Kulturë
Gëzim Llojdia: TV Alba Life ju flet nga Radhima!
E enjte, 20.08.2015, 08:03 PM
-TV Televizioni Alba Life ju flet nga Radhima!
Nga Gëzim Llojdia
1.
Televizioni
Alba Life është një ndër televizionet e diasporës shqiptare ,ai emeton sinjalin e tij përtej Atlantikut. Si çdo ardhje në jetë.
Shkurtazi : Transmetimin e parë me emisionin për shkollën shqipe me 14 qershor
2008 në qytetin e Staten Island Neë York. Mirëpo si është konceptuar shtrirja e
sinjalit? Aktualisht Alba Life TV transmeton emisionet e saj gjatë gjithë ditës
e javës (24/7) në paketën digitale TV Alb e cila ndiqet në të gjithë botën.
Alba Life TV transmeton programet:në
Si është mërritur deri këtu?Nga një ëndërr e mpiksur .Kishin konsoliduan ndërkaq shkollën shqipe :”Alba life”. Përtej qelqeve shquhej dritësimi. Muzg i thelluar,kohë acar. Në strehën e mendimeve,ekziston. Kështu një ditë vere. Pas një dimërimi të gjatë .Erdhi dhe u pikëzua mendimi,për një TV shqip. Si u realizua stafi krijues.Kozeta mrinte në këtë udhë si: shkrimtaren,poete publicistin e mirënjohur në diasporë.Një gazetare,për të cilin poeti Agim Shehu shkruan:” Kozeta është një" shqiptare te cilën e takon në lëvizje të vazhdueshme. E kam fjalën për lëvizjen e hijshme sa njerëzore dhe artistike skajet e së ciiles janë e dobishmja dhe e bukura. Me saktë, te kjo femër energjike dhe vizionare e përkushtuar aq shume për atdheun e për demokracinë, për te mirën dhe për te vuajturën, e bukura është brenda te dobishmes. Një femër qe boten e do me drite ne tere qenien e vet (jo rastësisht te poezia e saj e gjen aq shpesh, hënën, thua djepi i saj ne vendlindje ku u përkund se pari ishte një lloj hëne me dorën e nenës a gjyshes sipër saj).Mbeten te adhurueshme veprimtaritë e palodhura te saj në jetën shoqërore te shqiptarëve, të cilat i japin, pa mëdyshje, cilësinë e personalitetit”.
Drejtues Qemal Zylo,që ka pasion fotografinë artistike dhe kryen punën e kamerës. Tv Alba life është rritur e fuqizuar së tepërmi .
Gazetarja
Kozeta Zylo është shprehur kështu në një intervistë me F.Nikolla:Çdo intervistë
ka veçantinë dhe risinë e saj, po disa kanë brenda më shumë dhimbje, emocion,
lot, plagë, pasi vetë jeta jonë ka qenë dhe vazhdon të jetë e tillë. Janë disa
intervista nga më dinjitozet dhe më të dhimbshmet që kanë lenë gjurmë brenda
meje dhe stafit të TV Alba Life.
TV Alba Life në Staten Island, Neë York, ku se' bashku Kozeta Zylo me bashkëshortin e saj z. Qemal Zylo dhe familjen, janë themelues të TV Alba Life Neë York ,të shkollave shqipe, që operojnë në Staten Island, Brooklyn ,në Manhattan.
TV Alba Life është vlerësuar nga Kryetari i Bashkise së Nju Jorkut Michael Bloomberg i cili përshëndeti nga zyra e tij në 5 Vjetorin e TV Alba Life.
TV Alba Life ndiqet nga miliona shikues ne Diaspore dhe Shqipëri ne paketën digjitale TV Alb,ka transmetuar emisione si: 100 vjetori i Vatrës, 20 Vjetori i gazetës "Illyria", 70 vjetori i Zërit te Amerikës, 15 vjetori i NAAC-ut, Vlerësimi për Presidentin Nishani nga gazeta "Illyria", Festivale te ndryshme, protesta për Kosovën, Malin e Zi, (Camerine, shqiptaret e Maqedonisë )etj. Ka realizuar qindra intervista me personalitete te shquara si: Stan Dragoti, Eliza Dushku,Tony Dovolani, Elez Biberaj, Naum Prifti, Pellumb Kulla, Sami Repishti, Reshat Kripa, Merita Halili, Behxhet Pacolli, Teuta Arifi zv/kryeministre e Maqedonisë, At Liolini, arbëreshe të Italisë, Richard Luka, Sabri Gjoni, Mark Gjonaj, senatore te NY si Martin Golden, ish kon-gresistin Dio Guardi, ambasadore, Ljublin Dilja, Dritan Mishto, Bekim Sejdiu etj, politikane shqiptare dhe të huaj...Për kontributin e saj në diasporë u prit nga president i Kosovës, z. Fatmir Sejdiu në korrik 2008,
2.
Kozeta Zylo dërgoi një mesazh për disa krijues të klubit të shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë. Shkrimtarja,poetja, publicistja Kozeta Zylo kishte nxjerr nga botimi dy libra: "Kujtime si fletëz libri" me poezi, "Diaspora krah shqiponje" me ese, refleksione dhe reportazhe. Librat janë botuar nga shtëpia botuese Botimet "Bota Shqiptare" Tiranë.
Pesë vjet
më parë ishim takuar në një mbrëmje
krijuese në Radhimë.Myrteza Mara,kryetar i klubit të shkrimtarëve,Petraq Pali
shkrimtar ardhur nga SHBA,Luan Cipi, shkrimtarë si dhe bashkëshortet e tyre. Në Radhim te hotel”
”;Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir,
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb' i natës që po bije,
Myrteza Mara dhuron “Stinën e pestë”,ka një kuptim të qartë në kopertinë është fotografia e bashkëshortes në moshë të re. Petraqi librat e tij dhe të atit,mësuesit Janko Pali. Luani, botimet e fundit në publicistikë. Një kafe në këtë kohë muzgu në Radhim ,ku biseda endet për letërsinë. Qemal Zylo punon me kodakun e tij. Kozeta merr mikrofonin .Vizioni i një klubi shkrimtarësh, që krijon dhe bënë letërsi në një nga qytetet jugore të Shqipërisë.
3.
Tv Alba
life në Radhim. Kureshtarët janë pushues
Në këtë pjesë do të dokumentojnë vlerat e një krijuesi që vijon trashëgimin e tij. Petraq Pali është vazhdim i punës krijuese të atit ,por në letërsi. Pasuria e Janko Palit. Në thesarin e tij gjenden rreth 80 000 vargje, poezi, lirik, elegji, historike etj Ka shkruar Monografinë e "Neço Mukos" bashkë shok dhe mik i tij Ka hartuar një fjalor 45 000 fjalësh Shqip- Frengjisht. Ka bërë metodiken si të mësojmë "Esperanton" ngriti edhe kurs Historia e Qeparoit. Historia e Shkollës Qeparoit. Tregime, historia, bëma, koleksone. Mijëra përkthime nga çdo gjuhë:Përkthim Historia e Francës Frëngjisht-Shqip Përkthim Historia e Npolonit- Frëngjisht Shqip
Përkthim Ezopin.Providenca. Nga Esperanto fletore të tëra. Folklor. përmbëledhje këngësh Historike –Patriotike Folklor Këngësh Lirike. Shkrimtarë e figura te shquara në shërbim të letrave,shqipe e të huaja, autorë të ndryshëm.Mehallet e fshatit dhe “gjak ne fshat” 18 rastje vrasjesh....Njeri enciklopedik, autodidakt, i tkurur. Anektoda ,tallje,shaka,batuta 600 cope te mbledhura. Thenie nga figura te shquara te kombeve (hulumutim) Letersi,etj et,Tekste për te mësuar Anglisht,Esperanto,Spanjisht.
-Përse shkruajnë shkrimtarët? “Secili për një arsye të tij. -thotë Sartri,- Për ndonjërin arti është një mënyrë ikjeje, për një tjetër një mënyrë përvetësimi. ” “Unë shkruaj për vete dhe për miqtë e mi, thotë Borges, -unë shkruaj për të bërë të durueshëm kalimin e kohës”.
4.
-Tv Alba Life ju flet nga Radhima,thotë Kozeta në mikrofonin e tv.Jemi dëgjuar nga Neë Jorku,Ëashingtoni dhe qytete të tjera përtej Atlantiku,por sonte ju flasim nga bregdeti shqiptar. Një këtë turr pushimesh aktive në atdheun e tyre, kanë rrugëtuar e filmuar dhjetëra kronika e dokumentarë. Kozeta dhe Qemali ,gazetarja dhe tjetri producenti i TV Alab life kanë filmuar: vendlindjen e Stenli Dragotit,bashkinë e qytetit Tepelenë (janë nderuar me çmim),fakultetin e mjekësisë në Tiranë,”Klubin e shkrimtarëve Petro Marko”Vlorë, do të vijojnë drejt jugut. Në udhën e diellit.Mbesa,me baba amerikan ka emrin e qytetit të dyzetë shenjtorëve,Sarandës. Dea është mbesa tjetër,për shkak të emërtimit duhet të vejë në Butrint. Në fundjavë, në Muzeun kombëtar promovim i dy botimeve të K.Zylos. Dy ditë më pas u nisen drejt Neë Jorkut,ku Tv Alba Life dhe të gjitha angazhimet e ciftit Zylo,fillojnë të rimarrin grimca jete.