E premte, 02.05.2025, 09:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Viron Kona: Një çift mështeknash të bardha

E shtune, 10.10.2015, 07:01 PM


Viron Kona

 

Në vend të një kartoline urimi

 

Një çift mështeknash të bardha

 

(Ia kushtoj bashkëshortes sime të shtrenjtë Liljanës në 55 - vjetorin e lindjes).

 

Sot në 55 - vjetorin e lindjes,

unë dhe e tërë familja t`urojmë,

qofsh e lumtur përgjithmonë,

u  bëfsh dhe 100 vjeçe Liljana jonë!

 

Një jetë të thjeshtë kemi bërë,

dashuria thesari ynë i rrallë,

edhe mbretërit do të jepnin gjithçka,

që ta bënin për vete këtë thesar.

 

Jetojmë pa druajtje stinët e viteve,

Të nxehta, të ftohta dhe plot freski,

si një çift mështeknash të bardha,

që presin erërat, dëborën me stuhi.

 

Dashurinë  s`e kemi shprehur me fjalë,

as me ëndrra, lajka e premtime,

ajo ka vërshuar në rrjedhat e jetës,

me rrahje zemre, drithma lumturie.

 

Shtëpinë e kemi gjithnjë të ngrohtë,

zjarrin në vatër  kurrë s`e kemi shuar,

në ditë të turbullta dhe me të papritura,

fortë jemi lidhur, duart kemi shtrënguar.

 

Kur ka ndodhur që në dimrat e jetës,

papritmas është shfaqur ndonjë ngricë,

përpara se dielli ta shkrijë me rreze,

e ka shkrirë zjarri ynë i dashurisë.

 

U bënë 38 pranvera që jemi bashkë,

të tjera presim të vijnë me blerim,

sa kohë që do të marrim frymë mbi tokë,

pranverë do të jetë shpirti ynë.

 

Sot ndihemi mirë dhe të shëndetshëm,

njerëzve u shprehim paqe dhe mirësi,

unë kapiteni, ti kapitenia,

jemi gati për një lundrim të ri.

 

Deti është i qetë, të mos humbim kohë,

nisim lundrimin me vela të hapura,

pulëbardhat lajmërojnë mot të mirë,

erërat e dashurisë si gjithnjë të mbara.

 

Bashkë me mua të urojnë,

Amantja, Anisa, Tolini,

Diora ka një urim të veçantë:

Jetë të gjatë sa qielli, nona Lili!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx