Kulturë
Përparim Hysi: Më kanë zënë "ethet" e gushtit
E shtune, 15.08.2015, 12:50 PM
Më kanë zënë "ethet" e
gushtit
Cikël me poezi
Nga Përparim Hysi
1.Le të thonë
Le të thonë, çfarë të thonë
Të dalë, ku të dalë
Mua nuk më tall.
Nuk pyes hiç fare
Se për çfarë do thonë
Më prit, moj sylarme!
Mesnatës, vonë.
Derën paksa hapur
Lëre për mua
Aq mall më ka kapur
U treta, pothua.
Se shkova, e gjeta
(Eh, se si qe!)
S'e them dot me letra
Se ç'bëmë, olele!!!!
2. Jorgjicë!
"Mos kujto se jam i marrë
Jorgjica! Jorgjica!"
Popullore bullgare
Sa herë shkruaj, o moj Jorgjicë!
Zë lëshoj unë një psherëtimë
Më kujtohet çasti iks
Dhe kaloj në mallëngjim.
Se më ishe, moj Jorgjicë!
Si një lule që po çel
Vjen më shfaqet çasti iks
(Shpirt,
o shpirt, si nuk po
Se të doja, moj Jorgjicë!
Se më qe përshesh i parë
Dhe, atëherë, në çastiin iks
Seç u dogjëm ne në zjarr.
Zjarri i mallit, moj Jorgjicë!
Thellë në zemër rri i fshehur
Sado ndodhi në kohë iks
Nëpër kohë sikur rri ndezur.
Se, sa shihemi, moj Jorgjicë
Që nga sytë lëshojmë shkëndija
Duam të kthehet koha iks
Tek shkoi qindi, të vejë mija.
3. Më kanë zënë "ethet" e gushtit
Më kanë zënë "ethet" e gushtit.
Më kanë zënë dhe s'më lëshojnë
Më ka plasur delli i turpit
Sevdallisur me një zonjë
Zonja qenka e moshuar
Mend troket tek mosha e tretë
Medemek, flaskam "kaluar"
Dhe nuk paska më lezet.
Mirëpo syri bën hatanë
As më njeh më për zot
Vjen ajo, kërkon "mejdan"
Jam në hall; s'i shmangem dot.
E që thatë ( nuk thatë gjëkafshë)
Mosha moshën e pëlqen
E pa më the a të thashë
Moshatarë- u bëmë ujem.
Se ta dini, këto "ethe"
S'duan doktor e s'duan ilaçe
"Përgjegjësinë" e marr mbi vete:
-Këto "ethe" i shëroj esnafçe...
4. Dhe zemra im zu po thinjet
Ja, dhe zemra ime pak nga pak po thinjet
S'do mend, kështu do ndodhë, me domosdo
Veç me dashuri kjo zemër nuk nginjet
Mos vallë zë rihet si hënë apo?!
Shkoi u plak, njëlloj siç po plaket e i zoti
I zoti jam unë, zotëria Përparim!
Pa dashuri jam si njerikoti
Dhe ç'them,e jap me firmë.
Por, sado zemërthinjur, kjo zemër bën trak
Zë e rreh sa sheh një sy të bukur
Për një sy të bukur, mendja ma bën fap
Dhe nuk flas sikur jam turbull.