Kulturë
Alush Hoti: Kur nisi lufta, e ra kushtrimi
E hene, 10.08.2015, 08:07 PM
Poezi nga
: Alush Hoti
Kur nisi lufta, e ra kushtrimi
(Kushtuar birit tim Atdhe Hotit, i cili tragjikisht vdiq në kurbet)
O prindërit e mi
Më fshiftë Zoti nga faqja e dheut
Nëse s’luftoj për atdheun tim
Thoshte gjithnjë Atdheu, biri im
Kur nisi lufta, e ra kushtrimi
Atdheu, biri im
La indeksin
Dhe
Pa u hamendur
Rroku pushkën me nxitim
Ai që printe nëpër beteja
Me moton “ecni pas meje”
Pastaj
Luftoi prore, pa hile e pa spica
Ra dëshmor si heronjtë e kombit
Shaban Polluzha e Mehmet Gradica
Por çfarë ngjau, kur përfundoi lufta
Biri im Atdheu, nga mllefi shpërtheu
E tha:
Do që bënë lajka, e më së paku luftuan
Në paqe, jo vetëm që përfituan
Por, edhe dëshmorët i harruan
Ai që luftoi pa interes
E po ashtu
U betua se për atdhe do të vdes
Pas lufte e priti kurbeti
Sepse, as kafshatë buke
Në atdheun e ti, për të s’mbeti.