Kulturë
Proza e Poezia e Sabit Alidemës, shkruhet letrarisht
E marte, 13.10.2015, 08:50 AM
Proza
e Poezia e Sabit Alidemës, shkruhet letrarisht
NGA RTV ILIRIA
Sabit Alidema ka lindur më 1939 në Pozharan. Shkollimin fillor kreu ne vendlindje, kurse te mesmen gjimnazin ne Gjilan,studimet për Gjuhë dhe Letërsi në Fakultetin Filologjik në Shkup.
Shkruan dhe boton ese, artikuj dhe shkrime kritike në shtypin shqiptar.
Jeton në Pozharan- viti dhe Paris.
E në fakt të thuhen këtu në këtë intervistë përfundimet e studimit më duket e pamundur, por mund të them një gjë, jam ndier e plotësuar dhe i kënaqur me studimet dhe gjërat që kam përfituar në atë periudhë të jetës sime.
Temat, me të cilën po merrem këto kohë, ka si objektiv të njejtat shkrime, por kësaj radhe po i kushtohem krejtësisht prozaikes , me qëllimin për të sjellë një alternativë interpretuese, dhe pse jo për të bërë një rehabilitim që në studimet kritike, herë është ngritur në qiell pa argumente konkrete, e herë të tjera është hedhur poshtë duke u keqkuptuar, pra lexuesit që janë të detyruar ta lexojnë, jo pse e zgjedhin vet për ta lexuar atë.
RTV ILIRIA KUSH KA NDIKUA SI UDHEHEQES NE RRUGETIMIN TAND?
Tek une dhe ne tere familjen tone 187 antare jeme motra medicionale, mesues, ingjinjera, doktora mjeksie, droktora stematologa, doktora shkence, magjista, pharmacista u shkoluam mrenda e jasht shtetit - ka ndikuar , si një udhëheqës në rrugëtimin tone e vecanarisht timin drejt letërsisë vellau im profesor doktor Sc. Rashit I. Alidema dhe ne rrugen drejt letersise me ka shtyrë vetëm dëshira dhe pasioni im i lindur bashkë me mua. ushqyes të kësaj dëshire, në mënyrë të drejtpërdrejt dhe të tërthortë kanë qenë veçantë e jetës sime, që e doja shume letërsinë, lexoja dhe kisha prirje për të krijuar vargje patriotike dhe ti kendoja natyres të atypëratyshme dhe Luftes Clirimtare te Kosoves...
E personi i dytë ka qenë gruaja ime, Fatime Uka Alidema mesuese e cila kapasur një fuqi të pa imagjinueshme rrëfyese të ngjarjeve, sa edhe sot i kam në mendje te thenmet e saja
RTV ILIRIA Profesionizmi në letërsi, në Kosove, është hëpërhë një rrugë vuajtjesh?
E hidhur, them, për atë që s’di marifete dhe hipokrizira. Shpesh here them se nuk jem te zot per te thurr, krijuar, mishnuar shkrimin, mendimet, kritiken ne veprimtarin tone ne letersin shqipe. Une tani jam me disa ndryshime te vogla me ate qe kam qene gjithmone, edhe ate ne se i referohem perfitimeve, qe, mund te vijne nga letersia- shkrimet e fale krijimtarise se kam shpresuar ndonjehere, qe, te perfitoj ndonje gje
Nuk i kam shkruar proze e poezi asnjëherë duke menduar për sukses, as për famë e aq më pak për para. Mund të tingllojë si shumë idealiste kjo që them, por është e vërtetë.
RTV ILIRIA Për poezinë thuhet se është mbretëresha e arteve, se ajo është ari, proza argjendi e të tjerat vijnë pastaj, se poetët nuk e krijojnë atë, sepse ajo ekziston diku, poeti vetëm e zbulon atë…Ç`është poezia për ty? A mund të jetojnë njerëzit pa poezinë?
Po është e vërtetë, ka shumë mënyra të perceptuarit dhe të kuptuarit të artit të poezisë, se si poezia vjen tek unë e kam besuar këtë gjë. Për mua poezia është një terapi shpirtërore, nga e cila unë kam krijuar varësi, që do të thotë pa të nuk jetoj dot.
Marrëdhënia ime me poezinë është pikërisht, që, poetët janë në gjendje varësie nga gjuha siç mund të jetë njeriu i varur nga narkotikët. Njerëzit jetojnë pa poezinë, sepse ka plot njerëz që nuk kanë lexuar kurrë një poezi, sepse gjejnë dhe kanë mënyra të tjera të përmbushjes së shpirtit të tyre
RTVILIRIA Ju kujtohet si e konceptonit botën kur ishit fëmijë? A ka lënë gjurmë atmosfera e vendit ku u rritët në brumosjen e personalitetit tuaj?
Mbaj mend shumë çuditërisht nga fëmijëria ime, i qetë, e i mendueshëm në të njejtën kohë. Kam kaluar një fëmijëri shumë të përplasur, të shoqëruar me shumë aksidente dhe rrëzime, me bakti e me kope sa nganjëherë mendoj se si jam ende gjallë. Bota më dukej e vogël, dhe bota ime ishte fshati, shtëpija, dhe tani që bota ime është zgjeruar qoftë në aspekt hapësinor, qoftë ideor, trishtohem sepse e kujtoj lumturinë që kam ndjerë kur nuk kam ditur shumë gjëra.
Vendi ku jam rritur dhe natyra në të cilën kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime, ka ndikuar fuqimisht, në personalitetin tim, në krijimtarinë time, në mënyrën time të konceptuarit të botës dhe në mënyrën e të jetuarit. Janë gjëra të cilat shfaqen e dalin herë pas here në krijimtarinë time, e në fakt janë pikërisht ato që i japin ngjyrat dhe e bëjnë atë të dallueshme prej të tjerave.
RTVILIRIA : Si do ta përshkruanit rolin e kritikës sot në krijimtarinë te juaj e një shkrimtari? Gjithashtu thuhet se tani më nuk ka fare kritikë letrare. Mendimi juaj ?
Unë kur shkruaj mendoj vetëm për veten dhe për atë që unë ndjej në atë moment. Pra gjatë procesit tim krijues unë jam një ekzocentrike në ekstrem.
RTV ILIRIA : Roli i kritikës sot në krijimtarinë e një shkrimtari është i domosdoshëm, sepse ndikon në orjentimin e lexuesit.sa e bën punën e saj kritika sot?
Nuk është në një rrjedhë dhe as serioze sa duhet, mirëpo ka dhe një dukuri të çuditshme, se të gjithë dalin dhe ia hedhin fajin kritikës, e kam fjalën këtu për studiuesit, ata që janë kompetentë në këtë fushë, dhe askush nuk merr guximin që të bëjë rolin e kritikut.
Ka një lloj ngërçi, një lloj kritike lajkatare, ku secili që shkruan, shkruan për mikun e tij, Kritikë ka, e kanë gabim ata që mendojnë që nuk ka dhe me raste ndodh që të jetë shumë koherente për afirmimin e por kjo ndodh tek tuk, jo gjithmonë.
RTV ILIRIA : A jeni te kënaqur me pritjen që iu bë librave tuja ne proze dhe poezi?
Po jam i kënaqur. Kur vendosa ta botoj mendoja që do të numërohen me gishtat e dorës ata që do ta lexojnë librin, por parashikimet në lidhje me lexuesin në letërsi janë thjesht hipoteza. sepse reagimi i lexuesve ka qenë shumë pozitiv.
Dhe pas asaj pati disa shkrime kritike për prozen e poezitë e mia, që erdhën nga disa persona që unë nuk i njihja fare dhe që më kanë befasuar për mirë me shkrimet e tyre. Nuk dua të them gjë tjetër për te sepse ende jam duke punuar.
BOTIMET E TIJ
1. - Dallëndyshet lëshuan foletë e veta me 1958
2.- Drama Lata 1999
3.- Dragonjtë e Anamoravës 2003
4.- Njeriu me shpirt të blertë 2005
5.- Meteorë lirie 2007
6.- Rrënjë e dege 2009
7.- Bota dhe femra shqiptare 2011
° 8.- Film dokumentar Operacioni Shigjeta
9.- Lufta e Pashtrikut 2013
10.- Jeta e lene peng 2013
11.- Palca shkembi 2013
12.- Pika te kuqe ne histori 2014
13.-Pergamena e viteve 2015
Ju falenderoj shumë RTV ILIRIA
Edhe Juve faleminderit
Me 12 korrik 20 RTV ILIRIA