E hene, 05.05.2025, 05:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Fatmir Halimi: Podujeva (Llapi) mirëpriti poetët

E marte, 25.08.2015, 08:29 PM


PODUJEVA (LLAPI) MIRËPRITI POETËT, SHKRIMTARËT E KRIJUESIT E TË GJITHA TREVAVE SHQIPTARE DHE NGA DIASPORA NË "FESTIVALIN KOMBËTAR TË LETËRSISË DHE DITËT E DIASPORES", EDICIONI I KATËRT (IV)

NGA FATMIR HALIMI

Çmimin kryesor të Ores së madhe letrare për Diasporën : ”ÇMIMI I DIASPORËS” iu nda shkrimtarit te mirenjohur llapjan, ish-redaktorit të dikurshëm të gazetës ‘Zëri i Rinisë’, z. Shaip Beqirit. me vendbanim në Zvicër.

Ndërsa çmimet e para në dy gjinitë letrare të konkursit letrar, juria profesionale në përbërje: Majlinda Nana Rama, Milazim Kardiu, Hasan Qzqalla dhe Fatmir Halimi ua ndau krijimeve, për poezi vendi i pare i takoi PASI HYJI MENDON PER NE' shifra: ‘RROTA HYJNORE’, kurse tregimit të shkurtër vendi i parë i takoi 'VAJZA E SHILARESIT' shifra ‘SHILARESI'.

24/08/2015, Podujevë,-  Festivali Kombëtar i Letërsisë dhe Ditët e Diaspores që filloi më 22 gusht 2015 në Podujevë me një program të larmishëm,  së pari nisi me promovimin e librave të shkrimtarëve - MUSA JUPOLLI DHE MENTOR THAQI ’VARGJE N’UDHËTIM – TOKË ARBËRORE’ si dhe të Fran Tanushit ‘Shkrapa’.

Për të gjitha këto vepra folen referuesit  e tyre si  Prend Buzhala dhe Riza Greiqevci, kurse poezi nga veprat e tyre interpretoi aktori i mirënjohur Dibran Fylli.

Në sallën e mbushur plotë si asnjëherë më parë në qytetin e Podujevës filloi ora e madhe letrare për diasporën, ku merrnin krijues e shkrimtarë të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare si dhe nga  shtetet e Evropës si nga Gjermania, Zvicra, Italia, Austria, Franca por edhe nga Kanada, shkrimtarë me emer të njohur në letrat tona shqipe si Musa Jupolli, Rita Salihu, Shaip Beqiri, Mentor Thaqi, Mirvete Mehmeti, si dhe  Bardhyl Maliqi nga Saranda e Arsim Halili nga Presheva. Këtu performuan edhe krijues nga Kosova si Dibran Fylli, Dan Ibrahimi, Migena Arllati, Naxhie Doçi, Mevlude Saraçi, Ermira Jusufi Izet Hoti, Fadil Curri, Rexhep Halimi, Nezir Potoku e shume të tjerë. Gjatë kësaj ore letrare u bë një garë e fortë për çmimin e Diaspores dhe juria e përzgjedhur drejtpërdrejt nga publiku në përbërje të: Seveme Fetiqi, Xheladin Mjeku dhe Avdullah Blakqori unanimisht vendosën që vendin e parë t’ia ndajnë shkrimtarit te mirenjohur llapjan, ish- redaktorit te dikurshem te gazetës ‘Zëri i Rinisë’, z. Shaip Beqirit,. me vendbanim në Zvicër.

Mandej festivali i … vazhdoi me rezultatet e konkursit  letrar, i cili kishte qenë i hapur për një muaj rresht  për krijuesit  anekënd trevave tona shpiqprare. Vlersimin e jurisë të konkursit letrar e paraqiti Fatmir Halimi magjistër i letersisë, ku sipas tij në ketë edicion me poezi kishin konkuruar rreth njëqind (100) poetë  me tregim te shkurter mbi shtatëdhjetë (70). Halimi sqaroi se konkurimi kishte qenë me shifër dhe se juria ka vlerësuar krijimet artistike të poetëve e shkrimtarëve e jo emrat e autorëve. Dhe sipas tij për çdo vit e kemi një ngritje të vlerave artistike dhe prurje më të mëdha si në kualitet ashtu edhe në kuantitet. Dhe më në fund juria profesionale pas një konkurence jashtëzakonisht të madhe kishte vendosur kështu: Çmimin e parë në poezi e mori ‘PASI HYJI MENDON PER NE' shifra; ‘RROTA HYJNORE’ me autor DAN IBRAHIMI, kurse me mirenjohje i nderoi poezitë; 'NE PRISHTINE' shifra ‘PJETER BOGDANI' me autor SHABAN PLLANA dhe 'TE SOKAKU I TE MARREVE' shifra; ‘GJIROKASTRA' emri ENVER SULAJ.

Kurse per tregim çmimi i parë iu nda; 'VAJZA E SHILARESIT' shf; ‘SHILARESI', me autore ETLEVA TAFA, e me mirënjohje në tregim u nderuan; 'NË SYTË E TIJ, PIKLLIM' shif; ‘1902' me shkrimtarin e njohur  RESHAT SAHITAJ dhe  'VETEMIA E MOLLES' shif; 'VETEMIA M'  me autor ARSIM HALILI.

Organizatori, ojq-Prokult i Festivali Kombëtar i Letërsisë dhe Ditët e Diaspores, përveç kësaj ndau edhe disa mirënjohje me të cilat nderoi këto institicione, si Ministrinë e Kulturës  dhe Ministrinë  Diasporës, të cilët edhe ishin sponzotët kryesor.

Prokult pas gjithë kësaj të pranishmit i gostiti me një darkë në restorantin e hapur buzë parkut të qytetit dhe lumit Llap.

Festivali Kombëtar i Letërsisë për të Rinj përfundoi me premtime se në edicionet e ardhshme do të vjenë me ide e kreacione të reja në avancimin e letersisë shqipe përgjithësisht.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx