E merkure, 01.05.2024, 08:04 AM (GMT+1)

Kulturë

Abide Osmani: Marjan Sebaj Sopi - “Jehona e Folesë”

E merkure, 14.10.2015, 07:16 PM


U promovua libri “Jehona e Folesë” i autorit Marjan Sebaj Sopi

Nga Abide Osmani

Në Viti sot është promovuar monografia  “Jehona e Folesë” të autorit Marjan Sebaj Sopi. Në këtë solemnitet, ku ishin të pranishëm përfaqësues të strukturave komunale, subjekteve politike, institucioneve fetare, miq e mysafirë të tjerë. Në fjalën e rastit kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili pasi ka uruar autorin për botimin e këtij libri, ka thënë se Vitia është shndërruar në vatër të kulturës.  “Vitia është vend kulturo-historik, e që natyrisht kjo na udhëzon, na begaton dhe na ngarkon me përgjegjësi, që të japim shtytje aktiviteteve që zhvillojnë kulturën”, ka thënë kryetari Haliti. Ndërkaq recensenti i librit Vilson Culaj, ka prezantuar një përmbledhje  mbi librin. Ai mes të tjerash ka thënë se Mariani përmes monografisë “Jehona e Folesë” shpalos bërthamën e reminishencave  të tija jetësore ku përmes personazheve madhore, mbarështon një lendë të çmueshme të veprimtarisë së këtyre personazheve të cilat kanë lënë gjurme të pashlyeshme në hapat e tyre jetësorë.  Me kumtesë për librin është paraqitur edhe Dr.Mikel Sopi , ndërkaq  ka folur edhe drejtoresha për Kulturë Rini e Sport Kaltrina Sylejmani.  Në këtë promovim,  aktori i mirënjohur Çun Lajçi  për të pranishmit ka deklamuar pjesë nga libri të shndërruara në pjesë teatrale. Për punën dhe kontributin e tij për daljen në skenë të monografisë “Jehona e Folesë” aktorja Shkurte Bugujevci i ka dhuruar një dhuratë modeste autorit të librit. Ndërkaq në emër të institucioneve, autori në fjalë është nderuar  me një mirënjohje edhe  nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti./PlusTv/

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora