| E merkure, 14.10.2015, 07:35 PM |
Mërgimtari që nuk e
harron Kosovën përmes tingujve të zemrës…
Nga Tefik Selimi
Ditë
më parë, në Gjilan, para shumë familjarëve, kolegëve, mësimdhënësve dhe
qytetarëve të tjerë, u bë promovimi i veprës “Tingujt e zemrës” të riut
mërgimtar, Arben Kurteshit. Ishte një promovim mjaft i suksesshëm, për faktin
se, salla e hotelit “Kristal”, ishte e vogël për t’i zënë të gjithë ata
pjesëmarrës të këtij përurimi kulturor. Fillimisht, Makfire Kurteshi,
redaktore, tha se, sot është një ditë e veçantë dhe e këndshme për të gjithë,
sepse përurohet vepra “Tingujt e zemrës”
e Arben Kurteshit, i cili, tash e 24 vjet jeton në botën e jashtme, Zvicër. Ai
iku nga uniforma ushtarake serbe, e cila bënte skenar kobzezë për të rinjtë
tanë ushtarë. Iku dhe u ngjend në Zvicër. “Ky përurim na kthen në një kohë të
jetës së tij të përvuajtshme si
mërgimtar, i cili, e shijoi jetën e idhët të mërgimtar gjer në palcë. I kaloi
24 vjet i përmalluar për vendlindjen, familjen dhe atdheun, e kurrë nuk i
harroi. Ai këtë mall e përjetësoi në veprën e tij “Tingujt e zemrës”, e cila
vepër po e dritën e botimit në atdheun e lirë”. Kjo vepër poetike është një
“tufë” poezish lirike, të vargje reflektojnë për prirjet e fuqishme të poetit,
i cili, ndonëse i ri, poezia është vokacion i parë i tingujve të zemrës. Poezia
e autorit ka artikulim të lehtë. Është plot pasion. Ka zë artikulues joshës.
Është poezi që shprehet me anë të vargjeve, të cilat burojnë nga thellësia e
zemrës. Kjo është dashuria platonike e poetit mërgimtar, e cila dashuri
shprehet nga zemra e tij për ta parë e dashur atdheun e lirë, pa vuajtje të njerëzve atdhedashës”. Ajo tha
edhe këtë se, “Arben Kurteshi është
i lindur në Gjilan më 19 maj të vitit
1972. Shkollën fillore dhe atë të mesmen, Gjimnazin, drejtimi i mjekësisë, në
Gjilan. Më 1991 migroi në Zvicër, ku edhe vazhdoi shkollimin në Kolegjin
Akademik “Akademie Gesellschaft” në Zyrih, drejtimi Ekonomi e Ndërmarrjeve.
Arbeni është njohës i mirë i disa gjuhëve, s: gjermane, angleze dhe frënge.
Përveç punës profesionale, ai merret edhe me shkrime etj. Kryesisht shkruan
poezi. Tash jeton në Cyrih të Zvicrës”. Ndërsa,
mr. Sadri Daku, profesor, në vlërsimin e tij me titull: “Ëndërrimet,
malli dhe dëshirat për Atdheun në veprën ”Tingujt e zemrës të Arben Kurteshit”,
ai, pos tjerash, ka shtuar se, ky reflektim vjen nga malli i zhuritur i poetit
për ta parë atdheun e lirë, vendlindjen e dashur me njerëzit e urtë e punëtorë.
Autori ka dhembjet për njerëzit që ikin nga vendlindja dhe atdheu i dashur e i
shtrenjtë. “Në këtë rrafsh poetik janë domosdoshmërisht të pranishme edhe
ngjyrat e identitetit tonë. E kuqja dhe e Zeza
që shpesh herë dhe domosdoshërisht janë “stoli”, gjallëri dhe përtej
kësaj, janë edhe identiteti ynë i përjetshëm. Autori, Arben Kurteshi është një
misionar dhe vizionar për të ardhmen. Ai (autori) shpreson që një ditë të
shkrihen këta kufinj të dëshpërimit për shqiptarët. Ja si shprehet në disa
vargje të poezisë së tij me titull: “Toka jonë”: “Kur vjen ajo ditë/ Ta shoh të
lirë/ vendin tim? (f.3). Poezia “Vendi im”është këndim lirik i poetit që e
përshkuan vendin dhe shtetin nga vjen autori. Kjo poezi na përkujton shumë
poetë tanë të Rilindjes, të cilët, nëpërmjet vargjeve e veprave të tjera
letrare, identifikoheshin me vendin, atdheun e tyre, Shqipërinë MËMË. Poashtu
edhe këtu poeti identifikohet me vendin e tij, Kosovën. Poeti i veprës “Tingujt
e zemrës” rrëfen në vargje se aty e ka edhe Nënën, që është pjesa më e dashur e
tij. Në anën tjetër, poeti e përshkruan natyrën e Kosovës. Dëshira e tij është që Kosova të përparojë e të rimëkëmbet,
e jo të vuajë si më parë nën okupimin e huaj. Ja si këndon poeti në poezinë
“Vendi im”: “Kosovë quhet vendi im/ Aty ku edhe kam/ shumë besim./ Kosova është
vendi im” (f.6). Këto tri vargje na kujtojnë Naimin e madh dhe dëshirat e tij
për shqiptarët dhe Shqipërinë natyrale. Ky mall e ka prekur dhe ka ndikuar edhe
në shpirtin dhe trurin e poetit. Poezia e tij: “Vendlindja”, rrëfen qartë kurbetin dhe mallin e
kurbetçarit për ta parë e qarë hallet miqve dhe të familjarëve, e poeti, shton:
“Vera gumëzhin/ Sa shumë mërgimtarë/ Përqafojnë familjen/ Kohë të gjatë s’janë
parë. (f.7). Po ashtu, te poezia “Lot gëzimi”, poeti loton për ta parë Kosovën
e bukur, ashtu si nuse e re, e cila e hijeshon botën me njerëzit e saj. Vargu i
poetik, ia thotë: “O qiell i kaltër/ Na jep forcë në shpirt/ Ta ndërtojmë këtë
vend/ Të shohim pakëz dritë”(f.11). Kjo poezi të përkujton vargjet e Naimit e
poetëve të tjerë rilindas. Ndikohet edhe nga poezitë e Luigj Gurakuqit, i cili
shkroi poezi për stinët e vitit. E, poeti, Arben Kurteshi, shton në vargje:
“Unë jam e bukur/ Plot ngjyra-ngjyra/ Kur të vij unë/ Bleron natyra” (f.54). Prof. Shefik Shkodra,
recensent i veprës, tha se, ky djalosh i ri, që vjen nga Zvicra për ta
promovuar veprën e tij në Kosovë, e jo atje larg ku jeton e punon, sigurisht e
ka shtyrë dashuria e madhe për ta parë familjen, vendilindjen e Kosovën e lirë.
“Vepra “Tingujt e zemrës” është vepra e parë lirike e Arben Kurteshit, punëtor
në botën e jashtme. Si fillestar, ky djalë më bëri përshtypje për përparimin e
tij në vargimin e fjalë së shkruar. Motivet e kësaj vepre poetike janë nga
ndikimet e drejtpërdrejta të jetës: përkushtimi është shfaqur për vendlindjen,
për prindërit, për gjendjen sociale – politike; për atdheun, për fëmijërinë
etj. Janë poezi të një stili të hapur si zakonisht për fillestarët. Më mban
shpresa se, ky i ri gjilanas, por që jeton në Zvicër, në të adhmen e afërme do
të ketë suksese në krijimtari letrare. Unë shpresoj dhe, një ditë prej ditëve
të ardhme, ai do të jetë një krijues i suksesshëm...” Në fund autori i veprës,
Arben Kurteshi, tha se, e kam pak si vështirë të flas tjetër, nga ato fjalë të
ngrohta që lexuan parafolësit e mi, sepse ishte një vlerësim profesional i
tyre. “Unë si mërgimtar, tash e 24 vjet, jetova në vend të huaj, Zvicër. Jam
djegur e përvluar larg familjes, larg vendlindjes e atdheut tim tash të lirë.
Dihet se, ky mall i mërgimtarit është mall e dhembje që del nga thellësia e
shpirtit. Pra, poezia ime është vaj i margaritarit, e cila shënon “ngjarje” të
dhimbshme e të përjetuara të njerëzve që jetojnë e punojnë larg atdheut e
vendlindjes”. Në fund të kësaj ngjarje kulturore, autori tha se, jam shumë i
kënaqur me vlerësimet e parafolësve të mi, të cilët, më dhanë nxitje për ta
dashur edhe më fort artin poetik. “Unë poezinë e dua shumë, sepse ajo më flë në
shpirt e zemër. Andaj, më lejoni të shtoj edhe këtë se, shke?ndijat e mia të
para për të hartuar poezi, vezulluan para nje? viti, ne? kohe? te? tetorit.
Ikja e shqiptare?ve, vec?mas e te? rinjve ne?
me?nyre? masive, kjo “qasje” ma krijoi dhembjen ne? shpirt pe?r popullin tim.
Ju fale?nderoj shume? pe?r pjese?marrje në përurimin e veprës sime...!”