E hene, 05.05.2025, 10:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Kur këndojmë në gjuhën shqipe

E premte, 21.08.2015, 09:22 PM


KËNDOJMË NË GJUHËN SHQIPE PA NJË FIJE KRIPE

 

Kur këndojmë në gjuhën shqipe –

Harrojmë këngët pa fije kripe !

Këndojmë shqip , por pa logjikë ,

S’ njohim rregulla , as gramatikë !...

 

Këngët e vjetra që  i njohim n’ gishta –

Nuk i  këndojmë  pa iu ngjitë  bishta            ?!

Herë turqisht e herë greqisht ,

Herë serbisht , herë magjupisht !...

 

I.

 

Kur Mihanja –  bëhet Mejhane *1) –

Nuk ndriçojnë ma rreze hane !

Mihanës ,    këndohej shqipërisht –

Tash ia vunë një bisht turqisht ?!...

 

Mihanën – këtë vashë malësore –

Tash e banën :”Pijetore “?!

Pijetore e kafene –

Si mos Zot ,  ma keq për ne !!!

 

Për këngëtarët që kanë shkollë –

Sot Mejhanja : “Veshë këmishë t’ hollë “!

Për këngëtarët që presin n’ radhë –

Sot Mejhanja : “ Veshë këmishë t’ bardhë “!

 

Për këngëtarët që janë rendisë –

Sot Mejhanja :” Me grep qëndisë “!

Për këngëtarët që pinë ujë nga bjeshka –

Sot Mejhanja :” Mbi ta lanë tesha “!...

 

Dikur , mejhanes i këndohej  rakia –

Sot , po i  këndohet : “Dashuria “ ?!

Dikur ,  nga dehja na humbte  shpresa –

Sot , mejhanes i kërkohet :“Besa”!?

 

II.

 

Kur këngëtarët këndojnë për çaj –

Kuajt bëhen : “Kalamaj “!?

Kalamajtë i ngarkojnë me dru –

Thërrasin nusen me i shkarku’ ?!...

 

III.

 

Kur vaporët*2)  shkojnë n’ Jemen rrethit t’ detit –

Këngëtarët i  këndojnë :” Po vijnë bregut t’ detit “!

Nëpër  “breg të detit “ , vaporët  lundrojnë –

Asqerët e mbretit në Jemen po  i qojnë ?!...

 

IV.

 

Vajzat e katundit  pinë kafe n’ filxhan –

Këngëtarët ua këndojnë :”buzët si gajtan” ?!

Vajzat e katundit pinë qumësht me sahan –

Këngëtarët ua këndojnë :”vetullat si filxhan “ ?!

 

Vajzat e katundit shikojnë me urti –

Këngëtarët ua këndojnë :”syrin si kuti “?!

Vajzat e katundit  shërbejnë me tepsi –

Këngëtarët ua këndojnë :”hundën si selvi “?!

 

Po ankohen pleqtë , po bëjnë haj medet –

Shihni çka këndojnë sot , njerëzit me fakultet !...

Dikur ne këndonim pa asnjë ditë shkollë ,

Por ,  këngët i këndonim pastër pa një njollë !...

 

***** Mejhan – e, ia , et = Turqisht : 1. Pijetore

2. Kafene , a pijetore e mbajtur keq , ku venë lloj – lloj njerëzish , bëhet zhurmë e ka shumë tym .

3. Mejhanxhi – u, nj, njtë = pronar pijetoreje , apo  mejhanexhinjtë = pronarët e pijetoreve .

Shih : “FJALORIN E SHQIPES SË SOTME “, botuar nga ASH e RPS të Shqipërisë – Instituti i gjuhësisë dhe i letërsisë , në Tiranë , më 1984 , faqe 694 .

***** Vaporët = Aniet e marinës  ushtarake të Jemenit , për të cilat shumë këngëtarë e këngëtare të sotme , nuk e kanë të qartë se vaporët , apo aniet lundrojnë nëpër det , e jo nëpër breg të detit ! Madje , disa prej tyre vaporët i përziejnë me “pampurët” – nocion ky , me të cilin që në gjuhën turqishte quhen trenat !

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 19.08. 2015.                                                               



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx