Kulturë
Syrja Kurti: Thirrja e shpirtrave të humbur
E shtune, 15.08.2015, 02:47 PM
SYRJA KURTI
Thirrja e shpirtrave të humbur
Cikël poetik
Thirrja e shpirtrave te humbur
Të bësh kompromis me botën është e lehtë
të fal ca mëkate ajo, toleron pak edhe ti
por vështirë është kur këtë e bën me veten
të mbyllësh sy e veshë dhe të bësh llogari.
Dhe koha cinike një emër të ri në listë shton
tek ata që figurojnë me ndërgjegje të zhdukur
thellë në mjegull njeriu thirrjet e sirenave dëgjon
si një qarje të largët te shpirtrave të humbur.
Dydimensionalë
Ata janë ashtu gjithnje sic është parashikuar
te sjellshëm, të rregullt dhe pa asgjë të vështirë
nuk ka ulje-ngritje, cdo gjë është e përcaktuar
ndërmjet tyre bisedat shkojnë gjithnjë mirë.
Në dimensionin tjetër janë sa më larg që mund
me veten fshehur tej vijës të largët të horizontit
me shpirtrat shpenguar që kënaqen tjetërkund
si ushtarët kur ikin nga rregullat strikte të frontit.
Jetojnë jetën të ndarë mes dy dimensionesh
ku shpirti dhe trupi ndërrojnë shpesh pozicionet..
Muzikanti i verbër
Ai gjithnjë në atë rrugë i bie fizarmonikës
ulur në një stol me një kuti metalike përdhe
syzet e errëta i mbulojnë gjysmën e fytyrës
mbi kokë një kapele gri jo dhe shumë e re.
Aty nën pemë i bie veglës të vjetër për të gjithë
i njeh hapat që ndalen, a kur dikush ritmin shton
kur në kutine e momedhave dëgjon një tringëllimë
me zë të dridhur dhuruesin gjthnjë falenderon.
Ti plak i verbër s'mund ti dallosh fytyrat dhe sytë
s'di nëse shpirti njihet nga hapat që ikin a stepen
por ti dhe unë e dimë se secili personale i ka llogaritë
me ty, me botën, me Zotin dhe me veten.
Nuk luaj
Ti thua se më do dhe s'më ndërron me asgjë
por vë aq shumë kushte sa sinqerisht më habit
si të flas ,si të qesh, si të sillem me këtë apo ate
por në dashuri mikja ime nuk pranohen kufijtë.
Unë dashurinë e shoh si një fidan plot lule
i hedh nga uji i shpirtit se e kam të shenjtë
por nëse petalet dhe gjethet ti do ia shkulësh
e kthen në një shkop për të trembur qentë.
Prandaj ndonjëherë më dukesh e largët
kur nuk më le të sillem ashtu sic di vetë
se nëse shpirtit tim i ke hequr dallgët
me baltë e ke mbushur, ke bërë një kënetë.
Si një klerik për besimin, për ndjenjën Zotin lus
ndaj lermë te falem, mos më prek shenjtërinë
se pa të jam si një manastir pa këmbanë e murgj
ku ke hequr magjinë dhe ke lënë një godinë
Pra s'mund të luaj si në "damë" me shpirtin tim
ku gurin e radhës të leviz me detyrim e përcaktim.
Mos kërko celësin
Ti mund të shëtisësh shpirtin tim në cdo cep
madje dhe aty ku s'kanë shkelur kurrë njerëz
por mos kërko që unë cdo dhomë të të hap
se dhe në zemër ka dhoma të mbyllura me celës.
Se është aty një dhomë që s'dua ta hap as unë vetë
me caste të dobëta, me plot momente të trishta
me të
këqija, me
që nuk përdoren por ama ruhen si dosjet në arkiva.
Por dhe aty tek dhoma ku mbaj të mirat, lumturinë
megjithëse me e vogël s'ta jap celësin për ta hapur
se është vend i shenjtë ku vec unë pranohem pelegrin
se atje dhe vetë kur falem ,hyj me këmbët zbathur.
Se megjithëse me mua s'është sjellë si duhet jeta
s'mund ti lë të këqijat ti hapësh si kutia e Pandorës
por s'mund të jap celësin për të hyrë as tek tjetra
sepse më humb magjia dhe shenjtëria e dhomës.
Pra mos kërko të hapësh dhomat e mbyllura me celës...
Uji i puseve të tyre
Në krahinën e humbur shirat e pistë ishin shpeshtuar
as dëbora s'ish më e bardhë, por e zezë në gri
secili për veten mendoi në atë kohë të mallkuar
si të shpëtonte nga ndotja ujin e pusit të tij.
Dhe u vunë puseve kapakë të rëndë e me peshë
i mbyllen me brava e lloze, me shula e dryne
por kishin harruar një gjë fare të vogël të thjeshtë
që askush s'mund të pinte më ujë në puseshpirtrat e tyre.
Secili pinte ujin e pusit të tij vetëm me veten
nën kapakët e hekurt , të rëndë e me peshë..
S'ka njësi
Me falni por nuk po ju duroj më dot
gjithnjë me gishtin drejtuar diku tjetër
me sa di askush nuk ju ka shpallur Zot
dhe as nuk ju ka vënë si kontrollorë te jetës.
Dhe nuk lini asnjë pa sharë dhe gjykuar
se ju jeni të mirë , të tjerët janë për dreq
por uroj që Zoti mos vendosë për tu provuar
se kishit për tu sjellë njëqind herë më keq.
Mos tregoni me gisht të tjerët për jetën e shthurur
cdonjëri nga ne ka një Zot ku jep vetë llogarinë
se nuk është gjetur akoma njësia e duhur
për të përcaktuar e matur saktë kurvërinë.
Se kurvëria nuk matet me dhoma hoteli
a dicka tjetër e bërë, nga jeta detyruar
se mund të jetë dikush që atje kurrë nuk shkeli
dhe me shpirtin më shumë se atje ka kurvëruar.
Keshtu që përpara se njëri-tjetrin të shajmë
vendosim të bëjmë një marrëveshje të fjalës
më parë njësinë matëse gjejmë e caktojmë
dhe pastaj i vendosim sipas shkallës dhe radhës.