Kulturë
Izmir Todaj: Do të shihemi ndonjë ditë
E hene, 17.08.2015, 07:40 PM
DO TE SHIHEMI NDONJE DITE
Ne do të shihemi ndonjë ditë
Në rrugët e humbura të Tiranës,
Ose rastësisht takohen sytë
Nëpër manifestimet e pedonales.
Ne do të shihemi ndonjë ditë,
Në ndonjë kafene të braktisur;
Unë duke menduar për poezitë,
Ti, cigaren etshëm duke e thithur.
Ne do takohemi ndonjë ditë,
Aq sa mallin për t'a shuar,
Dhe do bërtasim të dy :- O shpirt!
Njejtë si dy të dashuruar!
Jo si dy miq, që kurrë s'u pamë,
Por si dy të ndarë, që takohen sërisht.
Dhe s'do e dimë përse u ndamë,
Kur njeri-tjetrit i mungonim çmendurisht.
©-Izmir Todaj
Komentoni
Artikuj te tjere
Murat Gecaj: Përurohen tre libra
Elvi Sidheri: Butrint, aty ku UNESCO-ja dhe vetë Enea trojani, i dorëzohen batërdisë shqiptare
Demir Krasniqi: Moj Krasniqja e Malësisë
Bardhyl Selimi: Një kuvend interesant
Visar Zhiti: A State Rape
Ndue Dedaj: Testamenti i Sami Repishtit
Kapinova: Zemra atdhetare e publicistit Tomë Mrijaj
Kujtim Mateli: Në universin poetik të Kozeta Zylos
Luan Kalana: Egoja e poetit
Xhavit Gasa: Mall vendlindje
Syrja Kurti: Thirrja e shpirtrave të humbur
Përparim Hysi: Më kanë zënë "ethet" e gushtit
Ryzhdi Baloku: Ditari i një të panjohuri (2)
Burhanedin Xhemaili: A. Thaçi - “Përtej mallit”
Demir Krasniqi: Vjehrri dhe reja
Begzat Rrahmani: Thënie të tunxhta (IX)
Baki Ymeri: Ioan Romeo Ro?iianu dhe poezia e tij
Blerim Rrecaj: Ku e lamë e ku na mbeti…
Dukagjin Hata: Shpërngulja biblike e shqiptarëve
"Le Monde" në admirim për Ismail Kadarenë