E marte, 30.04.2024, 11:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjekë Gjonaj: Ulqini, qytet i kulturave të ndryshme

E premte, 16.10.2015, 10:40 AM


Ulqini, qytet i kulturave të ndryshme

Nga Gjekë Gjonaj

Në fund javën që shkoi qyteti i  Ulqinit kishte vërtet një festë të madhe dhe të bukur. Karakteristikë e gjithë kësaj  ishte  defilimi  nëpër qytet i  mbi 300 anëtarëve   të njëmbëdhjetë  ansambleve  folklorike  nga Ulqini, Kosova, Maqedonia, Serbia, Turqia, Bullgaria dhe vende të tjera të rajonit  si dhe interesimi  i dukshëm i popullatës  vendase për origjinalitetin e këtyre veshjeve kaq të bukura  të shteteve pjesëmarrëse.

Koloritin dhe skenarin e  gjithë kësaj pjesë të prezentimit   nëpër qytet i përgatitën  me kujdes udhëheqësit artistik të shoqërive të përërmendura kulturoro - artistike, duke afirmuar në këtë mënyrë qartë  dhe  pastër  jo vetëm kulturën  dhe traditën kombëtare  të trevës së Komunës së Ulqinit, por edhe  kulturën dhe traditën kombëtare të  vendeve pjesëmarrëse të rajonit.

E gjithë kjo larmi e kostumeve popullore  të popujve të ndryshëm  zbukuroi e hijeshoi  Ulqinin, por edhe la përshtypje, mbresa dhe simpati ulqinakët, të cilët u impresionuan me kulturën dhe  traditën shekullore të  popujve të tjerë joshqiptarë në rajon.

Kënaqësia arriti kulminacionin në momentin kur  të gjitha ansamblet folklorike u ngjitën në skenën e Qendrës Kulturore të Ulqinit, të cilat u mirëpritën me duartrokitje  frenetike  nga ana e  spektatorëve.

Ishte padyshim kënaqësi  e jaszhtëzakonshme të  shihje   djem të pashëm e vajza të bukura të nacionaliteteve të ndryshme   të veshurë në  kostume  kombëtare,  duke luajtur valle,  duke kërcyer dhe duke kënduar në gjuhë të ndryshme, por  të kuptueshme për të gjithë, meqë ato kanë vlera universale.

Me këtë aktivitet  kulturoro-artistik, , i cili u zhvillua në kaudër të manifestimit tre ditorë  “ D’olcinium  International Festival”  nga Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit,   u dëshmua  se  ky qytet jo vetëm se  afirmon kulturën dhe traditën e vet  kombëtare, por  tregoi se në Ulqin ka vend edhe për kultura të tjera, të cilat  gërshetohen   mjaft  bukur me njëra-tjetrën , pra edhe  me kulturën  shqiptare.   Organizatori i këtij manifestimi    me këtë simbolikë zgjodhi mënyrën më të preferuar dhe më të qëlluar  për përmbylljen  e sezonit të sivjetshëm  turistik.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora