E premte, 02.05.2025, 10:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Trim Islam Islami

E premte, 09.10.2015, 04:27 PM


TRIM ISLAM ISLAMI – BALLIST I PAEPUR

 

Nga   Livoqi i  Ulët , banorët  ku jetojnë ,

Një lagje  shkruajnë letra edhe  fjalë po çojnë –

Njerëzit me merita të mos i harrojmë ,

Figurat historike më shumë t’ i nderojmë !

 

Figurë historike , atë Islam Islamin –

Njëri ndër ballistët që nderoi vatanin !

Emri i këtij heroi t’ luftës çlirimtare ,

Që luftoi gjithmonë për kauzë  kombëtare !

 

Trim Islam Islami , nga Livoqi i Ulët –

Përpara armiqve kurrë s’ dinte t’ përulet !

N’ moshën ma të mirë ,  barbaritë  mizore –

Seç ia shuan jetën torturat çnjerëzore !

 

Torturat çnjerëzore t’ policisë sekrete

Të Serbisë fashiste ,  seç ia shuan jetën !

Është figurë e rrallë e historisë kombëtare ,

Që u la pas dore nga qarqet  prijatare !...

 

Ai Islam Islami –  ballist i përbetuar ,

Luftëtar i paepur ,  s’ dinte për t’u  frikësuar !

Luftonte fuqishëm  kundër serb pushtuesve  ,

Ishte i pamëshirshëm kundër serb dhunuesve !...

 

Nga banorët e fshatit Livoqi i Ulët –

Do t’ kujtohet gjatë trimi që s’ përkulet !

Banorët e këtij fshati me të drejtë kërkojnë –

Figurën e tij , strukturat ta nderojnë !

 

Për torturat  serbe , ndaj Islam Islamit –

Flet me lot në sy , biri i tij  Bajrami !...

Me lot kujton fjalët që i ka dëgjuar –

Nëpër oda t’ burrave nga disa t’ moshuar !...

 

“Babai im , në  luftë që kur  ishte nisë –

Kishte qenë ballist një kohë në Drenicë !

Ma vonë n’ gjitha trojet  e  Kosovës  mbarë –

Kish luftua pa droje  për Bashkim  Kombëtarë ! ...

 

Bashkë me luftëtarët e të gjitha anëve –

Ai kishte luftua  kundër partizanëve !

Ai ishte  betuar  lutje të mos pres –

Për Komb e Atdhe në çdo kohë të vdes ! “

I vendosur t’ flas , biri i Islamit –

S’ e  harron kurrë emrin e Pera Pasjanit !

I kujton torturat n’ mënyrën ma çnjerëzore –

Përmbi babë Islamin , që kishte bërë  prore !...

 

Kur erdh nga stacioni policor i Zhegrës –

Nuk e kishin njohur as fqinjët rreth derës !

E kanë rrahë me dru  krejt e kanë shkatërrua –

Me muaj    lëkurë deleje , mezi  është  shërua ! ...

 

Fëmijët e luftëtarëve që janë rritë jetima –

Mos shkelni mbi gjakun që kanë derdhë këta trima !

Mos ia bëni qejfin UDB-ës së Serbisë –

Me shkelë përmbi gjakun e trimave t’ Shqipërisë !

 

Gjaku i luftëtarëve që është  derdh si lum –

Respekt dhe  kujdesie  meriton  ma shumë !

Që emrat e tyre më shumë t’i respektojmë –

Rrugët edhe sheshet me ta  t’i emërtojmë !

 

Seç krenohen bjeshkët , fusha edhe male –

Islam Islami  mbetet  figurë e pastër morale !

Është figurë e ndritshme , shëmbëlltyrë  kombëtare ,

I dashur për t’ gjithë me zemër  atdhetare !

 

Ishte trim i rrallë , shembull i qëndresës ,

Ishte  burrë i fjalës , bujarisë dhe besës !...

Çdo gjë pozitive  n’ biografinë e tij –

Faqe begatie do t’ jetë n’ histori !

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 06.10 . 2015 .



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx