E premte, 02.05.2025, 10:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Pikë në zemër

E enjte, 08.10.2015, 04:54 PM


Neki Lulaj

 

PRITA MIKUN

 

Si për çudi

Një mik i shtrenjtë ma  dërgoi lajmtarin

Ma le portën hapur

se do vinte dikur natën  vonë.

Ishte  ftohtë

ah si frynte  atë dimër njaj murlan

Mbtea  duke e pritur

me fanarin ndezur në dhomë

 

Duke futur dru

bungu ndizej në prushnajën tonë

Se doja ta gjente

sofrën e mbushur dhe dhomën e ngrohtë

Isha i uritur

të beja bisedë  me dikend në këtë të ftohtë

Se pas mesnatës

rritej  streha e stapit e akullit deri në tokë.

 

Prita gjatë e gjatë

prita gjer sa u zhyta në thellësi

Gjatë natës tymi i cigares

i bëri njëmijë rrotullime në atë dhomë

Shtrëngata

i përplasi dyert e vjetra në shkundullimë

Ah, miku

më humbi me errësirën e natës që sterron

 

Mbeti

vetëm fjala e lajmëtarit atë natë të ftohtë të gjatë

Oh,

Nuk u pamë me sy e as nuk bëmë fjalë asnjë çikë

Kur zbardhi drita

urinë time e kuptova se ish udhë  pa udhëtarë

Ishte

dashuria ime për të pasur në sofër miq

 

Krejt vonë e kuptova

Se ky ishte vegimi i shpirtin tim

Mikun

që e prita kurrë më nuk e takova……

E vegimet e mia

për miq i dua  si bukën e sofrës

Gjithmonë

miqtë e mirë i kërkova

 

 

PIKË NE ZEMËR

 

Ndarja shpupurish prushin e zemrave që prushojnë

E muret  e shpirtit lahen me ujin kristal të hënës

Pikë në zemër më mbeti, u ligshtuam fort

Atë ditë gushti ndarja kishte marrë shtegun e ëndrrës

 

Mbi gurra jete prej guri nga ndarja loti ia kaloi detit

Ditët e numëruara vrapuan si era,si një kalë i pashaluar

Bashkë  i grrithëm pak këto  vite të ikura të kurbetit

Na sëmboi në zemër kjo temë e imponuar

 

U kthyem te  adoleshenca  e zbritëm nëpër zgafella shpirti

Nxorrëm nga kujtesa  fëmijërore ditët në prehërin e etërve

Nga ajo ditë, ah,  në gjokse ndryshe zemra  shkrofëtiti

Pse dasmat i bëmë në dhe të huaj   larg trurit, larg bjeshkëve?

 

Edhe  zhgunat e mallit, edhe vuajtjet  i patëm atje nën qiellin gri

Dhashtë Zoti vdekja (jetë) në arkëmort të na vijë këtu

Në tokën e prindërve tanë që i  bekuan perenditë

në këto shtigje ku bukës një ditë i thamë bukë

 

Heeeej si e merrja dikur këtë metaforë kurbeti tërë plagë

Kur shihja atë ndarje të kurbetçinjve nga pragu i odës

Sytë u mrrolën si mjegulla mbi Dugaxhin, mbi Rozafë

E mbi Bunë pa shtrëngatë bjen një shi i madh lotësh

 

E Nana shtatë ditë  në sofër pjata e lugë i len aty të ngatë

Pikë në zemër më mbeti, si gur që e mban një zemër e fortë…….

Thaj lotët si gurrë e pashterrur  mbi tullat e faqeve rrëkajë

o vëllau im i vogël, banor i ri në tokën e largët të pagojë.

 

M’u bënë shumë figura xixillonja  në sytë e ngrohtë

Ndjenja mashtron arsyejen, kur ndarja dhembje  ka

Mbi fytyrat e ndarjes kishte ra një tisk i hollë.

Unë plaku i thinjur isha bërë dimër me borë në Sharr.

 

E ti ishe bërë sugari, kuqëlor  trëndafil i pari

I shtrënguam fort duar dhe  zemra në kraharor

hej po pika e zemtës do na ndrijë si pishtari

Ani pse ti ike në Amerikë e unë në Europë.

 

 

XHANI I GJYSHIT

 

Ti je zile shkollë abetareje me 36 shkronja të ndriçuara

Që trokun e zemrës sime e ke shaluar pa kthim

Si gan si dafinë, si sy dielli në qiellin e praruar

Të shpleks fytyra si buza e hënës me trishtim.

 

Ti  emrin nga Baba në gjysh  ma ke dhënë mua vit pas viti

Je botë engjëllore, me ty jetoj qindra  çaste hyjnore

Edhe kur me kaplon malli për atdhemirin

Dhe loti kur më rrjedh si krua nëpër faqe në mote

 

Ti më shtrëngon me duart e tua të vockëla

Je harmoni shpirti, o nipçja ime e mbarë

Me ty nuk më shpërblen  as ari që ka bota

Me ty  harroj mallin e gurrës  e aromën e bukës pogaqe

 

Harroj orën e babës që e mbante te shtrati, te ara

Harroj edhe fanarin që rrinte varur te grazhdi ku vritej nata

Harroj edhe higëllimën e kuajve të lama

Harroi çka more

nuk harroj se di vetëm xhëxheza dhe përralla

 

Se ty të kam te zemra, ti më je vig lumi në kalim

Ti qe ecën i sigurtë mbi vaun e shpirtit tim

Je engjëlli që i  lëshon dritëhije shpirtit tim

I bukuri i gjyshit je xhani im…

 

 

VAJZËS SIME NË MEKSIKË

 

Udhët meksikane të presin me tinguj kitarash si simfoni

Do të vijë lahuta e gjyshit që jehon mes arave

Do të të shfaqet lesa e drunjtë e kullës  se gurit në Bërliq

Në zërat e shesheve do të vijë ehoja e druvarëve

 

Me këngë drejt pyllit në cingërimën e celularit

Do të vijë zërin im me lotin e ngrohtë mbështjellë

Aty , në udhë qiellore do të të kapë një lak malli

Aty ku një copë Kosove do të vijë dhe në natën e terrtë

 

Gjitë kitarat e brigjeve të të ulen në gjunjë

Një kapele kashte do të të vihet bukur në flokë

Motërmira Albianë do të të vijë dhe në gjumë

Plisi i bardhë si ylber syrin do të ta gëzojë.

 

Do të të vijnë mollëgjylet e Bërliqit atje larg.

Si mollët e dasmave, si mollët e gjyshes në sepet

Babagjysh Halili do vijë me një fyell të lashtë

Gjyshe Ajna do të sjellë një bukëmisri valë të nxehtë

 

Nënë Fetanetja ta ka ruajtur një ftua një shami me ngjyra

Lumëbardhi do ta hedhë vetëm për ty një palë ujëvare

Në vise të largëta kurrë të të mos ligshtohet fytyra

Kurrë të të mos shuhet kujtimi për gurët në varre.

 

Atje do të vij dhe unë me vargun e brishtë e të ngrohtë

ngrohur mbi një zjarr që dhe lotin e burrit ma fsheh

Ariani dhe Aurela le të marrin fjalë urimi si kurorë

Të jenë flamurtarë të një ëndrre që i jep gaz dhe jetë

 

Do të vijnë vëllezrit Adriatiku dhe Armendi

Me një frushkull buzagazi dhe një buqet trëndafillashl

Do të vijnë,…….d……të….v…..d…



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx