E marte, 06.05.2025, 01:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Murat Gecaj: Përurohen tre libra

E hene, 17.08.2015, 06:36 PM


Nga e majta: A.Desku, S.Murati e M.Gecaj (Tiranë, 15 gusht 2015)

Skicë:

PËRUROHET  LIBRI POETIK  I  SELI MURATIT DHE DY KRIJUESEVE TJERA…

Nga Murat Gecaj

1.

Ishin disa arsye, se përse desha të merrja pjesë e të thoja pak fjalë, në tubimin e bukur, emocionues dhe mbresëlënës, që organizoi këto ditë në kryeqytetin tonë,  Shoqata “Jehona Shqiptare”. Së pari, ishte respekti që kam për miken tonë të përbashkët, poeten Seli Murati, me banim në Toronto të Kanadasë së largët, por që gjithnjë është me mendje e zemër në vendlindje, në Strugë dhe kudo në trojet amtare shqiptare.

Pak vite të shkuara, Selin nuk e njihja. Por këtë gjë na e mundësoi Interneti. Ndërsa tani ishte hera e parë që atë e takoja nga afër dhe ndieja kënaqësi për këtë gjë. Miqësinë tonë na e forcuan jo vetëm mesazhet e shkëmbyera, por dhe pak radhë dashamirëse, që shkrova e publikova për librin poetik të saj, “Pikëllimi i ëndrrës”, të cilin ma solli dhuratë nga Seli, poeti e miku im pejan, Agim Desku.

Ndërsa kisha dhe një arsye tjetër, për të patur kënaqësi që e takoja poeten Seli Murati. Pak muaj më parë, asaj i shkrova që kisha gati për botim një libër, me rastin e ditëlindjes sime(mars 2015), me shkrime të mbledhura nga kolegët e miqtë e mi, Sokol Demaku e Bahtir Latifi, banues në Boras të Suedisë. Ata donim një ballinë (kopertinë) për të. Prandaj Seli u ul e përgatiti, pa u lodhur, 15-20 variante, bazuar në fotografitë e mia. Më në fund, ajo ballinë, që Seli përgatiti me përkushtim, u botua në librin “Me shpirt atdhedashurie”(Tiranë, mars 2015).

2.

Kështu, pa u zgjatur, tregoj se këto ditë, në një lokal modest të Tiranës, u organizua përurimi i librit të Seli Muratit, “Pikëllimi i ëndrrës”. Veprimtaria u moderua bukur nga e reja Fjola Gjonaj.

Ishin të pranishëm poetë e shkrimtarë, dashamirë të artit e kulturës etj. Në një mjedis të këndshëm, që u shoqërua me fjalën e disa të pranishmëve, si: Kozeta Zavalani, Agim Desku, Zyba Hysa, Namik Selmani, Fatime Kulli etj._dhe recitimet e “Artistes së Popullit” Margarita Xhepa e Xhelal Lucës, përveç librit të Seli Muratit, u përuruan edhe libri poetik i Jokida Matit dhe libri publicistik i  Era Çelës. Veprimtaria u shoqërua me koktej dhe me këngë e valle të gëzuara.

Shoqata “Jehona Shqiptare”, që drejtohet me pasion të veçantë nga Mira Korançe, u dorëzoi këtyre tri krijueseve dhe poetit Agim Desku, “Titullin e nderit” artistik të saj.

 

Gjatë vëprimtarisë përuruese…Nga e majta: Z.Hysa, K.Zavalani, S.Murati, J.Mati e E.Çela…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx