E premte, 02.05.2025, 09:50 AM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Kredoja poetike e Adem Zaplluzhës

E premte, 09.10.2015, 04:27 PM


Recension:

KREDOJA POETIKE DHE VLERA ARTISTIKE NË POEZITË E ADEM ZAPLLUZHES

Nga Tahir Bezhani

Do isha i pa sinqert nëse që në fillim nuk e them se u ndjeva i priviligjuar  dhe i emocionuar  që mu dha rasti  të lexoj në dorëshkrim  librin poetik  të 137 –tin me radhë të autorit me një përvojë të gjatë letrare,Adem Zaplluzha. Duke ndier gëzimin rrëqethës  të rrugëtimit nëpër vargjet e këtij poeti të madh të letërsisë shqipe,dhe duke ditur një moshë realativisht të kaluar,u magjepsa pafund me freskinë e mendimit,me fuqinë e vargut poetik,me shkathësinë e gjetjeve  poetike për gëdhendjen e vargut karakteristik e të moderuar,metaforat brilante ,si gjuhë  poetike me mprehtësinë e pashoqe të mendjës së ndritur të poetit, freski e paparë rrëfimi.

Në librin më të ri poetik të autorit Adem Zaplluzha,”Enigmat e kashelasheve”,që nga poezia e parë e deri në atë të fundit,rrahin pa ndërprerë, si me çekan, temat univerzale të aktualitetit tonë kombëtarë.

Pra,penda  e mprehtë e autorit Adem Zaplluzha,depërton deri në thellësi shpirti,edhe përmes grimcave si pjesë përberëse e tërësië,si filozofi e jetës sonë,për të mos i shpëtuar asgjë nga logjika dhe filozofia e problematikës sonë,duke  trajtuar me shumë kujdes e me elegancë artistike poetike, tërsinë e jetës. Ky është edhe boshti poetik,mendoj,filozofija zaplluzhiane,që përmes ideve të konsoliduara e të konstrukturuara artistikisht,të na prezantojë denjësisht peshën poetike të ndjësisë përceptuese shpirtërore. Mendoj se ky është edhe misoni i krijuesit,sepse aty zihet dhe shpërthen si vullkan dhimbja njerëzore ,dashuria,të konceptuara në brumosjen e egos poetike. Në vargjet”nëpër kujtesën e gjelbrimit/kaherë po rrjedhin dallgët/e çmendura të prroit”.Janë këto vargje joshëse e plot muzikalitet që prekin një moshë,një kohë që “kaherë po rrjedhin dallgët”,ku vërehet një  kohë e kaluar kalvareve të jetës,por i pa epur asnjëherë.  Në vijim të trajtimit të temave poetike nga poeti Zaplluzha,vërehet një zjarr i brendshëm për dashurinë e sinqert të njerëzores mes njerzëve,ku e cilëson si vlerë,si domosdoshmëri jete,si fryt kombi për të prosperue e hapërue tutje,kur thot:”po të ishin mundësitë në dorën time/mbarë njerëzimin/e kasha mbështjellë me dashuri/s’kisha lënë asnjë shteg për urrejtje/në shpirtrat e venitur të luleve”. Një sublimitet poetik,një trokitje e fuqishme në ndërgjegjien njerëzore  për një epokë pa ngatërresa,pa gjakderdhje,e do poeti një botë plot dashuri njerëzore,pa urrejtje. Mendoj se në këso rastesh te një fuqie shprehëse poetike,vërehet një skematizim individual i të menduarit dhe shfryrjës poetike,ku mesazhet(porositë) mbesin ikonë në ndërdijen krijuesëve të mëdhenj. Këto vargje formësojnë  kredon poetike të autorit,e në këtë rast të poetit Adem Zaplluzha,frsekia e te cilit, na motivon e frymëzon skajshmërisht.

Edhe te krijuesi Adem Zaplluzha,sikur tek të gjithë krijuesit kudo,tema e dashurisë është si e pa tejkaluar,një copëz jete ku gërshëtohet kujtesa,malli e mosha rinore. Kur vërejmë këtë motiv tek poezitë e poetit Zaplluzha,disi, ndjejmë një kohë të ikur moti,por që kujtesa lavron  hullive të kohës  dhe na paraqiten pamjet e ikura,si me vargjet tejet të bukura si këto:”nesër kur të dal në qytet/do u tregoj të gjithëve në kafene/sa fort të dua/të dua moj zanë/më shumë se frymëmarrjën time”.

Në librin më të ri të poetit Adem Zaplluzha,”Enigmat e kashelasheve”      ,bota e tij e brendshëme riciklon motive kohore të përjetuara thellë si person, por edhe si kolektivitet,të ekspozuar përherë para të keqës me ndjekje, burgosje, vrasje,pra përherë rrugëve të errëta të rrugëtimit. Këtë fenomen të tillë zoti Zaplluzha e shprehë në vargje me një mjeshtri të rrallë,deri në thellësi shpirti:”Mes mureve gri ballë për ballë  u takova/me te gjitha kohët e britmave/nuk ka gjë më të trishtueshme/se ta ndien pranë vetes vdekjen/kur ajo afrohet si një bishë e çmendur”,ose elemnti i varfërisë:”tryezës së vjetër larg i ndihej gogësima/vetëm lulja në vazo ndjehej e vetmuar”.

Poeti Adem Zaplluzha,autorë i shumë veprave poetike,krijues me një përvojë të gjatë,i ngjeshur me dije letrare,njohës I rrethanave kohore,që moti e ka të formësuar filozofinë krijuese me një shtrirje të gjërë te shtresa e lexuesve,ashtu që cilido nga ne,

që rreket për ta lexuar e studiuar veprimtarinë letrare të këtij krijuesi,ndeshet në shumëlllojshmërinë e temave,motiveve të thurura bukur e me shkathtësi për qështjen madhore kombëtare,në mënyra e forma të ndryshme,varësisht nga aftësia e të kuptuarit në realcionin krijues-lexues. Këtë e them duke u bazuar në fenomenin poetik të poezisë,si art ndijor, se ajo “ndjehet e nuk spjegohet”,prandaj,sado të përpiqemi të vejmë në pah elementet e një bote të brendshme,prap se prap,mbeten të pa spjegurara edhe shumë gjëra,të pa thëna,nga se poezia që buron nga shpirti,vetëm shpirti mund ta thot  kuptimin e saj, nëse flet…. Konkretisht,për autorin dhe veprën më të re,”Enigma e kashelasheve”,mund të themi lirisht se është  një pëlcitje shpirtërore,e ngacmuar nga rrethana të jashtme njerëzore, për ta shkruar me një mjeshtëri mendore. Me këtë mënyrë shkrimi poetik,rezistohet ndaj ngacmimeve ku lindin  idetë për t’i lënë edhe porositë njerëzore përmes artit,sidoqoftë ai,si shkathësi e mendjes njerëzore. Poezia ka një mister mbi të cilen jo vetëm komunikohet,por edhe ndërtohet si art, e ai është figuracioni,metafora e cila sensibilzon ndjenjën shpirtërore të lexuesit. Kjo cilësi ka  bazën në krijimtarinë e përgjithshme të poetit  Adem Zaplluzha,e posaçërisht,në librin më të ri ”Enigma e kashelasheve”. Për fund,si e përshtatshme,si gjetje për krijimtarinë e këtij poeti të vlerave të mëdha,më erdhi në mendje të parafrazoj një thënie të Pushkimit:”Ndjenjat nuk mund të kuptohen-ato vetëm mund të ndihen,sepse vetëm ndjenja është e aftë të prekë zemrën,dhe vetëm zemra mund ta pasqyrojë fisnikërinë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx