E merkure, 08.05.2024, 07:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Skenat ekstreme më tërheqëse në art

E shtune, 22.08.2015, 09:40 PM


Skenat ekstreme më tërheqëse në art

Nga Dr. Ilir Muharremi

Ekstremiteti është një përvojë shpirtërore me synim të pushtimit të totalitetit, të njëjtën gjë që e bënte surrealizmi: mbrojtjen e irracionales deri në vdekje. Shpirtit tenton ta pushtojë unitetin. Tonaliteti bënë luftë për nënshtrim irracional, dëshira për një unitet prapë është më e madhe.  Nuk duhet akuzuar një të pafajshëm për një krim të përbindshëm,  ky zemërim  ka edhe pjesën e vet komike, por edhe arsye të thella. Lehtë është të pohosh si tejet ekstreme, por ajo erdhi nga njerëzorja, që u kthye kundër vetes. Absurdi në vepër ekziston, por vetëm me universin e njeriut. Kuptimi i skenave ekstreme dhe absurde kanë vlerë brenda një ekuilibri, të një krahasimi dhe jo elementeve të krahasuara. Këto varen nga njeriu, por kjo mund të godasë çdo njeri tjetër. Në zbulimin e saj ajo është e pakapshme dhe ia ja vlen  të studiohet. Përpjekja për ta kapur, veshur, ravijëzuar këtë ndjenjë, te shumë njerëz mendimi është se kanë aftësinë e arsyes. Ata e bëjnë këtë sipas renditjes së arsyes. Dërgimi në ç’veshje totale të saj prapë përcaktohet nga vetvetja e cila e peshon arsyen ashtu si e ndjen nga çasti, por prapë ndryshon në esencë. Kamy e pranon kur thotë se edhe pse e sheh të njëjtin aktor njëqind herë, personalisht nuk do ta njeh mirë. Nëse tenton ta përkufizoj pas personazhit të njëqindtë prapë mbete diç për të shtuar. “Një njëri përcaktohet nga komeditë e tij dhe shpërthimet e sinqerta” thotë Kamy. Ndjenjat tradhtohen nga veprimet duke nxitur qëndrime intelektuale me nënkuptime. Këto ndjenja kanë një fillim të thjeshtë ashtu siç ndodh më gjërat e mëdha.

Ndjenjat ekstreme  qëndrojnë në punët e mendjes. Surrealistët e bënin mirë këtë punë nëse do të shtoja pak elegancë këtu krahas me artin Barok-dramatik. Frojdi besonte se shumë gjëra njerëzit i bëjnë të nxitur nga mendimet dhe dëshirat e pandërgjegjshme. Këto mund të zbulohen vetëm në ëndërr. Ëndrrat gjejnë kënaqësi kur zbresin në realen. Surrealizmi besonte në padjallëzinë njerëzore, këtu njeriut lirohet nga përgjegjësitë e ndërgjegjshme. Surrealistët lartësonin vrasjen dhe vetëvrasjen. Vetëvrasjen e shihnin si zgjidhje. Nuk qe vetëm surrealizmi që strehohej te ndera që nuk i përket askujt, por njeriu i liruar nga çdo krizë kthehej në tokë bashkë me këtë nocion. Për të ikur dhe për të qëndruar gjithnjë. Surrealizmi ishte neveritur nga arti i letërsisë duke e ndarë për vete atë më të keqen, ose siç e citon Kamy Rigautin: “Te gjithë ju jeni poetë, ndërsa unë ia mbaj anën vdekjes”. Këtu qëndron lartësimi ekstrem me diçka ende të pa definuar. Ndoshta më tërheqëse kur luan me vdekjen e dëshiron të qëndron prapë në tokë. Kënaqësia artistike është kur më shumë i afrohesh vdekjes. “Surealizmi nuk është mbështetur këtu” arsyeton Kamy. Surealizmi përveç që afirmon kriminelin, e afirmon edhe krimin e tij me revole në dorë duke shtirë kuturu mbi njerëzit. Prapë e pafajëson qenien e njeriut. Kufiri i lojës ekstreme ndërmjet skenave tërheqëse, të mundshme, por edhe të pamundshme, të realizuara në vepër arti, prekë gjendjen ekstreme. Prandaj edhe  flitet për të. Dhimbja shoqërohet me formën, dhe artisti qëndron i ftohtë pranë saj, ose e paramendon si nuse me vello, për t’ja lehtësuar atij përformancën ose veprën e artit. Ndërmjet të mirës dhe së keqes, nëse nuk mund ta arrijmë të mirën, atëherë duhet ta preferojmë të keqen. Artisti dënon veten si Jezusi për kënaqësinë e të tjerëve. Vetë sakrifica deri në maksimum, krijon ndjesinë. Edhe për këtë duhet një përmbajtje dhe mesazh. Romantiku sipas Nietzsches bëhet krijues nga pakënaqësia e madhe nga vetja. Ai ecën duke shikuar pas nga vetja. Kjo rrjedhojë e pakënaqësisë nga realiteti na dërgon në protestë dhe revoltë. Arti është revoltë kundër pakënaqësive me vetëprezantim dhe sakrificë, por duhet të ngjitet më lartë, të bashkëveprojë me nivelizimin e ekstremitetit i cili mban gjallë besimin për të pamundurën e cila mundësohet në vepër. Atëherë, ekzistencën njerëzor e rrëmben e zhyt dhe e kthen në një të kaluar mizore të mendjes e cila qe e mundshme. Vetë prezenca e ekstremes tregon vulgaritetin e kënaqshëm të njeriut. Me dhimbje njeriu vetëkënaqet, dhe kjo është ndjenjë primitive. “Me interpretimin moral bota është e padurueshme” thotë Nietzsche. Këtu nuk le hapësirë për ankesë. Arti sipas tij bëhet lëvizje e kundërt, në momentin kur lartëson botën dhe e interpreton në formë ekstreme.  “Kur vrasësi dhe viktima të jenë zhdukur, bashkësia do të bëhet pa ta.” Vazhdon Kamy. Vetë artistja Marina Abramovic tronditë botën me përformancën e saj ekstreme. Ajo gdhend pamëshirshëm në barkun e saj yllin. Lufton drejt labirinteve të pamundshme me dhimbje që e tejkalon me vetësakrificë në prezencë të publikut. E mrekullueshmja dhe ngacmuesja qëndron te vulgariteti, dhimbja, loja me realen dhe surrealen, kthimin historik me kombinacion ta tanishëm duke mos u fokusuar aty, por vetëm me bashkëveprim. Abramovic përjetëson durimin dhe ekzistimin e së vërtetës me shoqërimin e artit. Gjithnjë duke e vulgarizuar sepse mendja këtë e shpalos vetëm në vetminë e saj. Vetmia duhet të ndodh në prezencën e publikut. Kjo lidhshmëri nxitë rrjedhojën artistike.

Nëse bota përpiqet të interpretohet me moral e jo me art, këtë përpjeke do ta bënte në radhë të parë feja, ky atentat e çon njerëzimin drejt errësimit dhe varfërimit të tij. “Te lloji më mediokër dhe i padëmshëm, te lloji i kopesë e gjeti përfitimin dhe avantazhin”, bërtet Nietzsche. Arti ekstrem e gjen prehjen te individi dhe te njeriu i kopesë. Njeriu i kopesë në heshtje të lirisë absolute është prapë individ. Mendja qoftë ajo e artistit apo e mendimtarit, kur arrin në kufirin e saj më të skajshëm mesiguri se duhet të jep një gjykim. Kamy përgjigjet: aty gjenden vetëvrasja dhe përgjigja. Mendja kur bënë kombinim ndërmjet lartësisë së pamundshme ekstreme me formën e së mundshmes, krijon rehati dhe çudi tërheqëse. Ekstremizmi na kujton dhimbjen dhe fitoren në të njëjtën kohë. Vepra ekstreme nga mendimi i artistit ka zanafillën tek nostalgjia e tij. Pas ekstremitetit gjithçka tronditet. Bindja që “unë jam”, mënyra e të vepruarit më shtyjnë të mendojë “sikur” gjithçka ka kuptim. Në fakt asgjë s’ka ndonjë kuptim. Ose vërtetësia e kuptimi ndodhet në esencën e absolutizimit. Kaq mund të thuhet. Vdekja e thyen këtë teori. Pas vdekjes është vërshuar mjegulla.

Vetë Herman Hesse ikën nga vetja kur thotë: “Nuk dua të jetojë vetëm për jetën, as të dashuroj vetëm gruan, kam nevojë për rrugë që tërthorazi të më çojnë tek arti, kam nevojë për intimen, për kënaqësinë dehëse të artistit”. Ai shkelmon jetën, prapë i kthehet me atë se “ja vlen të jetosh” duke shtyrë jetën në një farë mënyre.  Dyfytyrësia e tij për shfrytëzimin e kënaqësisë për të vazhduar nga çasti në çast shëmbëllen. Kjo nuk është drejtësi e sinqertë e ekzistencës njerëzore që i dorëzohet veprës së artit pa parakushte. Prirja e tij artistike për përjetimin e çdo lloj arti këtu kalon në shfrytëzim.  Mendimi i tij ende neutralizohet dhe përpiqet të ngjitet në shkallët e drejtësisë kur vazhdon: “Që të arrish të kuptosh dhe të përjetosh çdo lloj arti ekziston një prirje natyrore që duhet t’i përqaset talentit dhe instinktit artistik”. Ndonëse, ai që nuk e ka këtë nuk mund ta përjeton kurrë. Veçse shfrytëzimi i artit deri në lartasin ekstreme prek cdo individë. Hesse flet vetëm për ata që janë të krijuar për artin, por tek çdo ekzistence njerëzore kemi diçka primitive, nostalgjike që kujton forcën e çlirimit artistik. Arti ekstrem nuk është vetëm për individët, por për kolektivet. “Nostalgjia për prehje dhe paqe duhet të refuzohet”, shprehet ndryshe Kamy. Ai nxitë kënaqësinë e lartë që luan me heshtjen dhe prishjen e saj. Është i vetëdijshëm për krimin në botë dhe në fund të fundit bota ushqehet nga krimi i saj i cili duhet në ndodh përbrenda me qëllim të eliminohet. Në çdo krim shtrihet një premtim vlere që duhet ta vejmë në dritë. Artisti ushqehet me nostalgjinë historike tenton ta parasheh të ardhmen gjë që është e pamundur, rilindja e saj ende më shumë na dërgon në pamundësi. Artisti ekstrem është i vetëdijshëm për rilindjen dhe vdekjen sepse vetëm këto dyja janë më të veçuara dhe të thella.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora