Kulturë
Dedë Preqi: Njeri apo bishë!?
E hene, 24.08.2015, 08:00 PM
Dedë Preqi
(Poezi)
NJERI,
Fjala bishë
Nuk përkthehet
Sepse zbutët,
Kokën e nxjerr
Si lanet
Ndër sjetull,
Për t’pasë shëndet
E kapërdinë
Pjellën e vet.
Këtyre të ligave
Që ndjellin mallkim,
Në lojërat e djallit
Marrin yrrnek
E gjejnë gjasim.
NË KËTË TRUALL
Në këtë truall
Ka erë gjaku,
Bimët në heshtje
Rritën varë,
Durimin e shterrë
E përbijnë nën dhe.
Kjo botë e irëtuar
Tundët kot në erë,
Më shumë breshër se shi
Lotët në saq i terë.
Në këtë truall
Lule të kuqe mbledh,
Të mundon cicërima
E zogjve të verdhë.
MALLË I Ç‘MALLUR
Kam mallë
Për muzikën
E ëmbël shqipe,
Por më vjen keq
Që nuk ndjejë mallë
Kur e bënë përshesh
Melosin e vet.
Kam mallë
Për fushën, malin
Për bariun e etur,
Por më vjen keq
Që nuk ndjejë mallë
Për zërin e fyellit fjetur.
Kam shumë mallë
Për mrizin e lisit
E tubimin n’mes nesh,
Por më vjen keq
Që nuk ndjejë mallë
Për kuvendin e fisit.