E marte, 06.05.2025, 01:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Shaban Bali Nokshiqi: I kam ra në besë pleqnisë

E merkure, 19.08.2015, 06:42 PM


I KAM RA NË BESË PLEQNISË

 

I kam shti tana bjeshkët dorzanë

Besë plqenia për me më dhanë

Kam shti Vraçevën me rrethinë

Nokshiqin,Plavën edhe Gucinë

 

Ma kie borxh dorzanë me hi

Dy tri fjalë me I shkruejt për ty

Bjeshka e jeme m’I shtove hallet

Kush si ti nuk m’I lëkund mallet

 

Pragu I derës s’ma lëshon ferkemin

Njëqind  here në ditë mos me ta thirrë emnin

Ty t’kam qiell kur rri me yje

Jastek andrrash kur flej nan krye

 

Aty ku vorret I kanë të parët

Ty t’kam gjak me i mbush damarët

Me ty mbushi mushknitë me frymë

Për ty jeta s’më dhimset një grimë

 

Në ato stane me qoshe guri

Kanë gdhend shekujt emna burri

Lkeni I Vraçevës e kroni I Lkenit

Po ta ruajnë madhështinë e emnit

 

Kthehu prej meje Vraçeva e jeme

Fijet e barit I ke serme

Dheun mjaltë kershat dukat

I kuq flamuri te zdrit n’bajrak

 

Mali I Zi të gjetët drita plasë

Mbetsh si gjarpni për nan rrasë

Ty t’lidhtë bolla mos gjetsh derman

Bjeshkën teme pse ma ke marrë

 

Me pi ujë nuk m’i le krojet

M’dogje shpijat m’I more trojet

N’prush e n’gaca m’dogje për së gjalli

Kurrë n’konak mos t’u përkundt djali

 

M’vrave  m’preve  e m’sakatove

Pasuninë e gjanë e gjallë m’I more

Malazes he barbar o shkja

Hala gjaku mue s’mu ka tha

 

Nanat e motrat veshun me t’zi

I kanë lind djemtë për kët’ Shqipni

Gjakun e tyne s’kam me  ja u  falë

Në Sekericë Morinë e Shekullar

 

Atdhetar I madh Bali Bajrami

Me Xhemë Arifin luftë t’madhe bani

Me komandantin Shemsi Feri

Me  Imer Maliqin luftuan përnjëheri

 

Luftoj Plava luftoj Gucia

Mbarë Rugova e krejt Malësia

U vranë trimat e u hupi vorri

Me qitë fare këtë rracë hori

 

Mos ju gzo ti sendit të huej

Gjaku I shqiptarit s’bahet ujë

S’mban Vraçeva  stërvina t’flliqta

Po karafila nepër gdhëishta

 

Pashë qitapet e pashë Kuranin

Mos harroni shqiptarë vatanin

Ktheni kryet ku keni vorre

Me i ba tonat shpi e oborre

 

Bajram Curri, gusht 2015

Shaban Bali Nokshiqi

Poet popullor 90 vjeçar,autor i dy librave  me poezi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx