E merkure, 01.05.2024, 06:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: Mërgimtari që nuk e harron Kosovën

E merkure, 14.10.2015, 07:35 PM


Mërgimtari që nuk e harron Kosovën përmes tingujve të zemrës…

Nga Tefik Selimi

Ditë më parë, në Gjilan, para shumë familjarëve, kolegëve, mësimdhënësve dhe qytetarëve të tjerë, u bë promovimi i veprës “Tingujt e zemrës” të riut mërgimtar, Arben Kurteshit. Ishte një promovim mjaft i suksesshëm, për faktin se, salla e hotelit “Kristal”, ishte e vogël për t’i zënë të gjithë ata pjesëmarrës të këtij përurimi kulturor. Fillimisht, Makfire Kurteshi, redaktore, tha se, sot është një ditë e veçantë dhe e këndshme për të gjithë, sepse përurohet vepra “Tingujt e  zemrës” e Arben Kurteshit, i cili, tash e 24 vjet jeton në botën e jashtme, Zvicër. Ai iku nga uniforma ushtarake serbe, e cila bënte skenar kobzezë për të rinjtë tanë ushtarë. Iku dhe u ngjend në Zvicër. “Ky përurim na kthen në një kohë të jetës së tij të  përvuajtshme si mërgimtar, i cili, e shijoi jetën e idhët të mërgimtar gjer në palcë. I kaloi 24 vjet i përmalluar për vendlindjen, familjen dhe atdheun, e kurrë nuk i harroi. Ai këtë mall e përjetësoi në veprën e tij “Tingujt e zemrës”, e cila vepër po e dritën e botimit në atdheun e lirë”. Kjo vepër poetike është një “tufë” poezish lirike, të vargje reflektojnë për prirjet e fuqishme të poetit, i cili, ndonëse i ri, poezia është vokacion i parë i tingujve të zemrës. Poezia e autorit ka artikulim të lehtë. Është plot pasion. Ka zë artikulues joshës. Është poezi që shprehet me anë të vargjeve, të cilat burojnë nga thellësia e zemrës. Kjo është dashuria platonike e poetit mërgimtar, e cila dashuri shprehet nga zemra e tij për ta parë e dashur atdheun e lirë, pa  vuajtje të njerëzve atdhedashës”. Ajo tha edhe këtë se,  “Arben Kurteshi është i  lindur në Gjilan më 19 maj të vitit 1972. Shkollën fillore dhe atë të mesmen, Gjimnazin, drejtimi i mjekësisë, në Gjilan. Më 1991 migroi në Zvicër, ku edhe vazhdoi shkollimin në Kolegjin Akademik “Akademie Gesellschaft” në Zyrih, drejtimi Ekonomi e Ndërmarrjeve. Arbeni është njohës i mirë i disa gjuhëve, s: gjermane, angleze dhe frënge. Përveç punës profesionale, ai merret edhe me shkrime etj. Kryesisht shkruan poezi. Tash jeton në Cyrih të Zvicrës”. Ndërsa,  mr. Sadri Daku, profesor, në vlërsimin e tij me titull: “Ëndërrimet, malli dhe dëshirat për Atdheun në veprën ”Tingujt e zemrës të Arben Kurteshit”, ai, pos tjerash, ka shtuar se, ky reflektim vjen nga malli i zhuritur i poetit për ta parë atdheun e lirë, vendlindjen e dashur me njerëzit e urtë e punëtorë. Autori ka dhembjet për njerëzit që ikin nga vendlindja dhe atdheu i dashur e i shtrenjtë. “Në këtë rrafsh poetik janë domosdoshmërisht të pranishme edhe ngjyrat e identitetit tonë. E kuqja dhe e Zeza  që shpesh herë dhe domosdoshërisht janë “stoli”, gjallëri dhe përtej kësaj, janë edhe identiteti ynë i përjetshëm. Autori, Arben Kurteshi është një misionar dhe vizionar për të ardhmen. Ai (autori) shpreson që një ditë të shkrihen këta kufinj të dëshpërimit për shqiptarët. Ja si shprehet në disa vargje të poezisë së tij me titull: “Toka jonë”: “Kur vjen ajo ditë/ Ta shoh të lirë/ vendin tim? (f.3). Poezia “Vendi im”është këndim lirik i poetit që e përshkuan vendin dhe shtetin nga vjen autori. Kjo poezi na përkujton shumë poetë tanë të Rilindjes, të cilët, nëpërmjet vargjeve e veprave të tjera letrare, identifikoheshin me vendin, atdheun e tyre, Shqipërinë MËMË. Poashtu edhe këtu poeti identifikohet me vendin e tij, Kosovën. Poeti i veprës “Tingujt e zemrës” rrëfen në vargje se aty e ka edhe Nënën, që është pjesa më e dashur e tij. Në anën tjetër, poeti e përshkruan natyrën e Kosovës. Dëshira e tij  është që Kosova të përparojë e të rimëkëmbet, e jo të vuajë si më parë nën okupimin e huaj. Ja si këndon poeti në poezinë “Vendi im”: “Kosovë quhet vendi im/ Aty ku edhe kam/ shumë besim./ Kosova është vendi im” (f.6). Këto tri vargje na kujtojnë Naimin e madh dhe dëshirat e tij për shqiptarët dhe Shqipërinë natyrale. Ky mall e ka prekur dhe ka ndikuar edhe në shpirtin dhe trurin e poetit. Poezia e tij: “Vendlindja”,  rrëfen qartë kurbetin dhe mallin e kurbetçarit për ta parë e qarë hallet miqve dhe të familjarëve, e poeti, shton: “Vera gumëzhin/ Sa shumë mërgimtarë/ Përqafojnë familjen/ Kohë të gjatë s’janë parë. (f.7). Po ashtu, te poezia “Lot gëzimi”, poeti loton për ta parë Kosovën e bukur, ashtu si nuse e re, e cila e hijeshon botën me njerëzit e saj. Vargu i poetik, ia thotë: “O qiell i kaltër/ Na jep forcë në shpirt/ Ta ndërtojmë këtë vend/ Të shohim pakëz dritë”(f.11). Kjo poezi të përkujton vargjet e Naimit e poetëve të tjerë rilindas. Ndikohet edhe nga poezitë e Luigj Gurakuqit, i cili shkroi poezi për stinët e vitit. E, poeti, Arben Kurteshi, shton në vargje: “Unë jam e bukur/ Plot ngjyra-ngjyra/ Kur të vij unë/ Bleron  natyra” (f.54). Prof. Shefik Shkodra, recensent i veprës, tha se, ky djalosh i ri, që vjen nga Zvicra për ta promovuar veprën e tij në Kosovë, e jo atje larg ku jeton e punon, sigurisht e ka shtyrë dashuria e madhe për ta parë familjen, vendilindjen e Kosovën e lirë. “Vepra “Tingujt e zemrës” është vepra e parë lirike e Arben Kurteshit, punëtor në botën e jashtme. Si fillestar, ky djalë më bëri përshtypje për përparimin e tij në vargimin e fjalë së shkruar. Motivet e kësaj vepre poetike janë nga ndikimet e drejtpërdrejta të jetës: përkushtimi është shfaqur për vendlindjen, për prindërit, për gjendjen sociale – politike; për atdheun, për fëmijërinë etj. Janë poezi të një stili të hapur si zakonisht për fillestarët. Më mban shpresa se, ky i ri gjilanas, por që jeton në Zvicër, në të adhmen e afërme do të ketë suksese në krijimtari letrare. Unë shpresoj dhe, një ditë prej ditëve të ardhme, ai do të jetë një krijues i suksesshëm...” Në fund autori i veprës, Arben Kurteshi, tha se, e kam pak si vështirë të flas tjetër, nga ato fjalë të ngrohta që lexuan parafolësit e mi, sepse ishte një vlerësim profesional i tyre. “Unë si mërgimtar, tash e 24 vjet, jetova në vend të huaj, Zvicër. Jam djegur e përvluar larg familjes, larg vendlindjes e atdheut tim tash të lirë. Dihet se, ky mall i mërgimtarit është mall e dhembje që del nga thellësia e shpirtit. Pra, poezia ime është vaj i margaritarit, e cila shënon “ngjarje” të dhimbshme e të përjetuara të njerëzve që jetojnë e punojnë larg atdheut e vendlindjes”. Në fund të kësaj ngjarje kulturore, autori tha se, jam shumë i kënaqur me vlerësimet e parafolësve të mi, të cilët, më dhanë nxitje për ta dashur edhe më fort artin poetik. “Unë poezinë e dua shumë, sepse ajo më flë në shpirt e zemër. Andaj, më lejoni të shtoj edhe këtë se, shke?ndijat e mia të para për të hartuar poezi, vezulluan para nje? viti, ne? kohe? te? tetorit. Ikja e shqiptare?ve, vec?mas e te? rinjve ne? me?nyre? masive, kjo “qasje” ma krijoi dhembjen ne? shpirt pe?r popullin tim. Ju fale?nderoj shume? pe?r pjese?marrje në përurimin e veprës sime...!”



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora