Kulturë
Tefik Selimi: Vepër poetike me refleksione meditative
E hene, 24.08.2015, 08:59 PM
Një vepër poetike me refleksione
meditative …
Nga Tefik Selimi
Sami
Krosi është autor nga Shkupi. Ky është i lindur më 1936 në fshatin Rashçe të
Maqedonisë. Shkollimin fillor dhe ate të mesëm i ka të kryer në Shkup. Ndërsa,
Fakultetin Filozofik dhe studimet pasuniversitare në Universivetin e Kosovës,
në Prishtinë. Jo vetëm kaq. Më heret, ky autor ka punuar si drejtor shkolle,
profesor dhe si përkthyes e kështilltar professional në Kuvendin e Maqedonisë. Pas
kësaj biografie, ai ka edhe një biografi “tjetër”. Kjo biografi “tjetër” e tij
është se ai shquhet si krijues i artit letrar. Me krijimtari letrare Sami Krosi
është marra nga koha e studimeve, ku ka shkruar tregimeve, të cilat i kanë
sjellë shumë shpërblime me çmime të para, të dyta apo edhe të treta në
konkurset letrare nëpër revista dhe gazeta shqipe. Gjer më tani, Sami Krosi ka
botuar këto vepra letrare, si janë: “Ditari” (roman), “Filozofia e jetës në
poezinë e Lasgush Poradecit” – (kritikë dhe analizë letrare), “Mëkatet
filozofike te Rexhep Qosjes së Ri” (kritikë), “Dasma para gjykimit” (roman),
“Fshehtësitë e gjyshit” (roman) dhe vepra e tij e fundi është me poezi me titull: “Feneri”. Kjo vepër
poetike të përkujton vargjet e poetit të mjerimit, Migjenit, të cilat, për
kohën, kur u shkruan, reflektojnë aktualitet të hidhur të ambient shqiptar.
Pra, poezitë e veprës së Sami Krosit shënojnë një kohë krejt tjetër, pra një
aktualitet të kësaj kohe, ku me vargje, poeti në fjalë ngre zërin e zgjimit dhe don të keqen ta shkatërrojë, sidomos muret e ndarjes së
kombit shqiptar. Ai në poezinë e parë me titull “Diogjen, s’është koha të
heshtësh”, pos tjerash, shton: “Kuajt e Trojes duhet shkatërruar/ Bastilet
duhet rrëzuar/ Muret duhete ngritur e forcuar” (f.7). Kjo poezi reflekton kah
ndryshimet e kohës. Hetohet lehtë zgjimi i ndërgjegjës, ku autori, shton:
“hidhe atë fener, Diogjen – Njeriu aty është” të cilit duhet afruar dhe “zbutur
zemrën dhe t’ia ndriçosh mendjen”. Është kjo poezi e “tipit” migjenian, kur
poeti ngre zërin e ndryshimit të jetës, sepse, “nuk është kohë e heshtjes” – e
as e ironisë, por kohë që dudhete ngritur
zërin e arsyes për ti nxitur të tjerët të flasin çiltër, e jo fjalë
boshe e gënjeshtar kohe. Poeti, Sami Krosi është optimist dhe ka në vete zemrën
e pastër dhe, sikur është vetëvetja, sepse, ai ka dëshirë që njerëzit të lozin
vallet e jetës. Në poezinë “Mëngjezi”, poeti hijezohet nga vargjet migjeniane
dhe shton: “O, edhe unë jam një shkëndi q’loz n’atë valle/ edhe sot mëngjesi me
njëqind përshpëritje/ të buta më ngjalli…”f.18). Në poezinë e këti autori ka
diçka nga jeta kosovare, sepse ka dëgjuar për bjeshkët e Rugovës, ku aty
jetojnë den baba den njërzit e saj të
urtë, të mençur e luftëtarë. Prandaj, ai në këtë poezi, shton: ”Po e vërej
Rugovën,/njerëzit shpejt rrëshqasin mbi të/ gëzime e hidhërime secili n’gji
shtërngon”. Po kështu, poezia “Impresion duke perënduar dielli”, poeti është në
ndikimin e vargut të Migjenit, sepse ka pjesëza e vargje që tingëllojnë të
njëjtën temë, ku te Migjeni kemi “Melodi e këputur”, tek ky autor kemi “Një
melodi brengash e malli/ shpirtin ia dridhi t’lumit plak/ dhembje e frikë në
dej i kalli/ se ditët po i vidhen pak nga pak” f.20). Apo: këto vargje përkojnë
me prozën e poetit të mjerimit, Migjeni, Ja si shton poeti: “Një plak, duke
heshtur si i dënuar/ shikon gjatë dhe prapë rrugës vazhdon/ me pleqëri si
hamall i ngarkuar/ e me teper t’kres freskinë e shpalon”f.20). Sami Krosi nuk
mund të largohet nga vargju i poetit në fjalë. Ai e ka futur në mendje dhe
zemër vargun e poetit të mjeritmit dhe, ai tingëllon shumë në vargjet e kësaj
vepre. Ja në poezinë “Festë”, vargjet e S. Krosit ia thonë sikur tingëllon
poezia “Kënga e rinisë” te Migjeni. “O, kaltrim dhe buzëqeshjte e mia/
Madhërishëm rriten në ditë gjallërie/ Kur në këngë e valle vetë Rinia/ E
dalldisur thurr kurora lumturie!” Pra, gati në secilën poezi ka nga pak fërkime
migjeniane. Kjo poezi reflekton kohë, momente, por reflekton edhe “ngjarje” të
kësaj kohe, të cilat përkojnë me një kohë të kaluar, e tek poeti sikur këto
“fërkime” ia përkujtojnë një kohë, kohën “tjetër”, e cila ka lënë vërragë,
dhembje, trishtim, por edhe tragjedi të jetës së njerëzve. Prandaj, titulli i
veprës “Feneri” nuk është marrë si rastësi,
por si një simbolikë e veprës, e cila, si poetikë, ndrit kohën e mjegulluar,
sepse, si shton poeti: “Dikur ndriçonte t’reja mendime- n’rrugët e vjetra
t’stinës së shkuar”(f.23). Poezia në fjalë të përkujton kohën e parmendës,
kohën e kobures gjallëzore, shpatat e sende të tjera, të cilat, si shton poeti,
- duhet të përcilllen në muze kohe. Poeti, thotë: “Me fener sa bukur ndriçojmë/
kujtime të ëmbëla ëndërrime”. Në veprën
në fjalë “Feneri”, Sami Krosi flet për plagën e rëndë të popullit, mërgimin. Poezia
“Lutje mallkuese”, poeti shton: “O, prindërit e mi/ fëmijë të gjyshërve të
lashtë/ keni dhembje për lotët e kulluar/ mos më leni fëmijë të vetmuar”. Kjo
poezi ta përkujton vargun e Filip Shirokës, i cili ka jetuar në mërgim, në
Bejrut të Libanit, i cili, mërgimin e ka përshkruar me dhembje dhe me lot
vajtues. E, Sami Krosi, shton: “Erdhi edhe njëherë lejleku- këmbëzgjati/ zemra
në dridhërimë lutet e lutet/ kthehuni,
kthehuni, kthehuni/ Mos më lëni fëmijë të vetmuar/ viktimë e të shkretit
mërgim!”(f.34). Në poezinë e SamiKrosit ka moralizime, por ka edhe filozofi të
jetës. Poezia e tij “Rruga – seli e poetit”, ai shprehet: “Mos e lyp në qiell/
se e gjen në tokë”. Ose: “Rruga është pikëllimi/ Dashuria, gëzimi e hidhërimi”
(f.39). Mandej, poeti është për një kthim të ri. Kjo është porosia e tij e
brendshme, e cila vlon për ndryshime jete e pune. Te poezia “Dita”, autori, S.
Krosi ditën e sheh si një qelje e madhe e botës njerëzore. Kjo të përkujton
poezinë “Frymëzimi im pa fat” të poetit
të cituar më parë, ku autori i veprës në fjalë sheh lindjen e ditës së re,
zjarrin e ndezur, por sheh edhe qindra zemra duke u djegur, qindra melodi që
përgatiten për veshin e poetit, që këto “sende” i takon në rrugët e qytetit, ku
poeti e prêt frymëzimin për art poetik.