E diele, 25.07.2021, 01:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Plagë e vjetër

E diele, 09.08.2015, 01:27 PM


QAZIM SHEHU

 

PLAGË E VJETËR

 

Plagë e vjetër mbulon zemrën tënde

Shtresë e patjetërsueshme.

Shigjetat e vështrimeve kryqëzohen

Thyhen në ajër, bien mbi këtë shtresë.

 

Duke rënë

Mbi ujin e zjerë të saj

Shuhen me dënesë...

 

 

EJA TRADHTI

 

Eja t`i bëjmë tradhtisë një darkë,

Boll e mbajtëm të fshehtë dhe kurrë s`e shpallëm,

E dimë, në vend të luleve ajo ka plagë

Mjaft me ne lulet u tallën.

 

Mjaft u harlis skutave dhe qosheve

U fsheh aq shumë sa u harrua,

Nën mllefin gri të kodoshëve

U torturua.

 

Eja t`i bëjmë një darkë

Të festojmë me të do qe më mirë,

Pastaj duke lëshuar flakë

Si fantazmë e tradhtuar do humbë magjinë...

 

 

ZBRAZJE

 

e kam zbrazur kuptimin e një kënge për dashurinë

sa çdo kuptim tjetër i saj më thotë

se ajo më nuk ekziston.

 

Po ç`dua që shoh bukuri të reja

që shkojnë gabimisht në zemra  indiferente

e mua nuk më shikojnë...

 

 

KURRIZ MALI

 

Mbi kreshtë

një dru i vetëm si roje e qiellit,

si një ushtar që rri në horizonte

të ruajë enigmat që mbillen.

 

Një dru,

shenjë e drurëve të tjerë që aty ishin,

Dhe që ta heqë dhe dot se heq,

horionti ul e shtriq kurrizin...

si heshtën që s`e heq nga kurrizi tigri...

 

 

GUVË

 

Daullja e qiellit me shkopinj rrezesh

u gris në këtë guvë malesh,

ky qiell mbeti kaq i ngushtë dhe shurdhëria

e hoqi lëkurën e agimeve duke ia veshur gurit.

 

Pemëve të rralla duke ia veshur.

Daullja e qiellit mbet e rjepur...

 

 

KUR  UDHA MË FTONTE

 

Kur udha më ftoi

Pa pritur këngën e këndezit të parë

Si orën më të saktë,

Pikërisht atëhere u nisa nëpër natë.

 

Sa mall kam sot për këto nisje

Atëhere kur nëpër prag agimesh

Diellin e dëshirave ndizje...

 

Tani çohem vonë dhe udha përton të më afrohet

Apo unë asaj?

kënga e këndezit shuhet si një flakë në pluhurin e saj...

 

 

KUR ËSHTË VETËM  POET I DASHURUAR...

 

Kur është vetëm poet i dashuruar

Vetmia  në shikim të ndërgjegjes

Bëhet një minierë refleksesh.

Vijnë dy elipse buzësh si hënë e ngrënë mësysh

Dhe e thithin vetminë

Për të mos u bërë shushunja

Poeti i njom me dashurinë...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora