E premte, 02.05.2025, 09:50 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Dritëro Agolli - "Nderi i Kombit''

E shtune, 10.10.2015, 07:02 PM


Poeti Dritero Agolli ,"Nderi i Kombit"

titani i tiranise, i pavdekshem mes nsesh

Nga Luan Kalana, SHBA

.."Kur nga gjumi do te zgjohesh dhe nuk do te shohesh me diellin: O do te kesh vdekur [por jo ti je i pavdekshem] O je Dielli vete!" - Jim Morrison

-Te shkruash per te madhin Dritero, eshte shume pak, pasi vepra e tij madhore e voluminoze me vlera te pasura e te pakrahasueshme per te sotmen e te ardhmen e kombit tone e te njerezimit, eshte nje thesar i cmuar kulturor, ne plejaden e shkrimtareve moderne, te ers se re. Dritero Agolli, kollosi gjigandi, gjeniu i letrave shqipe, homeri i gjalle e i vertete jo vetem i Shqiperise por i mbare qyteterimit modern, qe ka bere epoke, ne kufijt e dy shekujve, e qe i ka kenduar tere jeten njeriut si qenia me e pasur e planetit, qytetarit modern e te civilizuar, shqiptarit, vendlindjes e shoqerise, me te gjitha plaget e saj, e qe i ka thurrur hymne poetike Shqiperise nje hallemadhe shekullore, si nje Iliade e diteve tona, me vlera madhore, nje vend i vogel, por me nje komb te madh e ne zemer te Europes.. Duke biseduar me nje nga mesueset amerikane Mrs. Joenn, ketu ne Amerike, kur shkonin ne shkolle per anglisht iu lutem asaj por edhe vete ajo ishte e interesuar per Shqiperine, vecanerisht per letersine, nje hulumtuese, per autoret tane e krijimtaria e tyre sa njihen e sa jane te perkthyer ne gjuhet e huaja, si Gjergj Fishta, Naim Frasheri e vellezerit e tij, Mjeda e Cajupi, De Rada e Asdreni, Migjenin, e te tjere te diteve tona. Ajo pas nje jave na permendi, Faik Konicen, Fan Nolin ne anglisht, Sejfulla Maleshoven ne frengjisht, Petro Markon ne spanjisht e te tjere. Me te perkthyerit ne disa gjuhe te huaja jane Ismail Kadare e pastaj vijne me rradhe Dritero Agolli e te tjere. Per kete ajo kish lexuar nga nje poet i huaj, i cili thoshte se eshte nje nga poetet [per Diritero Agollin] me te medhenj popullore te Shqiperise, nje Homer i gjalle i Ballkanit”! Ai mbetet nje poet i dale nga balte e tokes nga shpirti i saj, ”nje plis i saj” sic thote vete. Nje talent gjigand, dhunti e mecurise njerezore, nje gjeni i letrave i ndjenjave shpirterore, i fjales se arte, qe flet me gjuhen e zemres, nje lider urtesie i paqes mbitoke, nje qytetar i thjeshte shqiptar, vellai i gjithe vellezerve. Ralle gjen ne bote nje shkrimtar nje gazetar qe ta kete shkelur pellembe per pellembe vendin e tij e qe te jete ulur me ta per te qare hallet e varferise, si hallet e shtepise, e pastaj te shkruaje e t’i ngere ata ne pediestal, personazhet e veprave te tij, nje Milosao i diteve tona. Nje mendjenditur e trim, ralle bashkohen keto dy cilesi tek nje njeri, per te drejten, per paqen. Poeti i historise se Shqiperise te shenjte te shtrenjte, te lashte e etnike, te pasur e krenare per cdo kombas. Nje nder lideret e demokracisete vjeter e te re, udheheqesi shpirteror i masave te ulte te medha te popullsise qe ka bere e bejne historine e kombeve e te shteteve te planetit toke Prandaj jemi krenare dhe e therasim babai i letersise se re e moderne, i letersise e i pozise popullore, i madhi Dritero! …Ai eshte nje muze i gjalle tipk i popullit shqiptar, me krijimtarine e tij voluminoze e te pa shtershme, nje shiptar i mencur, trim e paqedashes, per liri paqe e demokraci, shembull per tere njerezimin e sotem e te brezave te ardhshem. Ai eshte nje artist i kalibrit boteror, qe me gjuhen e penes, ka levruar te gjitha llojet e gjinite e letersise, te artit te madh te popullit, njohes i thelle e realist, qe kritiket me me ze e kane veshtire ta kategorizojne, shkrimtar apo gazetar, publicist, poet e apo prozator, novelist apo romancier, komedian apoi fabulist, dramaturg apo skenarist filmash qe produceret mefamoze sot ne bote, do ta kishin zili te prodhonin filma me skenaret e tij poetike e letrareteper njerezore e realiste, e jo te fabrikuara. Keto jane vetem disa vleresim nganje qytetari te thjeshte te nje lexuesi, te nje ish nxenes e student i tij qe tere jeten s’mund ndane se lexuari librat e tij, si buka qe hame krijimtaria epoetit si nje ushqim i shpirti, qe as s’mund te krahasohen me vleresimet e njerezve te medhenje, lidereve e personaliteteve te letrave e te letersise, te kritikes e te historise boterore Dritero Agolli bashke me bashkekohesin e tij, I. Kadare jane dy kolloset me te medhenj te letrave shqip, te letersise moderne boterore, qe po bejne epoke ne kufijte midis dy shekujve, te cilet meritojne vemendjen e interesin per cmimin Nobel, pavaresisht se jane te dy binjake te historise, apo nga nje vend i vogel, apo se fame e tyre zbehet nga hija e megallomaneve te evropes plake... Le t’i leme vleresimet tona, le te gjykoje historia e brezat e ardhshem, por as edhe ne bashkekohesit e tij, s’duhet te rime goje mbyllur. Le te zbresim me kembet ne toke, si nje poet gjeni, flala e tij ne poezi, ne varg, eshte si note e nje pentagrami pa mbarim, ai kendon nuk shkruan, flet shpirti, zemra e tij, prandaj ai eshte i lexueshem i kuptueshem, komunikues me masat e gjera te popullsise, me hallet e tyre. per brengat e vet. As i thuri ai Himn Shqiperise, ne poemen madhore, me mire se kushdo tjeter deri me sot, qe eshte me shume se nje dokumente me vlera historike se sa letrare, nje thesar i pasur e i trashegueshem, kulturor e e artistik, moral e politik, per ne sot bashkeudhetaret e tij, por edhe perbrezat qe dote vijne. As i kendoi ai baballareve si asnje tjeter, si nje birbesnik i saj, duke na dhene nje mesazh edhe per te ardhmen, per dashurine, respektein e krenarin per prinderit tone te shtrenjt. Nje filozof, nje sociolog qe mbron shoqerine e sotme, duke ruajtur familjen e prinderit, si berthama esaj, e paprekshme, si nje progres per shoqerine ne te ardhmen. Ai eshte nje shkrimtar shume dimesional, nje gjeni i vertete qe ka skalitur e pikturuar shpiritin e njeriut e kesaj qenie me te larte njerezore As eshte ai nje shkrimtar i madh qe ruan e dashuron origjinalitetin, vendlindjen, e i kendon asaj me pasion, e ne menyre brilante si nje kengetar ze embel, Devollit, ne poemen e tij te dashur edhe per vete poetin, ”Devoll, devoll” duke e ngritur ne pediastal ate e devolliun ne nje monument madheshtor, nje obelisk yjnor…. As eshte ai nje shqiptar, nj devolli me taban, e teper krenar per vendlindjen duke deklaruar se eshte devolli, se kjo toke, kjo fushe, ky lume, keta fshatare bujq mjeshtra, keta baballare e nena mjeshtra te medhenj artiste e punetore, e bene ate shkrimtar, kjo toke, ky plis, e qe vete e deklaron ecdo here e prehet per te e per ata. As eshte ai devolli, ai shqiptar, kur thote per lumin e vogel Devoll, per gurgullimen e tij, qe eshte me forta se ajo e lumenjeve me te medhenj te botes, se Nili, se lumenjte e Rusise e te Amarikes. As eshte ai nje patriot e atdhetar i madh, edhe kur thote qe deshira ime ka qene te behesha mesues, profesor qe te mesoja femijet e fshatit, tua mesoja gjuhen e bukur shqipe qe s’ka me te bukur ne bote se ajo. [Kete deshire ia plotesouan me qindra e qindra mesues qe sherbyen jo vetem ne fshatin e tij por edhe ne fshatra te tjere te Devollit[ashtu sic ndjehem edhe une krenar e modest qe kam sherbyer ne shkollen e Menkulasit disa vite, si mesues i gjuhes e i letersise duke i mesuar niperit e mbesat e tij], Si nje shkrimtar i vertete, ai ngrihet, me lart se poltikat e sistemet, se i tille eshte shkrimtari, sic pohin edhe ai vete, nje qeniee vecante. Shkrimtaret e artistet nuk i perkasin sistemeve e politikave, por historise, e, ata ndikohen vetem nga rymat e epokat letrare qe jetojne, sic eshte edhe ai nje shkrimtar i ndikimeve letrare e te autoreve te lindjes e te te perendimit e as nuk duhet ngaterruar me ate punen e rendomte si qytetar, per te marre nje roge, per t’u ushqyer e per t’u veshur, per te ritur femijet, duke i sherbyer nje shteti a nje bisnesi, nje partije a nje pronari, se ne fund te fundit sic thte edhe fjala e urte popullore shqipe, nje pervoje e mencurise shekullore, njeriu matet nga puna, nga veprat e jo nga guna…. As eshte Dritero Agollinje parashikues i mencur i te ardhmes, Vetem njerin krijim te tijin te permendim romanin “Shkelqimi i e renia e zotit Zylo” qe ironizon e satirizon me nje humor te thelle grotesk, personazhet e situatat, na pershkruan hapur s’eshte shume veshtire per te kuptuar, renien e mbarimin e te ashtuquajturi sistem socialist-komunist, jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Europe ne te gjithelindjen. Per ne vishocaret ka vlera specifike, pasi Dritero Agolli, si shume artiste e shkrimtare te shqiperise si Fatmir Gjata, Dhimiter Shuteriqi, Sterjo Spase, Sotir Andoni e te tjer. kane erdhur e vizituar ne fshat, kane ndenjur jo vetem me dite e jave por me muaj te tere qe benin punen prodhuese, duke u miqesuar aq shume me fshataret e duke u bere si banoret e saj. Mbajme mend ne femijte kur rendnim pas nje traktori me goma qe kish erdhur per here te pare ne shqiperi dhe e mesonte Driteroi, sa mire ngiste, e mesoi, menjehere, pa le kur shruanin per Vishocicen, per ne, ne shtypin e kohes sa kenaqesi ndjenim e mbureshim me te.. Me krijimet, me artikujt e shumte ne shtypin e kohes, dhe me fjalen e gjalle, ai bie me force kembanave dhe jep alrmin per shkaterimin e sistemit te vjeter e per kalimin paqesor ne sistemin demokratik duke u bere keshtu nje nga lideret e aktivistet kryesore e te mencur te demokracise, qe me pas do te behet edhe kryetari parlamentit te pare demokratik ne shqiperine re. Ai mbete nje pishtar udherefyes i mendimit demokratik dhe i urtesise popullore ne te gjitha proceset demokratike e ato te tranzicionit, duke qene realist i cilter, i guximshem e i hapur, e largpames per te ardhmen, nje lider i paqes e i pajtimit kombetar e mbare boterore.. Le te gjendemi prane, mendimit e fjales se tij sa e kemi gjalle, megjithese ai na ka lene testamentin e tij, amanetin e tij nepermjet vepres e krijimtarise se arte e te pasur me vlera te medha kombetare, qe mund te krahasohet me nje thesar perrallor per Shqiperine. Le te hedhim pas perden e herret qe jetoi dhe krijoi poeti, dhe te gjykojme e te vleresojme krijimtarine e tij, si nje pasuri me vlera kombetare, per kulturen, letersine, artin dhe historine ne teresi. Per te gjitha keto qe permenda si nje qytetar e lexues i veprave te tij, mendoj qe jane vleresime te thjeshta e modeste per te, te krahasuar nga vleresimet e kontributet e tij per Shqiperine e per paqen ne bote, nepermjet letersise, krijimtarise se tij madheshtore e shume te pasur boterore, nga ato te autoriteteve e personaliteteve e larta, e te liderve boterore. Kam mendimin qytetar, si nje bashkeudhetar me te, qe po ben epoke ne kufijte e dy shekujve, te koheve moderne, me rastin e ditelindjes se tij, eshte ne nderin, kenaqesin e krenarine tone kombetare, per t’i bere nje sherbese te vogel poetit e kombit, Shqiperise, ne krahasim me ate trashegimise te pasur qe po na le, ku mediat duhet te thone me shume fjalen e tyre.. Ne prag te 84-vjetorit te ditelindjes se tij [13 tetor 1931], e urojme jete te gjate me ate mendje te ndritur e largpamese qe ka edhe sot, duke i treguar edhe nje here Europes plake, e botes se qyteteruar, se nga ky truall e vatan kane dale gjeni e njerez te medhenj qe kane bere e bejne epoke, histori per te miren e njerezimit e paqen ne mbare boten.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx