E merkure, 19.06.2019, 02:03 AM (GMT+1)

Personalitete

Gjon Keka: Nënë Tereza nuk pushon së bëri histori

E merkure, 26.08.2015, 08:35 PM


Nënë Tereza nuk pushon së bëri histori

Me rastin e përvjetorit të 105 lindjes së Nënë Terzës

Nga Gjon Keka

Koha jonë në të cilën po jetojmë nuk është treguar mirënjohëse për të kaluarën. Kjo për faktin se brenda kësaj kohe kanë dalë disa individë, mohues dhe mbetje osmane që kanë shfaqur hapur tendencat e tyre për ta fshirë të kaluarën, njollosjen e vlerave dhe personaliteteve të kombit sic janë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Nënë Tereza etj. Megjithëkëtë ka një pjesë të popullit që brenda kësaj kohës sonë ka qenë mirnjohëse për të kaluarën e tyre, të personaliteteve mbikohore dhe vlerave të saj, por respekti dhe përkulja para veprës së tyre e nderimi ka munguar nga pushtetarët apo institucionet shtetërore që do të duhej të ishin të parët që do të kujdesëshin për vlerat, kulturën dhe personalitetet mbikohore të kombit tonë arbnor europian.

Ndërkaq sot 26 Gusht shënohet përvjetori i 105 i lindjes së Nënës Terezë, bijës dhe humanistes së madhe që njihet nga e mbarë bota e civilizuar. Ajo mishëroi dashurinë në karakterin dhe personalitetin e saj dhe aspiroi për të më të lartën vlerë dashurinë në shërbim që është dera e hyrjes në mbretërinë e dritës së personaliteteve të mëdha të cilët kanë lënë gjurmë. Ajo me anë të veprave të saj rrezatoi në mendimin jo vetëm e të varfërit duke i shërbyer atij por edhe të popujve duke i përshkuar zemrat e shumëta me punën e saj të vështirë, por të frytshme nga dashuria për njerëzit.

Kemi dëgjuar shpesh thënien se “Dashuria na bënë të verbër”, kjo mund të jetë e vërtetë, dashuria disa i njerëz i verbon nga rrezet e forta të saj, ndërsa disa të tjerë ajo i sjell me këmbë në tokë për të dhënë fryte, i fton për të hyrë në rrezët e fuqishme të saj dhe për të bërë vepra të mëdha me anë të dashurisë.

Kryefja e kësaj Nënë të madhe të botës dhe bije të kombit tonë arbnor, pra Nënë Terëzës, ishte Dashuria në shërbim ndaj tjetërit, po kjo dashuria e saj kishte frytet me vete.Dhe sic është parë nga veprat e saj, ajo e zbuloi Dashurinë nga marrëdhënia e saj me qiellin, me Jezusin, sepse në zemrën e saj ishte mbjell fara e dashurisë për ta hedh më pas tek të tjerat, për ta shumëfishuar në botë dhe ajo veproi dhe të veprosh do të thotë t'i shërbesh vullnetit të brendshëm për të mirën e përgjithshme.

Vetëm në dashuri dhe me anë të dashurisë njeriu e gjenë qëllimin personal të lirisë, dhe sigurisht se ky duhet të jetë edhe objektiv i dashurisë së secilit, sepse është përmbushja e njeriut në dashuri dhe se sic dihet dashuria ndikon fuqishëm në në tërë njeriun, e aq më tepër kur ajo bëhet vitalitet intelektual i atij që ka objektiv dadhurinë. Prandaj edhe formula e jetes se zemrës së saj ishte Dashuria, ajo këtë e kishte vendosur në qendër të jetës, në qendër të zemrës dhe e kishte bërë parim jetësor gjerë në vdekjen e saj për të hyr kështu në mbretërinë e dritës dhe dashurisë aty ku ajo kishte marrë ushqimin e përditshëm dhe energjinë për t'i shërbyer të tjerëve.Por edhe pas vdekjes ajo nuk pushoj së bëri histori, madje pas vdekjes së saj filloj të shkruhet historia e veprave dhe jetës së saj.Por duhet thënë se ajo pas vdekjes ka përjetuar edhe urrejtje sidomos nga atdheu i saj ku u lind sic e nënvizova në fillim nga disa mbetje osmane dhe individ të ideologjizuar e mohues, ndërsa ajo ka përjetuar edhe dashuri të madhe anë e kënd botës si të gjitha figurat e mëdha të historisë që rrezatuan me veprat e tyre, madje kjo në një masë të madhe, ajo u respektua dhe ka fitura zemrat dhe nderim edhe në në territore të armikut.Ndërsa të gjithë kombet e qytetëruar të Europës e mbajnë si vlerë të universalitetit, të humanizmit dhe e nderojn dhe respektojn në mënyrë tepër të ngrohtë veprën dhe personalitetin e saj mbikohor.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT