Kulturë
Zyba Hysa: Letërkëmbimet e Prof. Dr. Isuf Luzaj
E shtune, 10.10.2015, 04:27 PM
Të
dashur lexues,
Në arkivat e dorëshkrimeve të Prof. Dr. Isuf Luzaj gjenden shumë letërkëmbime me personalitete të larta botërore.
“Unë nuk mund të them me saktësi se sa letra i vinin, por nuk kishte ditë që të mos merrte letra, mund të ishin 5, 6, 7, apo dhe më shumë, apo dhe më pak, por se si vepronte me to, unë nuk jam në dijeni, se ai punonte vetëm. Një pjesë të këtyre letrave e kam unë në shtëpinë time që m’i la si kujtim e më ka shkruar me dorën e tij: “Beti, vashë e vetme! Mbaji për kujtim, kur nuk do të jem më. Yt atë! Isufi”, - rrëfen e bija gjatë intervistës...
Brenda “Arkivës Luzaj” gjendet dhe korrespondenca me personalitete të huaja të mirënjohura të botës, si Sharl de Gol, Alcide de Gasperi, Palmiro Toliati, Alessandro Pertini, Stanislav Mikolajçik, gjeneral Anders Vladislav. Pa harruar letërkëmbimin me njerëz të shquar të kulturës e të letrave si Neruda, Borges, Fan Noli. Kalvari i shkencëtarit mërgimtar vazhdon. Në Argjentinë, fati e ndihmoi të bëhet mik i afërt me poetin e madh Jorge Luis Borges...” (Zyba Hysen Hysa: “Isuf Luzaj – Një Shtizë Diell mbi Atdhenë”, faqe 119 – 120)
Gjatë shkrimit të librit, gjeta dhe një kasetë ku kishte regjistruar disa poezi dhe njërën nga letrat derguar nje personaliteti te lartë amerikan, që për fat të keq, nuk e thoshte emrin se kujt ia dërgonte.
E zbardha zërin në fjalë dhe kam nderit dhe kënaqësinë ta paraqes për lexuesin shqiptarë që të reflektojë për situatat që kemi kaluar dhe për humnerën në të cilën kemi rënë.
Zyba Hysen Hysa
Shkrimtare, studiuese, publiciste
“LETËR DËRGUAR NJË MIKUT
TË TIJ AMERIKAN NË NËNTOR TË VITIN 1990
I NDERUAR DHE I DASHUR SHKËLQESË,
35 mijë vjet përpara Krishtit sipas rrezevet të karbonit 14 – të erdhëm nga ishujt e Sumatrës, pas një udhëtimi 4 mijë – vjeçar, Ilito – Thrakët, Etruskët, Maqedonët, Epirotët dhe u vendosën në shprehjen gjeografike që sot quhet Italia e Veriut, Alpet Dinarike, Vardari, Maqedoni e sotme, pjesë e Bullgarisë, Vraqi, deri në Athinë dhe gjithë bregdetin Adriatik e Jon.
Nga varret dhe hirografite u provua që flisnin gjuhen shqipe, sepse përmbi varre ishte shkruar fjalët “bukë”, “ujë”, “shiqmë”, që do të thotë shije, “gatim”, “qielli”, “gjellë” e të tjera, pra 160 fjalë të shkruara në shekullin e njëzetë nga panentollogu i famshëm Franchesk Ube dhe shoku i tij Mous profesor ne Sorbonë në vitet 1930 – 1936, unë isha nxënës dhe sot mund të themi me siguri që një Shqipëri Etnike do t’i ketë kufijtë Prevezë – Vardar, megjithëse kjo është një problem i madh ndërkombëtarë, i dashur shkëlqesë, insistoj në këtë pikë, sepse i famshmi presidenti Ëilson, qe presidenti i Amerikës që na dha nevej të drejtën e lirisë pas Luftës së Parë Botërore. Me këtë rast juve i nderuar shkëlqesë, mund të lozni një rol të madh në politikën ndërkombëtare për të ndihmuar një popull të varfër, të vogët e të prapambetur, porse trim.
Bashkimi i Shqipërisë Etnike Shlëlqesë, është një problem shumë i rëndë, por jam i sigurtë, se Bota sot ka një kuptim të qartë gjeo – pollogjik, gjeo – politik mbi ndarjen e popujvet, gjuhëvet, besimevet, racavet, zakonevet, traditavet...
Dua të konfesoj, që atdhetarizmi në Shqipëri sot është në shkallë të ulët, jo vetëm në krahasim me Europën, por edhe me Azinë dhe Afrikën, arësyeja është shkatërrimi i vlerave shpirtërore, fetare, morale, besë, nder, burrëri, drejtësi, barazi, vëllezëri, që në gjuhën ingleze nuk e kanë aq të fortë kuptimin siç e kanë në gjuhën time kombëtare, po këto janë zhdukur nga një botkuptim i një regjimi terrorist nda e sundo, përça e zotëro, uri e tmerr.
Populli ka humbur disa vlera morale dhe nuk është në gjëndje që të arrijë në atë gradë që thoni ju, shkëlqesë, sepse është ndryshe situacioni në Shqipëri, ndryshe në Rumani, megjithatë edhe me vrasjen e Chaucheskut, Rumania nuk u bë demokratike, prandaj një revolucion që nuk jep prodhimin e duhur për një demokraci, është revolucion i dështuar e me sa kam eksperiencë unë, shkëlqesë, një revolucion sot në Shqipëri do të jetë gjakderdhja më e madhe se e Rumanisë e do të ketë një konsekuencë më të dështuar se e Rumanisë. Në Rumani sot, më shumë se 50% e shtetit janë komunistë.
Dua të bëj me dijë që ndjenja atdhetare e shqiptarëve të mërgatës, që kanë ardhur nga 1944 - 1960, është e lartë se ata mbajtën të shënjta vlerat morale dhe jetuan në vendet e drejtësisë, lirisë dhe barazisë, vëllazërisë... Amerika që është vëndi i Perëndisë.
Epistemollogjia dhe fillozofia e historisë e shpjegon që popujt e kanë shumë të zorshëm epokën e tranzicionit nga një diktaturë në një demokraci ose nga një terror në liri, prandaj një ndërhyrje e shtetit Amerikan qoftë dhe diplomatikisht, do ta lehtësonte barrën e popullit për të mos arritur në rrevolucion sipas mendimit tim modest do të ishte i kotë.
Regjimi marksist – leninist – stalinist – komunist që është një kancer psiko – socio – politik, i ideollogjisë fallse të Marksit, Engelsit, ka shtypur popullin shqiptar gjatë 47 vjetëvet me në praktikë të një shoqëri gangsterësh të kryesuar nga paranojku i sëmurë në tru, Enver Hoxha, është regjimi më terrorist që ka njohur historia Universale.
Në përqindje të popullatës sonë të vogël genocidi i këtijë regjimi gangsterësh ia kalon shumë regjimit të Hitlerit, Stalinit, Mao Co Dunit, Chaucheskut. Në popullatën shqiptare 3 miljon banorë, kanë qenë afërsish 35 mijë të pushkatuar ose varur në litarë, afro një mijë të vdekur nga torturat, 2 mijë të burgosur politikë, afro 150 – 200 mijë burra, gra e chilimiqër në fusha përqëndrimi të punës së detyruar që duke vdekur dhe duke futur të rinj në këto kooperativa, mundësisht numri i lartë dyfishohet gjatë 47 vjetëvet të egërt 33 – 35 % përqind sigurisht. Shumica e foshnjevet, thuhet, nuk jam i sigurtë për këtë, na bazë të statistikavet të Kryqit Kuq Ndërkombëtar, kanë vdekur në Shqipëri nga turbekulozi për arësye se ka munguar peticilina.
Ky regjim barbar ka bërë krimin më të egërt duke zhdukur vlerat fetare të shpirtit, vlerat morale të ndërgjegjes, vlerat njerzore të nderit, të shoqërisë, bashkëjetesës, ka ndarë e ka bërë armiq burrin kundra gruas e Vice – versa, djalin e vajzën kundra prindërve, duke zbatuar një luftë kllasas që dërmoi tërësisht popullin shqiptar.
Ju kërkoj ndjesë ekselencë, që të keni durim të lexoni memiorandumin tim pak të gjatë dhe të përgjigjem këtu pikës dytë të letrës tuaj, me 12 përgjigje: Ç’është e nevojëshme në Shqipëri? - pyesni shkëlqesia juaj.
Në Shqipëri është e nevojëshme, pikë së pari abrrogimi i konstitucionit komunist të viteve 1956.
2. Tërheqja e dekllaratës që shteti shqiptar dhe populli janë ateistë.
3. Shpërndarja e Partisë Komuniste si aparet e shtetit.
4. Largimi nga detyra të oficerave, komandantë të ushtrisë e të komisarëvet politikë ndanë tyre.
5. Zhdukja e kooperativave dhe e kuadrovet të tyre.
6. Resturecioni pronarëvet atyre që e punojne dhe atyre që e kanë pasur para vitevet 1944.
7. Libreza e lirë, ndërmarrja e lirë tregtare, e çdo aktiviteti industrial – tregtar – agrar.
8. Dorheqja dhe largimi i Ramis Alisë si kryetar shteti dhe eleminimi nga çdo fuqi e Nexhmije Hoxhës, që në fakt është drejtore e policisë së politikës sekrete gjaksore, pa dalë ajo në shesh si fytyrë në aparatin e shtetit.
9. Zgjedhje të reja Pluri – partiak, si në USA, të kontrolluara në çdo lagje, katund e fusha e male nga Misioni asnjanës Ndërkombëtar i kryesuar nga personalitete Euro – Amerikanë
10. Lirija e mërgatës shqiptare, të qeverisë shqiptare në mërgim të hyjë në Shqipëri të mbrojtur nga departamenti i shtetit Amerikan që të kenë mbrojtje personale fizike, për arrestimin apo vrasjen e tyre misterioze siç është taktika e kancerit të kuq.
11. Tadio – Televizioni i Tiranës më shërbim të inkondicionar të Partive demokratike brenda në Shqipëri dhe Partitë politike të mërgatës.
12. Akses në radio “Zëri Amerikës” për qeveritë shqiptare në mërgim ti përkasë popullit shqiptarë të një procesi për një politikë shqiptare pluri – partiarke drejt lirimit të popullit nga diktatura e kuqe.
I ndershëm shkëlqesë,
Më falni që po zgjatem më tepër, por është e nevojëshme të kini një pikturë të qartë për politikën shqiptare, sepse më falni, kërkoj ndjesë, politikanët amerikanë nuk i kanë njohur problemet e Europës, aq më pak problemet e të varfërit popullit shqiptar që është vetëm 3 miljon banorë në një skutë të Ballkanit.
Pranimi i shtetit shqiptar nga bashkimi i lidhjes së Helsinkit, për të drejtat njerzore, është tragjikomedia më e turpshme e diplomacisë europiane është një krijesë e abortuar impotente, dhe me kriter anakronik. Historia nuk këthehet kurrë prapa. Trashëgimi terrorist i tragji – komedisë Enverjane, Ramis Alisë dhe Nexhmije Hoxhës, synon në perpetuacionin e atij regjimi kanceroz, nën një maskë të qelqët si qeveri reformiste dhe si e qelqtë që është, lejon të shihet qartazi akrobacia majmunore e tyre për të mashtruar diplomacinë euro – amerikane, diku naive, diku për qëllime të pa konpesueshme. P.sh: Italia pranon për shfrytëzimin e nëndheut, Gjermania për markatin importonjës, Franca për politikën socialiste.
Frika gangsteriane e Ramis Alisë dhe Nexhmije Hoxhës, për mburojë të veteranëve gjaksorë, duke përfituar nga gabimet e Ruzveldit inkopetent morën fuqinë në dorë në 1944, kur presidenti juaj, shkëlqesë, ja fali europën Lindore dhe Juglindore Stalinit në Teheran. Ajo frikë, tani në fillimin e mbarimit të jetës tyre, po mundohen me taktika makia - enveriste të shpëtojnë lëkurën e tyre dhe miljona dollarë që i vodhën popullit depozituan në bankat e Zvicrës, Gjermanisë, Italisë dhe Kubës.
Duhet të jetë turp i madh i diplomacisë Europiane “EUROPIENË” që është një term demagogjik pa vlerë fillozofikë ku politikanët naivë dinë të thonë “Revolucionarizimi i popullit komunist” Kjo është e pamundur! Vetëm ata që nuk njohën Fillozofinë e Historisë, Epistemollogjinë e Politikës e Psikollogjinë e Histriografisë, vetëm ata politikanë naivë, ose insensibël mund të mbajnë iluzionin e Kimerës së mirazhit të Saharës dhe këta popuj edhe 50 vjet nën gangsterizmin e policisë seksrete mund të demokratizohen qoftë me reforma politiken superficiale, qoftë me një rrevolucion sociollogjik pa një revolucion radikal.
E dimë këtë, po dimë dhe rreziqet që do binte një revolucion në Shqipëri.
Në kongreset e popujvbe Latino – Amerikanë, kundër intervecionit sovjetik në Amerikën Latine celebruar në Rio De Zhanero, Brazil, Buones Aires etj, bile në Angli, në Peru, Guatemala, në vitet 1954 – 1958, si në librin tim, botuar në gjuhën spanjolle “Lumenjtë zbresin të kuq” botuar në Spanjë me titulli “Los Rios Lajan Rojos” e kam thënë 33 vjet më parë që pllaneti ynë është një vullkan në erupsion këtë dua tua komentoj juve duke ju dërguar arkivat e Kongresevet, ku figuron emri im dhe diskutimet e mia...
E di mirë që sot është vonë, porse, nëse ka ndonjë tru, që ose për interese të pakompesueshme, ose për injorancë të historisë, ose për ndonjë ide e pa pjekur politike, beson akoma në demokratizimin e popullit shqiptar, këta ndryshime duhet të bëjë populli ynë Iliro - Thrak në kuptimin kronologjik për të filluar udhëtimin e gjatë të lirisë në një kohë të gjatë për të arritur, natyrish 50 vjet prapa demokracisë Amerikane Juëesey dhe një njollë neveritje në historinë e politikës Amerikanë, në qoftese këta burra shteti do ta gëlltisin kapsulën e kancerit të kuq shqiptar dhe të njohën atë shtet që përfaqëson popullin në 47 vjet të masakruar në terror.
Kini mëshirë, populli shqiptar nuk e do këtë qeveri që është në fuqi, dhe nuk e pranon, po është aparati i shtetit komunist që ka arritur të marrë shumicën e votavet e populluit shqiptar, duke e gënjyer popullim me nga një lopë e katër dhi. Populli i vobektë, i kënaqur nga kjo reformë e vogël, votoi me shumicë në favor të Partisë së ashtuquajturë Demokrate, por që në të vërtetën është komuniste që hoqi këmishën e kuqe e veshi një këmishë të bardhë. Njëkohësisht lidhje e relacionit diplomatik USA – Albania, do të bëjë një re e mjegull errësire baballarëve të kombit Amerikan, të cilët po të ngriheshin nga varret, do të pështynin në fytyrë politekanët, shtetistët, diplomatët, qeveritarët Euro – Amerikanë që gëlltitën atë kapsulë të kancerit të kuq.
Vetëm pak reforma pseudo – politike, rregullarizimi mikroskopike mashtronjëse të gjaksorëvet që torturuan, cneruan dhe shpërfytyruan një komb fisnik, nuk mund të bëjnë kurrësesi, kurrë ndonjëherë një ndryshim rrënjësor në jetën e popullit shqiptar, andaja, njohja e shtetit shqiptar sot nga shteti Anmerikan do të jetë një krim.
Reforma më radikale dhe serioze nuk kanë dhënë frute as një europën Lundore e Juglindore, as në Unitetin Sovejtik, as në Çinë, aq i tmerrshëm është kanceri i kuq.
Qeveria shqiptare në mërgjim duhet të arrijë qetë, zëri i saj i shënjtë, për një kauzë të shënjtë, liri – demokraci, barazi e drejtësi të arrijë të dëgjohet nga fuqija legjislative, fuqija juridike me aq fuqi që ta dëgjojë dhe foshnja në barkun e nënës.
Populli bujar Amerikan, baballarët e instuticionit tuaj, shkëlqesë, që po të shikojnë nga qielli, në qoftëse është e vërtetë që ka një ZOT, e në qoftëse është e vërtetë që ka një jetë përtej varrit, do të shikojnë sigurisht me mrekullinë e tija, në qoftëse nuk do të ndëgjojnë autoritete kopetentë duheni ju shkëlqesë të bëni një thirrje dëshpërimi për çlirimin e popullit shqiptar, të gjithë ambjenteve të politikës, dipllomatike, të fuqisë egzekutive, midisjare të shtetit Amerikan që një popull i vjetër i Europës prej 37 mijë vjet përpara Krishtit, erdhi e zuri vend në brigjet e Adriatikut me emrin Iliro – Thrak, kurse ai kontinentë në shumicën gjeografike ishte atëherë akoma i mbyllur, i mbuluar nënë akull.
Zoti u dhëntë juve shkëlqesë ndjenjat e sinqertë, inspiracionin e shënjtë dhe vullnetin e mirë, për t’i ndihmuar popullit shqiptar.
Me shumë nderime, miku dhe admironjësi juaj,
Dr, Isuf Luzaj
Chikago, nëntor 1990