Kulturë
Albert Habazaj: Lefter Çipa dhe familja artistike
E merkure, 12.08.2015, 08:00 PM
LEFTER ÇIPA DHE FAMILJA E TIJ SA ARTISTIKE AQ KOMBËTARE
Nga MSc. Albert R. HABAZAJ
Vlora
promovon vlera të krenajës letrare. Lefter Çipa (gjyshi), Aleksandër Çipa
(biri) dhe Akri Çipa (nipi) e zbukuruan Vlorën. E veshën Vlorën me kostumin e
Flamurit Kombëtar dhe me kostumin e Diellit të Ngrohtë të Krijimit. Përurimi i
trilogjisë “ETËR E BIJ - AUTORË” është një festë letrare për botën kulturore të
qytetit dhe një spaletë morale e artit në Vlorë. Fakti që kjo sallë e madhe e
teatrit “Petro Marko” është e mbushur plotë e për plotë, ka mjaft njerëz në
këmbë, të tjerë janë në holl e dashamirës të shumtë mbetën jashtë për mungesë
hapësire, tregon interesim deri në adhurim ndaj veprës sa letrare e kulturore,
po aq atdhetare e qytetare të krijuesve të kombit, bij të palcës kombëtare pilurjote,
me bërthamë nga Bregu i Himarës.Të gjithë e pëlqejmë dhe e këndojmë Këngën e
Madhe Shqiptare: “Kush është lule e vilajetit?/ Bota ia kanë sevdanë,/ Himara
në breg të detit/ Shtatë fshatëra që janë,/ Të penës dhe të difekut,/ Aman,
trima kapedanë!…”. Do t’ju pyesja, ju të nderuar miq, poetë, artistë,
dashamirës të artit tonë, se ku më bukur, se në familjen e Lefter Andrea Çipës,
këto vargje brilantine të këngës hyjnore
Lefteri
është djali i madh i babë Andreas dhe mëmë Lelos, dy prindërve me uratë, që me
shpirt e zemër ua lanë fëmijve Bekimin e Madh. Por edhe 4 vëllezërit, që
vijojnë pas tij, Lefteri i ka artistë, të mirë, punëtorë, veprimtarë të dalluar
shoqërorë e të ditur: Aristidhi vlerësohet si poet i thellë, ka qenë drejtor i
Drejtorisë Arsimore Rajonale në Vlorë, sot është pedagog letërsie në
Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë; Jorgua është piktor dhe ndërtues me emër;
Llambros, aq të mirë nuk i ecën dhe aq shëndeti, ndërsa më i vogli, Kristua,
duket, por në fakt, nuk po zë vendin e Lefterit, veçse ecën nën shembullin e
tij, me edukimin e prindërve dhe moralin qytetar, po krijon individualitetin e
vet’ të nderuar, po bën një emër të madh, me grupin polifonik të Bregdetit të
Himarës, qysh nga viti 2004, me Eleni Mërkurin (marrëse dhe hedhëse), Eleni
Joshin (marrëse), Dhimitraq Balën (kthyes) e ata bilbila kënge që konkurojnë
bilbilat e qiellit. Kristo Çipa është poet dhe rrëfenjëtor i talentuar; ka
botuar 3 libra deri më sot, (çdo 2 vjet, si duket, e ka si hobi): “Guri i rëndë
në vend të vet”, poezi, 2008, “Ruzana: mite dhe legjenda të Pilurit”, 2010,
“Këmbana e dashurisë”, poezi, 2012, së shpejti presim botimin e radhës me
krijime me burim nga gurra e pashtershme e prozës popullore. Kristo Çipa është
edhe nënkryetar i Shoqatës Atdhetare - Kulurore “Labëria”, për Vlorën; ai është
vlerësuar me dekoratën më të lartë që jep Shoqata Atdhetare - Kulurore
“Labëria”, “Personalitet i Shquar i Labërisë”. Vlen të përmendim me nderim se
Kristua është dhëndër në Bolenë, të Kurveleshit të Poshtëm, në krahinën e Lumit
të Vlorës, sepse Leta është bijë e Maze Hysit të Bolenës, se djemtë e vajza e
Kiços janë nipër të Hyse, në Labër, pra. Në fakt, Himara dhe Labëria janë
sinonime të njëra - tjetrës, plotësojnë njëra - tjetrën, si pjesë e së tërës
etnografike. Kur themi Himarë kemi thënë Labëri, kur themi Labëri kemi
nënkuptuar Himarën. Ndërkohë, guri shkon në vend të vet. Një pjesë e Labërisë
së Brendshme të Lumit të Vlorës dhe konkretisht fshatrat e ish komunës Horë:
Tërbaçi, Vranishti, Kallarati, Kuçi (me ndarjen e re administrative) janë në
Bashkinë e Himarës. Pa kënga e vjetër këndohej: ‘Që në Gumenicë e lart’/ Himarë
i thonë çdo fshat…”. Lefteri ka tre motra: Rina, Vathia, Janulla, të tria
artiste, shembullore në familjete tyre, që e kanë ndezur zjarrin, nuk e kanë
shuar. Fap ia bëjnë degët e tyre, se i kanë të forta e të thella rrënjët!
Lefteri me Qeranën, grua e zonjë grua, nga dera me emër e Lape të Pilurit
lindën fëmijë e buruan si fieri. Një djalë u iku herët, Akroqerani; fat i
hidhur që u pre ferishte. Lefteri me Qeranën i dolën zot jetës, që u vinte herë
si det me lule, herë si det me furtunë. 4 djem dhe 1 vajzë janë fëmijët e tyre,
të pesë të martuar. Djemtë me nuse shumë të mira dhe me familje të
mrekullueshme, me fëmijë të shkëlqyer. Edhe vajza e vetme, Parashqevia ka
mbaruar shkollën artistike dhe është nuse në Vranisht të Mesaplikut, në
krahinën
Lefter
Andrea Çipa është shtiza e Flamurit Kombëtar në Poezinë e Lartë të Shqiptarisë.
Përveçse, këngët e tij kanë një përhapje e popullaritet respektor në të gjitha
trevat shqiptare, në të gjitha gjinitë e muzikës, në atë polifonike, folkorike,
popullore, të lehtë e klasike, ai ka edhe botime të cilësuara për nivel të
lartë artistik, sepse është mjeshtër i kalibrit për artin e fjalës së kënduar e
sidomos për vargun e gdhendur, siç di Lefter Flamuri! Janë 11 libra të botuar
me poezi, poema e balada dhe përkatësisht: e famshmja “Bejkë e bardhë”, 1976,
“Shqipëri moj ballëhapur”, 1980, “Për Kosovën prapë do ngrihem”,1999, “Këngët e
Akroqeranit”, 2002, “Kënga që tret lotin”, 2002, “Këngët e Ruzanës, 2004, “Flet
princi i polifonisë”, 2007, “Engjëj të polifonisë: artikuj, esse, letra,
refleksione dhe një poezi”, 2009, librat “Princi i dashurisë”, 2010 dhe “Vij
nga drita”, 2014, me poezi, si dhe librin antologjik “Këngët e atdheut tim:
vjershërimi i këngës këngëtare”, kolana”Traditë” vëll.1, 2014. Gjithmonë, që
kam patur nderin të kumtoj në festime letrare solemne të merituara, kam
theksuar, theksoj dhe do të shqiptoj me zë më të forte, që Lefter Çipën e kam
të shtrenjtë familjarisht, sepse e kam mikun e babait tim (ndjesë pastë e bëftë
dritë atje ku prehet!). E kam mikun e babait, qysh në vitet 1967- 1970, ku
bulëzoi e lulëzoi artistikisht cilësor folklori lab i Vlorës së asaj kohe e
bëri emër flamurtari në rang kombëtar. Nga viti 1983, kur unë fillova punë në
Pilur e në vijim, deri sa të kem frymë personalisht dhe familjarisht, Lefter
Çipa është e do të jetë mik i familjes sime, brez pas brezi, NDERI I MIQËSISË
SË FAMILJES HABAZAJ! Takimi i sotëm është i veçantë, simbolik, gati i
papërsëritshëm: Etër dhe bij - poetë. Tre brezat i transmentojnë njeri -
tjetrit Stafetën Yjore të Krijimit. Tradita rezonon me modernen bukurisht si
një dritë e ngrohtë diellore. Lefter Andrea Çipa është këngëtar i madhërishëm
dhe poet kombëtar i folklorit të vërtetë shqiptar me palcë rilindasi në
shtyllën vertebrale dhe në kockën e fortë të krijimit. Ai vjershëron këngët e
madhëruara dhe krijon melodi të shkëlqyeshme epiko - lirike labohimariote për
kombin. Vetë firma e tij (kush ka fatin ta ketë kujtim) është e shkruar përherë
në një pentagram, sa herë ai lëshon autografe apo hedh në letër krijimet e tij.
Djali i madh i Lefterit, Aleksandër Lefter Çipa është emblemë e gazetarisë së
guximshme, qytetare dhe profesionale shqiptare, i krahasueshëm me gazetarët me
emër europianë. Por Sandri është ndërkohë një poet elitar, jo vetëm i brezit të
tij elitar, por edhe i letërsisë së sotme shqiptare, ku dallon për vargun
lakonik, të zgjedhur, social - fiilozofik. Tre libra me poezi ka botuar Sandri:
“Ikanakë të mbetur”, 2002, “Zhurma e qetësisë”, 2005 dhe “Mbi re s’ka
stacione”, 2014. Poezia e tij nuk matet me sasi, me vëllim; poezia e Sandrit ka
peshë specifike, sepse është një zë i dalluar në poezinë bashkëkohore shqipe.
Sandri, që shquan për gjakftohtësinë e tij, natyrshëm sot po ndihet i
emocionuar bukur, që na falënderon me zemër e më vijim shprehet “Sot provova
diçka substanciale: Pa Bregdetin, pa Himarën, Vlora nuk do të ishte e plotë,
kjo që është. Po kur flasim për kulturën, unë jam shumë krenar, që viset e mia
janë kontribuese për kulturën” dhe më tej rrëfen apostulatin e gjyshit Andrea
që ja pat treguar stërnipit Akri: “Të parët nuk na lanë emër për mbiemër.
Kështu që ne e patëm të vështirë ecjen përpara. Jetuam, punuam, luftuam dhe u
lamë emër për mbiemër. Ju e keni më të lehtë. Punoni për emrin tuaj, se
mbiemrin e keni!”. “Etër dhe bij - autorë” është trilogjia e dinastisë letrare
- kulturore Çipa, e Çipajve të Bregut, ku tre brezat, gjyshi, ati dhe biri
paraqiten denjësisht në botën e letrave, të tre bashkë e secili me
individualitetin e vet krijues. Lefteri thotë: “Në Vlorë duhet folur me zë të
fortë, se vlonjatët janë polifonët e Europës”. Akri krenohet “Gjyshi është
zanafilla”. Sandri citon: “Zanafillat nuk përsëriten”. Ja kështu ecën sfafeta e
kulturës nga bërthama në kopështin me pemë të shëndetshme. Stafetën e vijon në
sotshmëri Akri Aleksandër Lefter Andrea Çipa, i cili prezantohet me dinjitet
letrar, duke bërë sfidë në botën e poezisë bashkëkohore shqipe, qysh me këtë
vëllim poetik, të parin që boton, “Në modernitet humbëm”, 2014; njëkohësisht me
gjyshin dhe babain, botuar nga shtëpia botuese serioze “Ombra