E diele, 28.04.2024, 03:32 PM (GMT+1)

Mendime

Gëzim Llojdia: Kur Cabanes shkon në Amantia

E marte, 01.03.2016, 08:48 PM


KUR CABANES  SHKON NË AMANTIA

NGA GËZIM LLOJDIA

Prof. francez Pierre Cabanes, një studiues i njohur  kishte një njohje të shkëlqyer për qytetin antik. Cabani shkonte atje dy herë në vit. Me vete profesori francez merrte edhe një grup studiuesish francez. Portieri i parkut më tregoi këtë rast. Një profesor francez shkonte përherë në Amantia . Përshkrimi ishte ky ishte tipi i huaj pa flok në ballin e përparmë të thinjura nga pas. Mosha duhet të jetë e madhe mbi 75. Kur erdhi Cabanes  dhe grupi i vizitorëve francez,ishim në lagjen Kala,ose si njihet ndryshe nga vendasit,pra në akropolin e qytetit.Ky është vendi ku ende nuk janë kryer gërmime.

Lagjja kala ka gjithsejtë 5 banesa. Ndërtimi i tyre mund të konsiderohet rreth viteve ‘60. Fshati i sotëm Plocë me emërtim plloça,disa botime të huaja e cilësojnë Plojca ka ekzistuar në rrënojat e qytetit të vjetër. Brenda murit rrethues lagja Kala dhe jashtë murrit rrethues. Rreth 1.2 km nga stadiumi. Pas viteve’ 70 pushteti i  asokohe morri një vendim. Fshati i ri të ndërtohej në bregun e përtejmë. Shpërngulja e fshatit u krye në mënyrë graduale .Vetëm nga lagjja kala nuk u shpërngulën 5 familje. Grupi i studiuesve francez kishte në përbërje një moshë të madhe. Atë e udhëhiqte Pierre Cabanes. E mirëpritëm dhe u ulëm në lagjen kala. I dhamë botimet tona. Emri i parë që përmendi ishte Skënder Anamali.

-Pra ai jeni referuar Skënder Anamalit? Pyeti ai.

-Sigurisht një botim të plotë të studimit të tij të kryer në Amantia dhe studimit të A.Meksit për bazilikën paleokristiane shek V-VI i kemi botuar në një përmbledhje të institucionit .Cabanes bënte më pak pyetje dhe kishte njohuri mjaftë të mëdha rreth kryeqendrës ilire. Arkeologu S.Animali në studimin e tij:” Amantia”.Në gjysmën e parë të këtij shekulli u ngritën murre,që rrethonin majën e akropolit. Rreth tij dhe në tarraca ,në kodrinë u shtri qyteti ilir. Ka të dhëna që flasin se qyteti ilir pësoi një bum me ndërtime ,të veçantë të cilat i përshtaten zonës kodrinore ku shtriu gjymtyrët qyteti antik. Godinat me karakter publik u ndërtuan në tarraca u rrethuan me murre. Qyteti kodrinor i Amantias përbënte një pamje të veçantë, por dhe krejt të ndryshme nga qytetet ilire dhe ndryshimi vihej re tek ndërtimet në sheshe tarracash të këtij qyteti antik tërësisht kodrinor. Ai u jepte shpjegime studiuesve francez, që kishin pothuajse një moshë diku më pak dhe më shumë .

I dhurova botimin:”Amantia,qytet i Ilirisë jugore”.Mirëpo Cabanes ishte i paepur. I palodhur në shpjegime .Ndonëse në  moshe të  madhe ai kishte udhëtuar në  këmbë nga Bregu i Kovaçit,ku gjendet stadiumi deri në lagjen kala. Mirëpo Cabanes  duke u prirë vizitorëve  vetë i udhëhoqi drejt shtegut që zbret për në lëmin e Pecit ku gjenden dy objekte të rëndësishme të qytetit ilir. Janë dy objekte kulti të ngrehura qysh nga paganizmi deri në besimin e integruar. Një tempull dhe një kishë. Ka të dhëna që sjellin faktin se në fund të antikitetit,Amantia përmendet si qendër peshkopate .Gjurmë kultesh gjenden në këtë qytet. Nga muret e akropolit distanca është 400 m. Tempulli shquhet qartazi, gurët janë të ndërtuar dhe planimetria është në sipërfaqe .Blloqe guri të gdhendur paralelepiped me përmbajtje gëlqerore. Arkeologët e tjerë në vitin 1950 në këtë shesh është bërë një lloj sondazhi për të gjetur llojin e godinave. Rezultati ishte se ndërtesë ishte tempulli. Në të vërtetët edhe sot e kësaj dite në vendin e quajtur Lëmi Pecit gjendet tempulli  i Afroditës. Themelet e tempullit shquhen qartazi. Ai ishte i orientuar jugperëndim në verilindje. Ka formë katërkëndëshe. Themelet që sot janë tepër të ruajtura mirë kanë gjatësi 12.15 m,me gjerësi 6.75 m. Blloqet ,që e formojnë atë kanë këto përmasa 1.20 me 1m të gjerë .Sipas konkluzioneve të para, që nxorën arkeologët nga shenjat që shquheshin në tokë dukeshin se tempulli ka qenë  i rrethuar me shtylla,por gjurmë të tjera muresh duken edhe brenda tij. Pranë tempullit  gjendet edhe një kishë .Ajo ka këto përmasa 14m e gjatë, 11.5m e gjerë .Orientimi i saj është lindje perëndim.

Cabanes dhe vizitoret ngjitën sërish  kodrinën e lagjes kala për të udhëtuar më pas drejt jugut. Nuk di ta shpjegoj arsyen se përse Cabanes nuk qëndronte në Orik,ose ndoshta nga fakti se ishte zonë ushtarake dhe atëherë në fillim të viteve 2007 ,objektet gjendeshin tërësisht nën një grumbull ferrash. Më thanë se Cabanes edhe sivjet ishte në qytetin ilir.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora