Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Izmir Todaj: Do të shihemi ndonjë ditë

| E hene, 17.08.2015, 07:40 PM |


DO TE SHIHEMI NDONJE DITE

 

Ne do të shihemi ndonjë ditë

Në rrugët e humbura të Tiranës,

Ose rastësisht takohen sytë

Nëpër manifestimet e pedonales.

 

Ne do të shihemi ndonjë ditë,

Në ndonjë kafene të braktisur;

Unë duke menduar për poezitë,

Ti, cigaren etshëm duke e thithur.

 

Ne do takohemi ndonjë ditë,

Aq sa mallin për t'a shuar,

Dhe do bërtasim të dy :- O shpirt!

Njejtë si dy të dashuruar!

 

Jo si dy miq, që kurrë s'u pamë,

Por si dy të ndarë, që takohen sërisht.

Dhe s'do e dimë përse u ndamë,

Kur njeri-tjetrit i mungonim çmendurisht.

 

©-Izmir Todaj