E shtune, 27.04.2024, 05:43 PM (GMT+1)

Mendime

Bardh Nëngurra: Shqiptarët janë mendjelehtë

E merkure, 02.03.2016, 09:05 PM


SHQIPTARËT JAN POPULL MENDJELEHTË, DEMAGOG DHE INJORANT

Nga Bardh M. Nengurra

Nuk mundet sot njeriu të heshtë sepse me teknologjinë qe sot e kemi njeriu irritohet , ngacmohet, ofendohet, denigrohet, sulmohet e kerrcnohet mbrenda ditës me qindra here.

A ka kush që ma thotë se a e din Zoti se çka dojnë shqiptarët?! Kjo që lexon njeriu gjithandej qoftë në gazeta, revista, portale e ku jo tjetër asht per keqardhje kur shef njeriu se cilat janë dëshirat e shqiptarve dhe asht tragjikomike kur shef se cilat janë metodat, kush janë individët ( sipas imagjinatës së bujshme shqiptare ) qe do duhet tu ndihmojnë shqiptarve ti arrijnë qellimet , ti realizojnë andrrat dhe aspiratat qofshin ato ndividuale apo kolektive.

Kerkojë falje lexuesve te mi dhe kolegve të redaksisë se revistës zemrashqiptare.net sot do rrefej diçka personale.

Sot nji mik shqiptar qe kam ketu në Sarpsborg e quejti portalin FACEBOOK.COM me nji emen qe me bani të qeshi. PAZARI I GRAVE tha z. Sabit Islami per facebook-un. Unë po ja shtojë se pazari i grave dhe i burrave lahpera po se po, por edhe i gomarve dhe injornatve të kalibrit dhe llojeve të ndryshme.

Sot nji gazetar bukur me pervojë kishte ba publik në profilin e vetë të facebookut nji shkrim ku kishte permend tre personalitete të politikës kosovare. Kishte permend Ibrahim Rugovën , Albin Kurtin dhe Ukshin Hotin. Reaguen dy tre veta menjihere dhe e luten qe Ibrahim Rugovën mos ta krahason me Albin Kurtin. Reagova edhe unë. Reagova rrept , por but sepse e kam mik atë njeri qe kishte ba postimin. Ky në vend se të terhjek postimin dhe të ik telashes, lejoj të futen aty idiot qe shamjet, ofendimet dhe denigrimet i kan në maje të gjuhës. Hyni njifar rrugaqi nga plava dhe shau Ibrahim Rugovën. Nuk ju pergjigja ati sepse pasi fajtori ( ai qe kishte ba shkrimin qe e komentonim ) nuk reagoj, as nuk u merzitë  unë i rash këti në qafë, gjithmonë but në kufi të dialogut të ashper , por pa ofendime. I rash pishman qe nuk e thirra zonjen e ti e ta pyes a mos ka pi alkool sot ai derisa sillej ashtu?!

Komenteve ju bashkangjiten edhe të tjer, dikush më kishte pas sha mu por meqense at njeri e kam bllokue  moti nga miqësia ime në facebook unë se pash komentin e ti, pash vetem lutjet qe " miku " im gazetari i vjeter me pervojë dikur i Rilindjes e edhe i Bujkut e lute ate ta fshin komentin se nuk lejon perplasje te postimi i ti. Se di pse e ka fshi " miku " im ate qe ma ka thanë ai far Agron Shala qe e kishte emnin. Ka vy me e lan. As kundershtimet dhe lajkat e tua o " mik " nuk jan ma të liga se ato qe ka mujt ti flet Agron Shalla qe unë se kam iden se kush asht ai.

Nejse , po kalojë te tema. A din kush çka dojnë shqiptarët ?! Doni prralla , premtime boshe? Urdhnoni se ja po jua shkruej unë disa .

Nga Preveza deri në Nish dhe nga Selaniku deri në Tivar jan trojet shqiptare dhe do i marrim....urrrrraaaaaaaaa

Podgoricen, Plaven, Gucinë, Ulqinin, Hoti e Gruda jan shqiptare, ejani ti marrim....uurraaaaaaaaa.

A u kënaqet o shqiptar, a e shifni sa patriot jam unë. Ma ptriot se Albin Kurti apo jo.

Mjerisht sot e prej se e ka fal Zoti shqiptari ka pas ushqim shpirti fjalamaninë turbokatunareske me perplot folklorizma. Popull qe historinë e thuer ashtu si e andrron e jo ashtu si ajo asht në realitet. Popull qe hero ban kriminelin, lider pranon genjeshtarin dhe matrapazin. Popull qe rrugaqëria na duket trimni, popull qe hajnit i themi aferim. Vrasesit hero.

Unë se kuptojë këtë mentalitet. A jam edhe unë shqiptar shpesh pyes veten.

Si ka mundësi te jet shpresa e vendit nji njeri me ide stlinisto diktatoriale , nji rrugaq vagabond , qe per ta imponue deshiren dhe personalitetin e vet asht në gjendje ta shkatrron boten. Njeriu me karakter te Kaligullës dhe Neronit shifet si shpetimtar i Kosovës per ta nxjerr ate nga situata qe asht ajo me pushtetin e sajë të aleancës PDK - LDK dhe lideret e këtyne partive , lider matrapaz, qe kan kap shtetin. Gjendja në Kosovë asht e tmershme, askush se mohon këtë. Ama si ka mundësi qe njerzit me pregaditje superiore shkollore ta shofin shpetimtar nji psikopat, nji vandal, nji njeri qe asnjihere nuk pat nji vizion dhe mos ta ndërroj ate. Si ka mundësi qe dikush qe ka portal të vetin ku kryesishtë boton shkrime me tema anti-islamizimin apo anti-muhamedanizmin e trojeve shqiptare ta konsideron shpetimtar Albin Kurtin i cili bashk me BIK-un , SHIK-un dhe PDK-në në krye me Hashim Thaçin jan ithtarë të kesaj qoroditjeje te trojeve tona te ndrrimit të identitetit etnik e kulturor të trojeve arbnore.

Si ka mundësi qe ta krahasojnë Dr. Ibrahim Rugovën, Vizionarin, Arkitektin, Urtakun, Filozofin, Njeriun e sakrificës logjike me Albin Kurtin qe asht nji vagabond, nji rrugaq, nji shkatrrues, nji dyftyrësh e shumftyrësh, me Albin Kurtin njeri qe premton shtet e shteti asht por ai e rrezikon sepse nuk e pranon fare. Nji njeri qe rrezikon shtetin jo me ato bombola gazi e as me koktejt e molotovit qe i hudhin në sallë të Parlamentit e gjithandej shesheve të Prishtinës, por ma së shumti e rrezikon ekzistencen e shtetit me deklarata e tia bombastike se do e ban bashkimin e trojeve shqiptare, dhe se Ameriken nuk po e adhurojkan as nuk po e deshkan shqiptarët. Ky far psikopati antishqiptar qe sot mora vesh se qenka heroi edhe i nji mikut tim para disa ditve ne Prishtinë aty në shesh ku ky dhe banditet e ti paten ngre qadrat si pashallaret e pushtuesit turq dikur në kohën e Gjergj Kastriotit edhe ai me langojt e vet aty flet dhe thotë:.... nuk asht se shqiptarët e dojnë Ameriken, jo shqiptaret kan frikë se i braktisë Amerika. Femiu qe largohet nga nana në plazhë te detit nuk qan se i ka humb nana , por qanë se frigohet mos e ka braktisë nana.

Kukulla qe në letra asht lider i Vetvendosjes Visar Imeri thotë para disa ditve se Amerika se ka ndihmue Kosovën të çlirohet nga Serbia pse ju ka dhimbtë, por per qellimet e veta imperialiste.

Si ka mundësi te i thuren hymne Albin Kurtit dhe ta krahasojnë me Ibrahim Rugoven?!  Si ka mundësi qe krahasime te tilla te bajn nji gazetar dhe nji profesor qe te dyt kan të njejtin emen por nuk po i permend ketu qellimisht sado qe sot u zhgenjeva tmerrsishtë me këte gazetarin.

Sikur tisha shqiptar si ju, do mendoja si juve qe keni besim në andrra dhe qe se keni fare aftësinë e kuptimit se mes deshires dhe të mundëshmes asht nji largësi e madhe. Pra sikur ti kisha mendet e juve do lusja Zotin ta merr sa ma shpejt ky far supermeni Albin Kurti pushtetin dhe ta shifni juve pastaj se ku do shkoj Kosova.

Mendoj se ky gazetari sot qellimisht provokojë. Jo mu direkt kuptohet, por te gjithë ata qe Atdheun e dojnë si unë, në menyren time qe shofim se cilat jan mundesitë dhe kushtet , cila asht situata e jo me andrrue diten per drekë.

Poashtu mendojë se ai u tregue i lig me momentin kur pau se unë reagova dhe qe mu mu leshue njifar zagari nga Plava aty me ofendime e pas ti paska pas ofendue edhe Agron Shala dhe qe miku im nuk e fshiu postimin e vetë.

Po kam frikë mos ky mik qenka " MIK " dhe unë qenkam mashtrue kot në te.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora