E hene, 05.05.2025, 09:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Shala: Interviste me Nikoll Perkaj, ushtarak i UCK

E diele, 23.08.2015, 03:08 PM


Interviste me Nikoll Perkaj ushtarak i UCKse dhe sekretar i fondit Bashkim Kombtar nga Micigeni i Amerikes.

SHQIPTARET E AMERIKES KANE QENE ZE I FUQISHEM I KOMBIT SHQIPTAR

Nga Albert Shala,  Gjakove

Kur keni shkuar ne Amerike?

Ne Amerike kam shkuar me 1985 dhe jam vendosur ne Micigen.Aty kam marr azil politik.Shqiptaret e Amerikes kane qene ze i fuqishem i kombit shqiptar.Aty jane organizu demonstrata kunder shtypjes se shqiptareve nga serbet.

A keni marr pjese edhe ju ne ato demonstrata?

Po kam marr pjese edhe une ne ato demonstrata ne Uashington,  Njujork,  Detroit.

Kush kane qene nga me te dalluarit?

Ka pas shume personalitete qe kane marr pjese.Komuniteti shqiptar i Micigenit ka qene me i dalluar ne kete rast.Kisha vecuar Gjok Martinin i cili qe nga viti 1970 me i rreth te ngushte merrte pjese ne demonstrata kunder shtyjes se shqiptareve nag serbet.Pas vitit shqiptaret e Amerikes u mobilizuan edhe me shume dhe pergjigjeshin ne demonstrata kunder serbeve.Kemi pas edhe greva te urise ne Micigen.Jam takuar me kongresmene dhe senator si Diogardi,  Tom Lantosh,  Karl Leven etj.Sa here qe eshte ardhe ndonje zyrtar Jugosllav komuniteti shqiptar i Njujorkut dhe Micigenit ka protestu.Rruga nga Micigeni drejteNjujorkut ka qene e gjate.Udhetonim gjithe naten.Shqipatert e Amerikes jane pergjegje mire zerit te Atdheut dhe kemi pas kontakte me kongresmen dhe senator.Me burgosjen e Pjeter Ivezajt aty per here ta pare komuniteti shqiptar arriti te bindte kongresin Amerikan se nese nuk e lirojne Pjeter Ivezajn do ti vendosin embargo jugosllavis.Aty filloj perkrhaja e senatoreve dhe kongresmeneve amerikan.Keshtu korrem fitore te rendesishme kunder Qeveris Jugosllave dhe qe nga ai rast senatoret dhe kongresmenet amerikan nisen me na mbeshtet.

Shqiparet e Amerikes kane dhene kontribut edhe ne luften e Kosoves.Cfare mund te thuani per te?

Me formimin e Fondit se pari te 3 perqindeshit te Qeveris se Kosoves e me vone te Fondit te UCKse 'Vendlindja Therret" shqiptaret e Amerikes iu pergjigjen me demonstrata te shpeshtuara dhe me mjete financiare,  ku me vone u formua Batalioni i Atlantikut dhe u nis per ti  ndihmua  djemte me te mire te kombit shqiptar qe kishin kapur armet per me cliru Kosoven,  ku isha edhe une..Nga Micigeni kemi qene Dod Dedvukaj,  Tom Juncaj,  Anton NIkollaj dhe Ali Jakupi.Keshtu mberrim ne Koshare.Aty kam qene shenjues me minahedhes 160 milimetra.Ne nje rast forcat tona me mortaje i mbehstetnin forcat e kembesoris tone dhe i goditnim pozicionet serbe te cilat caqe na jepnin vezhguesit tane.

Ne Koshare pash qe aty ishin shqiptaret nga mbare trojet shqiptare dhe vende te ndryshme te Perendimit ku jetojn e punojne.Ishte nje ushtri kombtare.Gjate luftimeve shpesh hynim ne radiolidhje te serbeve te cilet thonin njeri tjetri se kjo nuk eshte UCKja por NATO sepse nuk besonin se ne ishim aq te pergaditur per lufte.Morali jone ka qene jashtezakonisht i larte sepse ishim betuar me cliru Kosoven.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx