E premte, 02.05.2025, 09:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Hiperralizmi dhe Postmodernizmi

E shtune, 10.10.2015, 07:09 PM


Hiperralizmi dhe Postmodernizmi në pikturë

Realja ekziston, por s’është  realja ajo që  e bëri artin, është  artisti që  përmes saj prodhoj veprën.

Ese nga Ilir Muharremi

Më e vërteta se realiteti nxori Hiperralizmin. Fotografia më e mirë në botë, duhet ta tradhtojë realen. I jep një kufizim të ri që nuk e ka e vërteta. Fjala është për të vërtetën të papërpunuar. Hiperralizmi i kundërpërgjigjet ekspresionizmit abstrakt në ruajtjen e formës. Bukuria gjendet në fotografi e jo në realitet. Duplikohet realiteti me tendencë të hyjnizimit. Ky art më shumë ja imponon reales sesa që e kap në thelb realen. Lufta e këtij arti qe në përsosje të reales. Ky art i riprodhimit na çoji te momentalja dhe e shkuara. Por, kush do të krijoj pa historinë dhe momentalen. Artisti i së ardhmes i cili mund të ecën vetëm në qorrsokak. Hiperralizmi u ngarkua me tension dhe nuk e kishte qëllimin te revolucioni ose te kontestimi i gjesteve të piktorëve si Mondriani, Mone, por tek shokuesja. Artisti Hiperrealsit është ndërmjetësues ndaj objekteve në natyrë dhe ndjenjave personale. Hiperralizmi nuk nxori ndonjë veçanti ose vizion të së ardhmes, përsosi dukjen dhe krijoj raport mirësie ndërmjet njeriut dhe veprës. Njeriu këtu ndjehet i lirë të gjykoj, por edhe komod të jetoj me veprën.

Nëse arti i viteve ’70 qe avangardë mund të pajtohemi me thënien e Akile Bonito Oliva që është një fjalë pa kuptim. Ky art ëndërronte shkëputjen e që në ditët tona është e pamundur. Nëse artisti pretendon ta rikrijoj të kundërtën, menjëherë ndërton koncept evolutiv. Sandro Kia tentoj ta gjente pikën zero të krijimit. Zeroja nuk ekziston dhe ky kthim qe i pamundshëm. Nëse zeroja ekziston, në tërësi kuptohet qëllimi i botës dhe i artit. Ndoshta në vetvete pa u kthjellë në realen kemi pikën zero, por shprehja dhe vërtetimi i saj ekzistues shkëputet sapo distancohet nga vetvetja. Për të kuptuar esencën e një vlere, duhet distancuar nga vetja. Bukur e thotë Oliva se arti i viteve të fundit ka rizbuluar. Rizbulimin nuk mund ta quajmë krijim, por tendencë për përkryerjen e reales e cila gjithnjë ishte ashtu si në rizbulim. Vetëm se në këtë kohë artisti gjeti kënaqësinë në aktivitetin e tij rizbulues. Oliva kthen artin drejtë brendësisë së individit, aty prek historinë e tij dhe historinë e gjuhës dhe kohës. Arti problematik është tiranë i kohës dhe e kundërta e saj. Nëse arti mbetet histori dhe gjuhësi, atëherë të dyja lartësohen dhe fuqizohen ndonëse pa të vërtetë shkencore, por përmes bukurisë dhe kënaqësisë. Sepse më shumë kjo na mëson sesa na detyron të ndjejmë. Ky art teknik i privilegjuar në teknikat e kohës më shumë qëndron në prekje të produktit. Arti i kësaj kohe përmes Xhozef Bojsit u bë si mjet i revoltës. Revolta bëhet edhe mjetë estetik. Revolta këtu shërben ta çlirojë botën moralisht dhe psikologjikisht nga historia. Bojsi arsyeton artin e materies të cilin e nxjerrë nga një gjendje kaotike me tendencë për t’i dhënë formë. Prapë artisti këtu modelon dhe nuk mund t’i ik rrjedhës së historisë, duke e socializuar skulpturën. Arti mbete në universin e mbyllur. As Bojsi nuk mundi të kap figurën e vërtetë të unit të tij. Ta portretizoj në skulpturë. Loja e tij që terapeutike dhe paqëtuese. Njëkohësisht ai është shumë autobiografik, vetëm në pjesë sipërfaqësore të jetës së tij. Instalimet që i veçon në vepër janë simbolike dhe metaforike. Ai krijon artin përtej hapësirës, me zgjerimin e fjalës dhe lojës. Qëllimi është ta kthej publikun në imazh, e imazhin në art tejkalues. Ai bënë ribashkim të vetes, formës, publikut dhe komunikimit. Transformimi i botës bëhet kur artisti i bashkohet publikut. Njeriun këtu e gjejmë kudo, arti ekziston me të dhe vdesë me të. Bojsi na dërgon në unitet dhe çdo gjë mund t’i shërbejë artit, çdo njeri mund të jetë artist.

Kur artistët u munduan ta kthejnë në pikëpyetje historinë e artit, nuk dhanë ndonjë finalitet krijues. Postmodernisti Julian Shnabel më shumë veçoj një eksperiment se një vepër absolute arti. Absolutja gjithnjë vihet në dyshim sepse jeton në fenomenin kohë. Prandaj, ky art postmodern vë në diskutim gjithçka, ballafaqon gjithçka, pa ndonjë dallim hierarkik dhe këtë e dëshmon Shnabel. Nëse postmodernisti nxitët nga gjithçka, atëherë ndjenë edhe nostalgji për mitet. Vetë ky artist për tu mos fokusuar pas një stili,  konfronton të gjitha në një tablo. Prapa kësaj dukshëm qëndron një nostalgji. Por, kemi edhe trajtim të barabartë të tyre. Në këtë art nuk veçojmë ndonjë teknikë dhe ajo tashmë nuk ka rëndësi, por një histori njerëzore ose shoqërinë momentale. Asgjë nuk ndodhë brenda telajos, por në sipërfaqe ku imazhet, referencat, historia, e tashmja gërshetohen dhe ndeshën njëra me tjetrën. Postmodernia ishte kundër modernes. Modernia (pikturë shpirt material), dhe postmodernia e kundërta e pikturës, ngritët mbi atë llogari se piktura nuk mund të shprehë gjithçka. Qëllimi i këtij arti ishte ta vë publikun me realitetin e sotëm, i cili gjithnjë ishte realitet, por me pak vëmendje i kushtohej. Arti këtu krijon marrëdhënie me gjëra që i gjejmë e jo që i shpikim sikur në kohërat e vjetra. Ky art nuk krijon asgjë të re. Art i kombinimeve duke filluar nga tekstet e Platonit, Prustit, Mishosë që radhiten mbas kohës dhe përshtaten ashtu si i ndjen publiku i sotëm. Rikrijimi bëhet me forma të reja. Nëse postmodernia prezanton të pa prezantueshmën, si mund ta identifikoj forcën e identiteti si diçka e re? E pa prezantueshmja, kur prezantohet, bëhet e prezantushme. Forca e postmodernizmit qëndron vetëm në teori. Ndonëse lufta e postmodernizmit qëndron në  tentimin e dëshmisë  se ekziston e paprezantueshmmja. Këtu shkelmonim të  gjitha rregullat. Arti më    fund është  i lirë  dhe në  komunikim direkt me shpirtin. Nëse krijojmë pa rregulla, atëherë  vetë  krijim krijon një  rregull. Nuk mund ta pohojë    vepra është    e shpejtë  se rregulli, ndonëse vepra lind para rregullit, gjatë  rrugës vendosë  rregullin. Në  çdo parregullsi, ne kemi një  rregullsi. Postmodernistët nuk ofrojnë  realitete, por aluzione, edhe këto aluzione marrin të  paprekurat e reales. Nuk ka krijimtari mbi realen. Ky art e ka të  qartë  se individët mjaftë  janë furnizuar me nostalgjinë, koncepti në  raport me ndjeshmërinë . Fantazmat këta i krijojnë që  prapë  e puthin realitetin.  Lufta e tyre dështon në  momentin e tentimit për paprezantueshmën. Por, arti më  shumë  varet nga koha e tij, i reziston, heshtjen e bënë    zhurmshme, heq mjegullën, kufizimeve ua shpërndanë  lirinë . Anselm Kiefer theu heshtjen kolektive njerëzore të  katastrofës së  luftës së  dytë  botërore. Tallte Fuhrerin në  imazhe fotografish, nxori ironinë, komedinë dhe groteskun. Ky qe një  rrëfim çlirues. Këtu arti zgjoj historinë, përmirësoj ngjarjen dhe iu nënshtrua bujës kolektive. Artin më  shumë  e respektoj si subjekt sesa si objekt, atë    e mendonte Kieferi. Nëse shpirtit i japim formë , dhe çdo brendësi pranon këtë  njohje dhe jo në  masën e plotë , ky është  art i përjetësisë  subjektive. Kiefer na kthen    fëmijërinë  e hershme me forma    modernitetit. Ai më  shumë  prek sipërfaqen se thelbësoren. Forma valëvitet vetëm në  momentalen. Kurse përmbajtja është  narracion historik. Këtij artisti i mungon e ardhmja. Arti është  çlirim nga e kaluara, ndonëse me një  bashkëveprim shfrytëzues, ndihmues për shkallët e së  ardhmes. Jo vetëm në  aspektin estetik, por çlirim dhe arritje e lirisë , dorëzim në  enigmën. Këtu forca krijuese bëhet më  shumë  vepruese dhe do të  eliminohet mundësia e ripërsëritjes. Nëse ndodh ripërsëritja, ajo vjen nga vetvetja. Domethënë , arti vlerësohet si subjekt e jo si objekt. Si objekt vetëm për të  hyrë  te subjekti. Edhe subjekti duhet të  ngre një  pyetje për një  përgjigje.

Vepra e artit lind nga artisti, një  pjesë  e saj mbetët  e paprekur nga vetë  ai, pjesa tjetër bëhet formë  dhe ndikohet nga realja. Baselitz na dërgon drejt vetëkanqësisë  dhe hiçit kur thotë: “Vepra lind në  kokën e artistit dhe mbetet në  kokën e tij”. Sipas tij, publikun nuk duhet menduar. Ai shton më  tej se vepra nuk e ka vendin në  muze ose Galeri për përdorime politike ngaqë mbingarkohet. Vepra duhet të  lind nga artisti, të  lind e them me nëntekstin e vetë kuptimit të  shpirtërores për tu bërë  imazh. Vetvetiu thellësia nxitë  komunikimin, por nuk do të  thotë se ofron përgjigjen. Realja ekziston, por s’është  realja ajo që  e bëri artin, është  artisti që  përmes saj prodhoj veprën.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx