E shtune, 27.04.2024, 06:25 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Pranverë e nxehtë në Kosovë

E enjte, 03.03.2016, 08:38 PM


PRANVERË E NXEHTË POLITIKE NË KOSOVË

Nga Dedë Preqi

Megjithatë pranvera erdhi, edhe presidenti i ri i Kosovës me plot dhurata të premtuara arriti në këtë fillim pranvere. Njerëzit e këtij vendi këto ditë nxorën  gjithë arsenalin dhe energjitë e veta politike, dikush kundër, e dikush pro kësaj zgjedhje të kandidatit, tani më president i vendit z.Hashim Thaqi.

Dikush thotë, edhe ky dimër kaloi pa borë dhe pa akull, por nuk e dimë mirë se, akoma jemi në dimër dhe kjo kohë mundet shumë lehtë të ndryshojë, apo të mbajë ndonjë acar i ftohtë, që do ta ndryshojë klimën, dhe ma keq për ata që nuk kanë kulëm mbi kokë dhe kafshatën e gojës mangu.

Gjatë zgjedhjes së presidentit në fjalë, në sallën e Kuvendit të Kosovës, vërtetë filloi  një konfrontim i pa këndshëm në mes dy taborreve politike dhe shumë shpejtë sëcila nisën të përdorin mjetët që kishin në dispozicion.

Dikush i shfrytëzojë retorikat dhe meritat për kandidatin, dikush kundër tij, sidomos opozita e cila e kishte zgjedhë metodën e saj tani më të njohur, që përmes gazit lotsjellës, mund të shpëtojë dhe godas qëllimet e veta nga mazhoranca e ndodhur në mes koalicionit PDK-LDK, si edhe minoritetet e përziera.

Dhe përveq atyre që gjindëshin brenda në sallën e Parlamentit, nga jashta ishin të pranishëm edhe qindra polic e njerëz të sigurimit, të cilët e kishin rrethuar objektin e Kuvendit të Kosovës deri në kulëm, nga protestuesit  e vendit dhe përkrahës të opozitës, që e kontestonin dhe kundërshtonin zgjedhjen e Thaqit president.

Edhe pse në gjitha këto masa të rrebëta  të sigurimit dhe policisë së vendit dhe në gjitha këto rrethana jo demokratike, edhe nëpër tym  edhe nëpër mjegull  edhe me gaz lotsjelllës, edhe me shishe mulotovi, edhe me gjitha kundërshtitë që pati nga populli e opozita, mozhoranca  arriti të grumbullojë me një dredhi të pa lakmueshme 71 vota, duke e zgjedh z.Hashim Thaqi president të Kosovës.

Ti lëmë thash e thënmet, ti lëmë opnionet e huaja, ti lëmë ata që flasin në favor, apo të kundërtën tonë,  ti lëmë dallaverët dhe të kthehemi në hisen tonë që na takon, shkurt e trup, tani për tani Kosova është  në krizë dhe e kapur nga një grup njerëzish, të cilët mbarohen se janë të përkushtuar për këtë vend dhe këtë popull, por diamantin e ruajnë për interesa të veta përsonale dhe klanore.

Të gjitha këto të meta shoqërore në politikbërjen e shtetit, ndoshta mund të harrohen dikur dhe mund të shkrihen gjatë rrugëtimit tonë në ndërtimin e shtetit, por nuk mund të shuhen lehtë ato plagë nën lëkurën e popullit, duke kaluar nëpër gjitha ndërrimet e gjeneratave,  dhashtë zoti, që politikat e tilla të shërbejnë vetëm si modele tragjike, të cilat nuk duhet lakmuar kurrë ky popull dhe ky vend.

Edhe pse populli, megjithatë nuk do ta pranonte këtë momentum me vetëdëshirë, por në rrethana dhe kushte të tilla iu është imponuar dhe as që mundet të bëjë më shumë, kur shumicën e kohës është  i kapluar nga ethët politike vendore, të cilave as që mundet  t’ua gjejë shërimin dhe shpjegimin e tyre.

Natyrisht fenomenet e ngjajshme janë gjurma evidente që i lë pas lufta, kurse trajtimi i tyre nga ky kënd i luftës kërkon përvoja dhe përkrahje morale e politike. Dhe populli i Kosovës për fat të keq, këto përvoja nuk po dinë me i shfrytëzuar edhe pse fuqitë ndërkombëtare i ka para vetës, apo ndoshta edhe këta me të drejtë e kanë ndërruar kursin pas luftës, sepse vetë kosovarët duhet  ta vetëqeverisin vendin e vet.

Pranverat në Kosovë gjithherë janë të nxehta, prandaj populli i këtij vendi  i mendon vitët e kaluara dhe vuajtjet e pa harruara, e shikon se mungon ajo e djeshmja edhe pse ishte e dhembshme, por e ka të sotmën përpara, e cila është më e dukshme dhe shumë më impozante, atëherë duke dëshiruar të ardhmën më të mirë, duhet të punojë dhe të mos ndalet ditë e natë, që të realizojë dhe sigurojë mirëqenjen  e vet qytetare.

Kosova ka një armatë të rrallë të rinjësh që ka rajoni dhe bota,  të cilët sot i tundin sokaqet e fshatrave dhe qytetëve të pa punë, dhe kjo vetë tregon se sa shoqëria kosovare është e interesuar për këto gjenerata që ti mobilizojë dhe shfrytëzojë për nevojat e shtetit, dhe të mirrej me mend se sa kishte me ndryshuar e ardhmja e këtij vendi,  duke e zavendësuar korën e vjetër dhe atë të luftës, e cila duhet të pushojë nga mandati i saj i stërgjatur dhe e dergjuar.

Me një fjalë tjetër, rroli i presidentit duhet ti takoj presidentit  dhe ndërgjegjës së tij ndaj obligimëve që ka për shtetin dhe popullin, por populli duhet ta luaj rrolin e vet dhe kjo është dora më e fuqishme e shtetit dhe pushtetit. As një popull nuk ekziston pa një gjemb ndër dhëmbë, apo në zemër, por për ne shqiptarët ka shumë gjemba që na ngulfasin mbi kokë, sepse na mungon dashuria e pastër për njëri-tjetrin.

Mund ta quajmë fat të keq kur e vrasim vetën dhe ndërgjegjën tonë, duke mos qenë në gjendje që të luftojmë për vetëvetën dhe të ruajmë ndërgjegjën njerëzore dhe kombëtare, kjo është zotësia e njerëzve të liq dhe të dobët, të cilët krekosën për të mbajtur  pushtet pa meritë. Dhe është nderë e madhështi, nëse njerëzit e tillë që nuk e meritojnë  as portretin e vet, të lëshohen në krihët e turpit dhe të vetëdorëzohen si mjeshtër të ëndërrave mitologjike.

Edhe kjo pranverë politike do të mbajë nxehtë në Kosovë, sepse janë gjasat se, kualicioni qeverisës në mes PDK dhe LDK, është jetëshkurtër dhe do të merr në thua shumë shpejtë, sepse ky koalicion nuk e ka bazën e shëndoshë politike dhe qeverisëse, kur dihet se këtë dyzim e bëri një farsë e thellë politike, e cila nuk e bind asnjërin se kanë një bashkëpunim të sinqertë dhe të qëndrueshëm, kur dihet hapur biografia e tyre e kaluar, por edhe ajo e sotmja e turpëruar.

Opozita kosovare gjithnjë është në kërkesën e saj për zgjedhje të reja, prandaj kjo pranverë duhet të sjellë një lloj ndryshimi, por nuk do të thotë se këtë propozim duhet ta hudhë, apo nuk duhet ta merr në konsideratë edhe presidenti  i ri i vendit z.Hashim Thaqi, i cili me përgjegjësi duhet të marrë parasysh gjendjen dhe rrethanat në të cilat po kalon Kosova dhe populli i saj. Populli i Kosovës mjaftë ka duruar dhe qëndruar në ankthe lufte e keqtrajtime, sot nuk e meriton të zhytët në këto shallvare politike të njerëzve të pa aftë, të cilët duhet të vetëdorëzohen se, nuk janë të aftë të marrin përgjegjësitë dhe detyrat shtetërore, të cilat ia ka besuar populli.

Asnjëherë ky popull nuk e gjenë rehatinë dhe qetësinë e vet, dhe kjo jetë në këto kushte dhe turbulenca të jashtëzakonshme nënkupton se shtigjet janë të qarta, por rrugët akoma nuk qojnë në drejtim dhe kahe të duhur.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora