Kulturë
Shallvari çon Pojanakun në çmimim e katërt
E shtune, 17.10.2015, 06:57 PM
Nga Skënder Demolli
Ende
pa u shuar jehona e çmimit në
kompeticionin special ndërkombëtar në 750 vjetorin e te Madhit Dante Aligeri,
juria italiane e Premio Letterario Nazionale e Internazionale"Vinceremo
le Malattie Gravi"
II Edizione, pikërisht në qytetin
metropolitan të kulturës,Milano,I ka akorduar Pojanakut çmimin e katërt ndërkombëtar në harkun kohor
janar-tetor 2015,gati një rast unikal poetik.
Gjithkush e di tashmë, se përkëthimi është tejet i vështirë, sidomos i poezisë, ku mesazhi përcillet në pak fjalë.Përkëthimet e Aleksandër Shallvarit I kanë kaluar me sukses sporvat e jurisë.Epo…,nuk është vetëm një çmim e të themi rastësi.Tashmë,eshte skeptiku më i skajshëm,hesht,e çfarë të thëm,ndoshta thotë me mendje i zemëruar, “ata më mundën paq”.
Po si u njoh Pojanaku me përkëthyesin dhe poetin Shallvari.
Sapo kisha shkruar poezinë”Përsëri për nënën”,pohon Pojanaku.Ka qënë fund dhjetori e fill janari i 2015.Më pëlqente fort poezia e re për nënën e duhej ta përkëtheja në anglisht dhe italisht,diçka më shtyntë ta çoja me patjetër përtej deteve.I kërkoj një mendje Kastriot Ramollarit,mikut dhe konsulentin më të afërt e besnik në krijmtarinë time.Nërkohë, ai ma sjell të përkëthyer dukë më thënë se e kishte marrë përsipër një miku i tij poet që jeton prej vitesh në Itali.Në janar poezia nisi udhët e konkurrimeve poetike dhe deri tani ,ajo mbetet një nga poezitë më të preferuara të jurive Italiane.
Ky sukses më lidhi më tej me poetin Aleksandër Shallvari,të cilin nuk e kam takuar ende.
Në një email-këmbim më të fundit Shallvari i shkruan Pojanakut:
“Miku im Dhimitër,ju besoj se jeni i sigurtë dhe i bindur që unë gjithnjë gëzohem për arritjet tuaja në krijimtari si dhe interesohem për shëndetin tuaj,për aq herë sa më mjafton koha të shkruaj.Ju ,Dhimitër por edhe njerëzit e tu e kanë kuptuar që unë të kam ndihmuar dhe kam qënë i gatshëm sa herë ju më jeni drejtuar.Këtë e kam bërë si fillim për kënaqësinë e mikut tonë Kastriot Ramollari,e më vonë për miqësinë që kemi krijuar bashkë.Ju e dini mirë që unë jo vetëm materialisht por edhe moralisht nuk kam fituar ndonjë gjë ,por jam kënaqur me arritjen tënde.Në tre konkurse në Itali, poshtë çmimeve të fituara nga ju, natyrisht që ka qënë edhe kontributi im,dhe ju e dini që pa një përkëthim preçiz dhe artistikisht të bukur, nuk para fitohen cmimet
“ Po,miku im e di këtë,përgjigjet Pojanaku, e di se nuk keni vetëm zemër të madhe, se kjo nuk mjafton në art, keni talent, e doni dhe ndjeni poezine e vërtetë,ajo kur ju godet ju bën gati për përkëthim.Ju kam borxhe shumë, dhe borxhet ndaj artistit,krijuesit, nuk shlyhen asnjëherë,sado i pasur të jesh apo të bëhesh”.
Poetja,publiciste e njohur Rajmonda Moisiu, në esse-në e saj për vëllimin poetik të Pojanakut, “Lumenjtë kthehen në shtëpi”,shkruan:
Pojanaku deklamon idetë nëpërmjet tingujve lirikë dhe artistikë, me natyrën e vërtetë të dashurisë, filozofisë për jetën dhe vazhdimësisë së saj. Që në titull e merr kuptimin e dyfishtë të librit “Lumenjtë kthehen në shtëpi”, si një frazë që i referohet aktit të vërtetë të kohës, një të kaluar e idealizuar, që i ka shërbyer poetit për të dhënë detajet –peisazhin dhe figuracionin poetik, misionin e gjallimit të jetës, që kalon shpejt, sikundër rrjedhin dhe gurgullojnë lumenjtë, me kohën e për kohën. Ky dualitet që në titull , është metaforë intriguese, meditative dhe elokuente në artin e poezisë, por që Pojanaku e përdor me mjeshtëri artistike dhe filozofike. Lexuesi i kujdesshëm është i vetëdijshëm se poeti me këtë interpretim, ka bërë një marrëveshje në heshtje, beson në ura të padukëshme mes lumenjve dhe shtëpisë në kohë e hapësirë, për të na rrëfyer të vërtetën e gjëndjes shpirtërore. Me anë të mikrofabulave plot ndjenjë dhe emocion, na vetëdijeson se natyra e jetës njerëzore është e pashmangëshme ndaj mplakjes dhe vdekjes, gëzimit dhe hidhërimit. Sido që të jetë, jeta është e bukur, dhe ne duhet ta jetojmë! Poeti Pojanaku është poet thellësisht intuitiv, ai gjen forcën e nevojshme për të qenë autonom, hulumton me humor, ironi, sarkazëm dhe trishtim, duke sfiduar kështu me fuqinë e tij, që lumenjtë me rrjedhën e tyrë të kristaltë kthehen në shtëpi, në cdo kohë e stinë, ngrohtë apo ftohtë, që do të thotë se jeta dhe dashuria ekzistojnë si pjesë e mëmës natyrë, në tokë, ajër, qiell dhe ujë. Pasioni, vitaliteti dhe intimiteti lirik, karakterizojnë penën e tij poetike, “bisedojnë” lirshëm, dhe ndjejnë sensin e një shpirti të trazuar me dhimbjen, mallin dhe dashurinë, që mbartin më shumë se një kuptim; përjetimin e ndjenjës dhe emocionit sa afër , aq edhe larg, emocion i brishtë, i ciltër dhe i fortë. Pojanaku shfrytëzon bindshëm mjeshtërinë e vet artistike e filozofike në konceptimin e vargut poetik, dhe fizionominë e tij, skrupuloz në kërkim të fjalës së bukur, meditimit, ndjeshmërisë së lartë, dhe koloritit të pasur i figurave të goditura metaforike, Pojanaku në cdo varg demonstron ton të ri poetik, në endjen e vargjeve dhe gdhendjen e strofave. Gjatë këtij procesi poetik. me ritëm mbresëlënës, rima, gjuhë të rrjedhëshme, leksik i kujdesshëm, metaforat, tematikë e pasur, harmoninë dhe nga erudicioni i karaktereve, Dhimitër Pojanaku është gjithmonë në veprim-hap shtigje të reja në lirikën shqiptare.
Për kënaqësine e lexuesit po përcjelim poezinë “Lot` i burrit”,fituese në Itali,në kompecionin ndërkombëtar poetik në 750 vjetorin e Dante Aligerit.
Lot` i burrit
(variant)
I rëndë ky loti i burrit,
Gur.
E bie,
E, s`thyhet,
E bëhet,
Mur.
Mur,
Pa një të dalë,
Mur,
Pa një të çarë,
Loti i burrit,
Mur i gjallë.
_________
Premio Letterario Nazionale e Internazionale |
Elenco finalisti 2015
Racconti Adulti
1. Barbato Beatrice
2. Brognoli Silvia.
3. Campisi Corrado
4. D’Andreagiovanni Michele
5. Domenighini Alessandro Ando
6. Polizzi Maria
7. Rainero Pietro
Romanzi - Saggi - Biografie
1. Bellon Cristina
2. Capio Alessandra
3. Cariati Emilio
4. Cesari Nello
5. Colucci Basilio Paolo
6. D’Aniello Eugenio
7. D’Emanuele Pasquale
8. Giusti Paola
9. Grigioni Giulio
10. Invernizzi Annamaria
11. Olivi Valentina
12. Palleri Valentina
13. Perri Rolando
14. Piovesan Nicola
15. Pulerà Fabrizio
16. Rocchi Gabriella
17. Ruffilli Alessandro
18. Sorgato Alessia
Poesie Adulti
1. Bosco Danilo Diego
2. Cavassi Stefania
3. Dalla Fina Giustina
4. De Santis Mario
5. Giorgi Paola
6. Matanovic Franco
7. Pojanaku Dhimiter
8. Quakatulou Gildas Jacob
9. Ramploud Alice
Racconti Ragazzi
1. Ceresa Lidia
2. Cicognini Andres
3. Marisaldi Marta Maria
4. Pernozzoli Alessandra
5. Poggioli Carolina
6. Rocio Patelli Derly
7. Tolino Letizia
8. Zerbini Massimo Valerio
Poesie Ragazzi
1. Buonapace Matteo
2. Farolfi Filippo
3. Mocci Elena
4. Natali Benedetta
5. Pezzella Alessio
6. Tedeschi Fabio
7. Veggetti Linda