E hene, 29.04.2024, 04:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Luan Kalana

E enjte, 13.08.2015, 07:11 PM


Luan Kalana

 

NXENES PER JETE

 

...ish nxenesvet dhe studenteve te mij

E gjatë kjo rruge e dijes ,reze drite,

libra ,shkolla,mesim, punë,e profesion,

tërë jeten në kerkim te shpellës të thesarit,

germon , nderton ,,eksploron pa mbarim.

 

Si Ju ,kam qënë, nxënës e student,

s'mund te harrohen mësuesit pishtare,

ata te Abetares dhe te Letërsisë,

me krenari i thëres ,profesori im.

 

Fati e solli të ndrrojmë pozicionet ne jetë,

nga nxenes shkollar,në profesor,dije dhënës,

breza i nxora ne jete,i hodha ne fluturim,

por mbetem nxënës,i ish.Nxënësve të mij.

 

Luan Kalana - ish Mesuses i Gjuhes dhe i Letersise..

 

 

DIELLI IM

 

O diell që lëshon zjarr e flakë,

për ne je ngrohtësi e dritë,

digjesh për vete,përvëluar,

e di ,që, një ditë do tretesh,

pa jetë, do më lësh mua ?!

 

Hëna mezi ndriçon për vete,

nga rrezet borxh të tuat,

yjet jane larg,s'më arrijnë mua,

kush do më japë frymë,zemër,

si Nënë e fëmijë te dua ?!

 

O dilell,o zjarr,o jetë,

kush nuk të thotë ty?! të dua !

i verbëri s'ka parë s'njeh Nëne ,

për ty prehet,e virgjërohet,

o dilell, je syri im ,i ndriçuar.

 

O Yll bote,falmi buzët e tua,

bëju dhe ti diell per mua,

kur trupi të digjet,të zhuritet,

epitafin e varit tim,ndriçooo,

-O dilell, ishe jetë për mua !!!!

 

 

GJAK SHQIPTARI

 

... jetëshkrim nga Oqeani..

 

Dallgë detesh, oqeanesh pa mbarim,

ik e ik si Odiseja vetëm në emigrim,,

ku s'kemi fluturuar meteor,dhe prapa Diellit,

nga toka e shenjtë,ne vendin e bekuar,

kushedi ngado perplasemi,do behemi hi...

 

Jam pa fole, shtegëtar,,,por me Atdhe,

qytetar me pasaporta shtetesh ne xhep,

nga e keqja kam ndërrur dhe emër,

ne gjithë gjuhet e botes,merrem vesh,

me Shqipen ,gjuhën e Nënë,shaj dhe therres !

 

Jam nomad,kam Vatan,qytezë germadhash,

me emrin Kalana,një gur do të gjeni,

në Korçë ,"Parisin" e vogel , ku kam lindur,

ne Tirane, Kryeqytetin tim, ku jam ritur,

në Devoll ,ku u shtova si koshere bletësh.

 

Jam ai qe kam qene,besomni jam Njeri ,

kudo qe te vete ,edhe në Jupiter,

ADN-ja ime është gjak shqiptari,,

testamentin e kam lene per së gjalli,

ca fjalë zemre,epitaf vjershëtore,

Flamurin e Kombit,shqipen dy krenare,

 KALANA, LUAN

...Cozumel, MEKSIKE

 

 

LOTI I TOKES

 

Loti del nga sytë

buron nga zemra.

vargu del nga shpirti,

por at’ e pjell mendja.

 

Kur qesh me lot,

rrënjët jane nga gjaku,

loti rjedh në faqe,

vargun e nxjer truri,

margaritar në molusqe.

 

C’të jetë derdhja e lotit ,

çelës mister pa mbarim,

sytë nga qepa kullojnë lot,

jo si lotë kur qeshim ?!

 

Trimat nuk lotojnë,

s’kanë burime derti,

lotèt e nënave lumë,

me to mbushet deti.

 

Nga gëzimi kur lind bebja,

para se të shohë botën,

të qarrat, tingujt e para,

syçkë mbyllur nxjerr lotë..

 

Në vdekje njeriun e qajnë,

s’e ngrenë dot mbi tokë,

veç emrit dhe hirit mbetet,

qajnë strehët, derdhin lotë.

 

Bari kur është me vesë,

s’nxjer ujin, pra derdh lotë,

në qiell kur del ylberi,

rrezet ngjyrosen me lotë.

 

Keni dëgjuar kur thonë,

kur vdes njeri e bie shiu,

qielli qan si për të zonë,

ishte i mirë,shpirt njeriu.

 

Kapi një peshk në det,

qante si femijë,

lotonte e puthi,

e lëshoi në ujë,

në botën e lotëve t’notonte.

 

Siç rjedhin shkrojnat në letër,

nga kazani musht del rakia,

nga zjarri i shpirti të poetit,

pika-loti fjalët e dashuria.

 

Poezitë perla kur lexojmë,...

penat gërvishtin e vajtojnë,

minierë ari monumenti i lotit,

lotë mjalti të ngrira pikojnë…

 Luan Kalana,

ish Mësues i Gjuhes Shqipe

Florida, USA — in Tirana, Albania.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora