| E hene, 17.08.2015, 06:36 PM |
Nga e majta: A.Desku, S.Murati e M.Gecaj (Tiranë, 15 gusht 2015)
Skicë:
PËRUROHET LIBRI POETIK I SELI MURATIT DHE DY KRIJUESEVE TJERA…
Nga Murat Gecaj
1.
Ishin
disa arsye, se përse desha të merrja pjesë e të thoja pak fjalë, në tubimin e
bukur, emocionues dhe mbresëlënës, që organizoi këto ditë në kryeqytetin
tonë, Shoqata “Jehona Shqiptare”. Së
pari, ishte respekti që kam për miken tonë të përbashkët, poeten Seli Murati,
me banim në
Pak vite të shkuara, Selin nuk e njihja. Por këtë gjë na e mundësoi Interneti. Ndërsa tani ishte hera e parë që atë e takoja nga afër dhe ndieja kënaqësi për këtë gjë. Miqësinë tonë na e forcuan jo vetëm mesazhet e shkëmbyera, por dhe pak radhë dashamirëse, që shkrova e publikova për librin poetik të saj, “Pikëllimi i ëndrrës”, të cilin ma solli dhuratë nga Seli, poeti e miku im pejan, Agim Desku.
Ndërsa
kisha dhe një arsye tjetër, për të patur kënaqësi që e takoja poeten Seli
Murati. Pak muaj më parë, asaj i shkrova që kisha gati për botim një libër, me
rastin e ditëlindjes sime(mars 2015), me shkrime të mbledhura nga kolegët e
miqtë e mi, Sokol Demaku e Bahtir Latifi, banues në
2.
Kështu, pa u zgjatur, tregoj se këto ditë, në një lokal modest të Tiranës, u organizua përurimi i librit të Seli Muratit, “Pikëllimi i ëndrrës”. Veprimtaria u moderua bukur nga e reja Fjola Gjonaj.
Ishin të pranishëm poetë e shkrimtarë, dashamirë të artit e kulturës etj. Në një mjedis të këndshëm, që u shoqërua me fjalën e disa të pranishmëve, si: Kozeta Zavalani, Agim Desku, Zyba Hysa, Namik Selmani, Fatime Kulli etj._dhe recitimet e “Artistes së Popullit” Margarita Xhepa e Xhelal Lucës, përveç librit të Seli Muratit, u përuruan edhe libri poetik i Jokida Matit dhe libri publicistik i Era Çelës. Veprimtaria u shoqërua me koktej dhe me këngë e valle të gëzuara.
Shoqata “Jehona Shqiptare”, që drejtohet me pasion të veçantë nga Mira Korançe, u dorëzoi këtyre tri krijueseve dhe poetit Agim Desku, “Titullin e nderit” artistik të saj.
Gjatë vëprimtarisë përuruese…Nga e majta: Z.Hysa, K.Zavalani, S.Murati, J.Mati e E.Çela…