E marte, 30.04.2024, 07:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Fatmir Halimi: Thirrje për ndjesi lirike

E premte, 16.10.2015, 10:27 AM


VARGU POETIK THIRRJE PËR NDJESI LIRIKE

NGA MR. FATMIR HALIMI

Veprat poetike “ Falma këngën varg “ e Drita Kosumit – Syla na vjen fuqishëm para lexuesve, me një varg të përpunuar mirë artistikisht e letrarisht. Vargu poetik i autores Syla  është një thirrje për ndjesi lirike. Ajo përmes këtyre poezive sjell motive të ndryshme të inspiruara nga jeta dhe përditshmëria jonë.

Libri është i strukturuar në tre cikle: cikli i parë – Dritë e lirisë është i përmbushur me poezi përkushtimesh, kryesisht për heronjët dhe dëshmorët tanë të luftës së fundit si ; Dritë e lirisë kushtuar dëshmorit S. Krelanit, Ushtarit, Vrasje yjesh, për dëshmorin Ilaz Kodra etj. Nuk mungojnë  poezitë përkushtuese as për njerëzit e zemrës së saj siq është poezia Malli që i kushtohet babait të saj.

Në ciklin e dytë: Leri sytë të lirë dominojnë poezitë me motive nga dashuria e idilja, ku autorja para lexuesve shfaq një botë të brendshme shumë të pasur, plot ndjenja e emocione për të dashurin, por edhe për të dashurit e afërm të saj. Me një ndjesi të hollë lirike e idilike janë ndërtuar poezitë si: Më prit, Nën strehë etj.

Me po këtë motiv është edhe poezia Le të thone; që shpreh një shpërthim të fortë emocional

“Le të thonë, dhe qfarë të donë

Është e krisur e tmerruar

Sall mos të thonë

Ka trokitur ne port të gabuar.”

Po në këtë cikël bëjnë pjesë edhe poezitë Loti i mallit ( për nënën ), Blerim i blertë ( vendlindja ) etj. Ndërsa cikli i tretë: Loti rrin në sy është i mbushur me më pak poezi, të cilat si motiv kanë jetën e mërgimtarit, ku përveq tjerash janë edhe poezitë për Kosovën.

Poetja Syla për ndërtimin e vargut të saj përdorë gati të gjitha figurat dhe tropet stilistike si krahasimin, epitetin, parabolën, metaforën e të tjera.

Autorja përmes veprës Falma këngën varg na dëshmon se ka një pjekuri të vargëzimit poetik, dhe se na përshfaq një vetëdije të lartë artistike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora