E diele, 28.04.2024, 07:55 AM (GMT+1)

Mendime

Gëzim Hoxha: Sa (jo)korrekt është shteti me ne?

E enjte, 03.03.2016, 08:29 PM


Sa (jo)korrekt është shteti me ne?

Nga Gëzim Hoxha

Të enjten dhe të premten që sapo kaloi, bankomatet e bankës FIBANK, dega Fier, ishin bosh. E pra supozohej që aty të kishte njerëz, njerëz që merrnin kempin siç quhet në zhargonin e përditshëm ose pagesën e paaftësisë të cilën e përfitojnë personat në bazë të shkallës se paaftësisë për punë që përcaktohet nga komisioni mjekësor për përcakktimin e aftësisë për punë ose shkurt KAMP – i. Njerëzve që pyesnin a ka ardhur kempi rroja u përgjigjej: “akoma jo. Dukuni nga fundi i javës tjetër”.

Në sportelet e Postës Shqiptare aty ku shpërndahen pensionet, të moshuarit të cilët janë anëtarë të shoqatës së invalidëve dhe kanë pësuar ndonjë aksdent në ambientet e punës apo kanë ndonjë paaftësi të pjesshme marrin edhe një pagesë shtesë prej 2200 – 3000 lekësh. Edhe aty e njëjta situatë. Një burrë pyet : “a ka ardhur 3000 lekshi?”. Punonjësja i përgjigjet thatë : “Shkurti nuk ka ardhur.”. Burri ikën me bisht në shalë. Ndoshta mendon se si do t’i shtyjë ditët e fundit të këtij muaji, që edhe pse i shkurtër si dhe vetë emri që  e mban në kurriz prej kush e di sa kohësh, kuleta bosh e bën të duket edhe më i gjatë se të tjerët.

E njerëzve u duhet të shrtydhen, të zihen në shtëpi me pjestarët e tjerë të famijes për nevoja të paplotsuara, të bëjnë atë që është gati e pamundur, ndoshta të kursejnë edhe ato pak kacidhe që iu kanë mbetur, duke pritur muajin tjetër. Kursejnë e kusejnë dhe blejnë vetëm ato, pa të cilat nuk bëjnë dot, vërtetë. Kam parasysh ujin e bukën, për të tjerat as bëhet fjalë. Nuk janë kopracë, më besoni, thjesht e shtyyjnë blerjet e tyre për muajin tjetër. Se sa e dëmshme është shtyrja e një blerje qoftë edhe për të nesërmen në ekonominë e një vendi e ka sqaruar Marksi shumë mirë në librin e tij KAPITALI, por unë mund t’iu them se nga kjo ngadalësohet qarkullimi monetar. Zinxhiri zgjatet e zgjatet e bëhet litar. Po ja, më pas kjo gjë shkakton ulje  të konsumit ditor e cili ul të ardhurat agregate, prishen planet e shitësve dhe të prodhuesve etj etj.

Në kapitalizëm korrektësia është njëlloj si rutina e përditshme për secilin nga ne. Dhe ja shteti ne na bën të paguajmë taksa të ndryshme dhe në rast vonese duhet të paguajmë edhe kamatë për çdo ditë vonesë, madje edhe intersat për gjabat etj etj. Po shteti a na jep neve ndonjë interes për vonesë të (pa)qëllimshme të këtyre pagesave?, që në thelb nuk janë gjë tjetër veç një shpërndarje jo e mirë e pasurisë kombëtare, sepse pagea të tilla nuk vlejnë pothuajse për asgjë.

Dy ditë para festës së Shën Valentinit një bllok i tërë pallatesh në lagjen 8 Shkurti, në Fier, mbeti pa drita për 48 orë. Ne kujtuam se shkaku ishin punimet për shtrimin e kabllove nën tokë, por jo ishte djegur leva që komandonte qarkun elektrik të kësaj zone. Një punonjës i OSHEE –së na tha se i kishte lajmëruar, por leva e re duhej të vinte nga Tirana dhe për fat të keq ajo ditë kur u prish leva ishte e shtunë. Duhej të prisnim sa të vinte e hëna. Përsëri shteti i përfaqsuar nga OSHEE –ja u tregua i papërgjegjshëm, sepse edhe pse energjia paguhet (në të kundërt njerëzit pushohen nga puna, por edhe burgosen) shërbimi nuk sigurohet.

Në fshatin Boks, komuna Postribë Shkodër, një firmë italiane po bën punime në kodrën rrëzë fshatit, afër kalasë, që mbrohet nga Ministria e Kulturës. Fshatarët në pikë të hallit i drejtohen emisionit STOP për ndihmë. Përsëri shfaqet një shtet i papërgjgjshëm me anën e kryeplakut të fshatit.

Në Tiranë fabrika e prodhimit të sallamit KMY ndot ambientin gjobitet dhe përsëri nuk ndodh asgjë. Sërish shteti jo korrekt me shtetasit e vet. Ka dhënë leje fabrikës për ushtrim aktiviteti në një zone të banuar.

Në Shën Vlash të Durrësit një fabrikë e riciklimit të mbetjeve kryesisht kanaçe, ndot ambientin. Papërgjegjshmëria e shtetit shfaqet  dhe godet përsëri banorët e fshatit, këtë herë e përfaqsuar nga drejtoresha e zyrës rajonale të ambientit e cila e ka lënë fabrikën pa kryer asnjë inspektim për 6 muaj. Taksa e pastrimit dhe e gjelbërimit si dhe të tjera taksa që buxhetohen për aktivitetin e kësaj zyre paguhen deri në një, por shërbimi (mbrotja e ambientitt) nuk merret.

Në Kamëz shteti tregon forcën e vet duke prishur shtëpitë e disa romëve të ndëruara pa leje. Asnjeri nuk e vret mendjen se ku do shkojnë këta njerëz dhe as çfarë do bëhet me ta. Dhe diçka dihet me siguri, asnjë nuk e shkel ligjin me apo për qejf. Ai shkelet vetëm nga halli.

Disa shitës ambulant përzihen nga “vendi i punës” në Fier nga Policia Bashkiake pa iu afruar diçka më të mire në fillim. Po atje u desh që lumi Gjanica, bekimi dhe mallkimi i këtij qyteti, të dilte nga shtrati dhe të përmbyste disa shtëpi, pallate e dyqane që të fillonte pastrami dhe thellimi i shtratit të tij. U desh që lumenjtë e ndryshëm të rebeloheshin për shfrytëzimin barbarë që iu bëhej pë kaq e kaq vite që ministri I bujqësisë të deklaronte se duhej menduar për prishjen e këtyre shtëpive që ishin ndërtuar buzë lumenjve pa asnjë kriter.

Në Tiranë do ndërtohet një park gjigant lojnash. Diçka e mirë për fëmijët, por me çfarë çmimi?. Dikush i indinjuar për gllabërimin e ardhshëm të 4000 m² gjelbërim nga betoni dhe të 600 mln lekëve a eurosh nuk e mora vesh se nuk i kam parë as lajmet, më sygjeroi që të shkruaja për këtë gjë.   “Bëj krahasime! ” - më tha. “Nuk kam të dhëna.” iu përgjigja. Po përtej kësaj a nuk gjendej dot një hapsirë tjetër përveç liqenit artificial? Po gjithë ata fëmijë që lindin dhe rriten fshatrave nuk kanë të drejtë të luajnë?

Siç e thashë unë nuk kam të dhëna që të gjykoj për koston e këtij projekti si ekonomist që jam, por e di me saktësi koston oportune të tij. Kjo është me dhjetra kënde lojnash të vegjël afër pallateve dhe shtëpive të tyre, aty ku banojnë fëmijët. Në mënyrë që ata të jenë të pavarur nga prindërit dhe të luajnë sa here të duan, atyre u nevojitet një ambient që ndodhet sa më afër vendit ku ata i kanë shtëpitë.

Në Vlorë, u desh që një anije greke të ndotte hapësirën tonë detare verën që kaloi duke bërë shkarkimin e kush e di sa litrave naftë, që të fillonte monitorimi i vijës bregdetare. U desh që të priteshin pyje të tërë, që të miratohej ligji për moratoriumin e prerjes së pyjeve për 10 vjet, u desh që…

Boll se kësaj Shqipërie, makutëria dhe babëzia e disave për pasurim të menjëhershëm i ka shkaktuar shumë dëme.  Dhe sërish shteti ka 2 fytyra, ka 2 standarte, atë korrekt dhe atë jokorrekt. Për shumicën sillet ndryshe dhe për një pakicë po prapë ndryshe. Dhe në mbyllje nuk më mbetet gjë tjetër veç t’iu drejtoj një pyetje: “A është shteti ynë korrekt me ne?”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora