E marte, 06.05.2025, 03:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Vjehrri dhe reja

E premte, 14.08.2015, 07:21 PM


VJEHRRI DHE REJA

 

Vjehrri :

Mori  nuse , moj burbuqe ,

Çka i ke ngjye buzët e kuqe ?!

Kallëzo drejt e me hallall –

Çka i ke qitë babës për kafjall ?

 

Reja :

Ja’ çua herët , ja’  shkua n’ vathë –  ( Jam çua herët , jam shkua n’ vathë - )

Ka’  ‘jelë tam’ël , ‘ukë e djathë ,          ( Kam mjelë tambël , bukë e djathë , )

Ka’  ‘a  gati ‘ërshesh me dhallë ,        ( Kam ba gati përshesh me dhallë ,  )

Ka’  ‘ërzhitë  ‘etulla  ‘e  ‘jaltë !...         ( Kam përzhitë petulla me mjaltë !...)

 

Vjehrri :

Tuj  herrë n’ bahçe kakurekë –

Zorrët prej uni  mu ka prekë !

Reja   ime  m’ kallëzo drejt –

Çka i  ke qitë  babës për drekë ?

 

Reja :

Ja’ qua herët , vjehërr , nuk  ka’  fjetë –  ( Jam qua herët , vjehërr , nuk kam fjetë - )

Ka’  hollua ‘ite ‘e  ‘etë ,                        ( Kam hollua pite me petë , )

Dalë nga dale e ka’  ‘jekë ,                  ( Dalë nga dale e kam pjekë - )

‘e ta shtrua ty ‘ër  drekë !                   ( Me ta shtrua ty për drekë ! )

 

Vjehrri :

Isha kanë i pa nafakë –

M’ është këputë trupi po m’ qet flakë !

Prej urie po m’ dhemb n’ bark –

Çka i ke qitë babës për darkë ?

 

Reja :

Vjehërr , ‘i  duhan n’ ka’ish ,              ( Vjehërr , pi duhan n’ kamish , )

‘ër  darkë ka ushqi’  shu’  fish !...       (  Për darkë ka ushqim shumë fish !...)

Thanë se vjen daja Ibish                    ( Thanë se vjen daja Ibish  )

Dhe ka’  zie  ‘asul  ‘e  ‘ish !                 ( Dhe kam zie pasul me mish ! )

 

Vjehrri :

Reja e ime  , ti pafsh dritë –

Lumja nëna që  t’ ka rritë !

Me gëzim darkën kem me e pritë ,

Mbas darke çka do me na qitë ?

 

 

 

Reja :

Dhe ‘as darke ua  ndreqi   vendin ,    ( Dhe pas darke ua ndreqi vendet , )

‘ysafirëve ua di rendin ,                      ( Mysafirëve ua di rendet , )

Ju  qes ‘ostan e ju qes ‘olla –             ( Ju qes bostan e ju qes molla - )

Nuk i qes fa’iljes njolla !...                  ( Nuk i qes familjes njolla !... )

 

Vjehrri :

Po banë vjehrri ,  haj medet ,

Taksirat  na paska  gjet  ,

Bamë shumë harxh me  bukë e  krip –

S’ po di nusja me fol  shqip ?!

 

Reja :

Pasha bukë e pasha krip –

Shumë mirë di , unë, me fol  shqip !

Pasha babën tim , Jaminin –

Nuk po dua me e prishë karminin !

 

Disa shkronja me i shqiptua –

M’ duhet buzët me i bashkua !

Buza me buzë kur bashkohet –

Gjithë karmini  do t’ shkatërrohet !

 

Gjilan, më 24. 07. 2015.    Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx