistike e dokumentare.

*              *                *

-Me poshte po japim te plote biografine e Bekim Behmiut shkruar nga djali i tij,qe botohet ne mbyllje te librit.

Biografia e Bekm Fehmiu,shkruar nga djali I tij Uliks Fehmiu

Për të folur për të atin tim, Bekim Fehmiun, më duhet së pari të flas pak për gjyshin tim Ibrahimin. I lindur në vitin 1982, në Gjakovë, në një familje tregtarësh dhe intelektualësh, ka përfunduar shkollën për mësues dhe medresenë në Shkup. Biografia e gjyshit tim më shkurt mund të rrëfehet në shembujt e emrave të fëmijëve të tij të cilët i kishte emëruar personalisht, duke u munduar që këta emra të jenë shqiptar (në vend të emrave turqisht dhe arabisht, që ishin të zakonshëm), emra që në mënyrë simbolike flasin për idealet të cilat i kishte ndjekur.

E bija më e vjetër, Besa – fjalë e nderuar, betim dhe një lloj shenje mbrojtëse te shqiptarët; Shpresa – shpresa për ditë më të mira për popullin shqiptar; Bashkim – i biri i parë – bashkimi i popullit shqiptar; Arsim – edukimi i popullit; Fatmir – fati i mirë për popullin; im atë Bekim – bekim për popullin; Afërdita – mëngjesi është afër popullit shqiptar; Luljeta – lulja e jetës.

Me libër dhe me pushkë në dorë, ka qenë dora e djathtë e Bajram Currit, udhëheqësit të kryengritjes se shqiptarëve kundër turkut, në vitin 1912. Si njeri ndër mësuesit e parë shqiptar, i dedikohet edukimit të popullit dhe hapjes se shkollave si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Për këtë pushteti serbo – malazez e dënon me vdekje. Në kohën e Mbretërisë se Jugosllavisë, e ndjekin si mbështetës i Bajram Currit dhe i Fan Stilian Nolit. Gjyshin e ndjek edhe kryetari i Shqipërisë Ahmet Zogu, kërkon peng për kokën e tij mija dukat. Në vitin 1929, është arrestuar dhe izoluar në Valevë. Për këtë kohë, familja e tij jeton në Gjakovë, për t’u depërtuar të gjithë së bashku në Sarajevë, në vitin 1931, ku përveç tre fëmijëve të lindur, vijnë në jetë djemtë Arsimi, Fatmiri dhe, në vitin 1936, i ati im Bekimi.

Në vitin 1939, pas okupimit të Shqipërisë nga italianet, kalojnë në Shkodër ku gjyshi bëhet drejtor didaktik i shkollave fillore, ku edhe i lind e bija Afërdita. Pas rënies se Mbretërisë se Jugosllavisë në vitin 1941 familja kthehet në Kosovë, në Prizren, ku ai vazhdon punën edukative dhe patriotike. E arrestojnë edhe gjermanët. As në kohën e re të Jugosllavisë Socialiste nuk ndalet rrethi i golgotës ndaj familjes Fehmiu. Gjyshin e arrestojnë dhe pas një procesi të montuar dënohet. Pas lirimit nga burgu vdes shpejt në vitin 1951.

Gjyshja ime Hedija, e lindur në Gjakovë në vitin 1908, ka ndjekur rrugën e gjyshit dhe të gjitha problemet. I ati im mendon se nuk ka gjetur mjaft fjalë adekuate për të përshkruar e gjithë atë që ka duruar dhe ka bërë nëna e tij. Gjenerata e babait tim Bekimit është gjenerata e parë në historinë e Prizrenit e cila tërë shkollimin e ka kryer në gjuhën shqipet – nga shkolla fillore deri te gjimnazi. Pas gjimnazit babai bëhet anëtar i dramës shqipe në teatrin kombëtar rajonal – teatri i vetëm profesional në Prishtinë (përkatësisht në Kosovë). Akademinë e teatrit në Beograd e regjistron në vitin 1956, në klasën e profesorit dhe drejtorit të njohur Mate Milosevic. Kalon provimin dhe pranohet me kushtin që të mësojë gjuhën serbo-kroate. Teatri i Prishtinës i ndan bursë, por mallkimi të cilin e kanë shënuar “zotërat” politik në familjen Fehmiu e ka kapluar edhe babanë tim. Pas dy muajve ia ndërpresin bursën. Fal rektorit të Akademisë Dusan Matic fiton shkollimin deri në fund të studimeve.

Shpejt e mëson gjuhën serbo-kroate, që në vitin 1960 të bëhet anëtari i rregullt i teatrit më të mirë – i teatrit të dramës jugosllave. Edhe në ditët e sotme profesorët në akademinë e teatrit (Fakulteti i arteve dramatike) e përmendin babanë tim si shembull i talentit të jashtëzakonshëm dhe pas gjithash student i çmuar, dhe unë si student i po të njëjtit fakultet i kam dëgjuar këto. Deri në vitin 1967, kur jep dorëheqje në teatrin e dramës jugosllave për shkak të trajtimit të keq, bëhet artist i lirë, ka luajtur më shumë se 40 episode, role dytësore dhe disa kryesore, duke përfshirë edhe rolet në Atelje 212. Dy herë ka qenë asistent i regjisë te profesori Milosevic në Rikardin III dhe Otkri?uDobrice ?osi?a. Xhiron edhe filmat Roj,Put,Tople godine,Protest,Deps,Pavle Pavlovi?etj.

Pas suksesit të madh të filmit Skuplja?i perja me regji të Aleksander Petrovicit, ku luan rolin kryesor – Beli Bor (filmi është lauruar me dy çmime në festivalin e filmit Cannes në vitin 1967 dhe është nominuar për Oskar në vitin 1968.), fillon karriera e tij ndërkombëtare dhe bëhet ylli i parë botëror nga ky rajon dhe nënshkruan shumëvjeçare me producentin italian Dino de Laurentis. Bëhët krenaria e ish Jugosllavisë. Kryesisht xhiron në Evropë, SHBA, Amerikën Jugore, Afrikë dhe Azi. Ka luajtur në gjuhën shqipe, serbo-kroatisht, maqedonisht, rome, turqisht, spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe në gjuhën italiane.

Edhe sot shikohen filmat e njohur dhe serialet televizive në të cilat ka luajtur, siç janë Odiseja e Homerit me Irena Papas, Avanturistët me Candice Bergen dhe Olivia de Havilland, ku ka luajtur rolin kryesor – pleibojin Porfirija Rubiros, Dezerter me John Huston, me Richard Crenn, Chuck Connorsom; Licenca për të vrarë me Avom Gardner, Dirko Bogard, Timothyje Dalton…, Java e zezë e John Frankenheimera me Martheo Keller,Libera, dashuria ime me Claudio Cardinale, Salon Kitty me Ingrid Thulin, Helmut Berger…dhe shumë tjerë.

Për të fituar rolin kryesor në produksionin e filmit multibuxhetor të Paramountoves Avanturistët (The Adventurers, 1969), me regji të Leëis Gilbert i është dashur të mësoj gjuhën angleze për 10 javë. Rolin e ka fituar në vitin 1968, kur kam lindur unë. Në nder të babait tim është organizuar pritje e madhe në hotelin Pierre në New York ku është ai, në shoqërinë e yjeve tjerë të filmit Avanturistët (Me Olivia de Havilland, Candice Bergen, Anna Moffo, Ernest Borgine, Ferndando Reyom, Rossano Brazzije, Charles Aznavouro…), me ftesa të veçanta të zgjedhura është prezantuar si ylli i ri i filmit. Në këtë rast babai im ka mbajtur të stilizuar kostumin kombëtar shqiptar.

Ka xhiruar më shumë se pesëdhjetë filma në shumicën e tyre ka luajtur rolet kryesore. Në shenj proteste për shkak të propagandës antishqiptare dhe përhapjen e urrejtjes ndaj popullit shqiptar, babai im në vitin 1987 demonstrativisht lëshon shfaqjen në Beograd Madam Kollontaj(Agnete Pleijel) ku demonstron rolin e Leninit dhe Stalinit dhe përshëndetët publikisht me aktivitetet artistike në ish Jugosllavi.

Roli i fundit të cilin e ka luajtur për televizionin italian ka qenë Josipi i shenjt në filmin Djali me emrin Isus (Un bambino di nome Gesù, 1987.) me regji të Franc Rossi, i cili është shfaqur edhe në televizionin amerikan. Skenaristi dhe producenti Francesco Saardamagli ka thënë : “Bekim Fehmiu është i vetmi aktor internacional nga vendet komuniste lindore i cili ka xhiruar në perëndim, përreth 20 vite, duke gdhendur perden e hekurt, deri te shfaqja e Gorbaçovit dhe rënia e murit të Berlinit.”

Filmi i fundit të cilin e ka xhiruar është Gjingis Kan(Gengis Khan, 1992.) me regji të Kena Annakin në të cilin ka luajtur edhe Charlton Heston.

Pas Aleksandër Moisiut, aktorit nga gjysma e parë e shekullit XX, babai im aktori i parë internacional shqiptar në gjysmën e dytë të shek XX.

Shpërbërja e Jugosllavisë, luftë e tmerrshme vëllavrasëse, shkatërrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi disavjeçar i Sarajevës, lufta në Kosovë, bombardimi i Republikës Federale të Jugosllavisë kanë bërë më shumë që babai im të tërhiqet. Është tërhequr nga skena, çka për aktorin është agjenti më i fuqishëm dhe më i bukur. Është tërhequr në heshtje – në protestë, Hamleti kishte thënë “…ka mbetur heshtja”.

-Bekim Fehmiu,eshte yni,shqiptar,kosovar, nuk eshte serb ,-kumbon zerii  Nenes

.Ta duam, ta njohim,ta nderojme dhe ta vlersojme,Odiseun Shqiptarj aktorin boteror Bekim Femiu, krenaria e kombit tone.

Mblodhi dhe shkroi

Luan Kalana ,SHBA

shkurt 2016



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora