| E enjte, 03.03.2016, 08:55 PM |
Maqedonia, e vërteta dhe perënditë
Nga Fahri Xharra
Mitet e stërlashta të krijimit të botës, nga Perëndia i Madhërueshëm lindës i qiellit , nga Perëndesha e Madhërueshme - Nëna e Tokës, lindja e Diellit të ri- Zoti, mitet e Hënës e cila arriti në Tokë, koncepti i muajve si krijesë hyjnore dhe të tjera , na jep idenë e fillimit të epokës , ngutja për rend pas kaosit, e kanë rolin e tyre në çdo ndër dije kolektive të kombit.
Në atë epokë të pa njohur atëherë kur të stërlashtët e Makedonëve ishin të bashkuar me Pelazgët ( ishin pjellë e tyre ) , ishin adhuruesit e zotëve kryesor të natyrës, të shtazëve dhe të drunjve , anëtarët e Panteonit të vjetër arian. Këto mite të fillimit i kanë rrënjët e thella që në kohërat parahistorike. Ato u mbijetuan shumë sulmuesve të feve të ndryshme, duke e treguar një gjallëri të fortë dhe duke u gdhendur në mbamendjen e popullit si një nën dije kolektive
2 Panteoni i Maqedonisë
Hyjnitë e para maqedone ishin: Krijuesi Kryesor - Zoti Goo ose Voo, i cili më vonë u bartë nga
“helenistët “ si Zoti Makedon - Dioni me epitetet tjera Hetaireios , Hyperberetas e pastaj Perëndesha e Madhe Nëna ose Maa ( ose Moo ) , gjithashtu e shkruar si Aithyia dhe Dionisi (.Dyausi Paion, lat. Dionysus, Bachus ; Frigji ( Frigasi )- Sabazius etj.
Ndër tjerash sipas Heisychius , Dionisi ishte i biri i Dionit dhe Aithyas ; sipas burimeve ishte i Cadmusit dhe Harmonisë dhe së fundit edhe Amon- Zeus, Adonis, Ilios dhe Osiris, si dhe Deuspater ( Jupiteri ) ose Liber Pater i romakëve.
Kulti i Dionysit dhe të birit të tij mitik Makedonit , të cilët kanë jetar 13 shekuj para Krishtit e të cilët janë mbretërit paraardhës dhe janë bërë perënditë Maqedonase dhe janë krijuesit e shteti të madh europian si dhe Perandorisë së Maqedonisë.
Pos Dionisit dhe Makedonit , perëndesha kryesore ishte me origjinë Makedone dhe ishte Nëna e madhe Perëndesha Mo ose Ma, për të cilën nuk ka shumë shkrime apo trashëgimi të shkruara . Ajo ishte perëndeshë me veti diellore dhe ushtarake ( Kurora diellore, mburoja , shtiza dhe shpata ) Të gjitha këto që i folëm janë gjetur në dhe nëntokën e Maqedonisë së sotme.
Miq të nderuar , për momentin nuk mund t`iu jap referencat ; por kjo nuk e zvogëlon mundësinë e debatit , kundër argumentimit dhe dhënies se fakteve të reja të pa njohura për ne, për këto që u shkrua më lartë.