E premte, 26.04.2024, 04:09 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Asllan Dibrani: "Azem Shkreli" 2015 bashkoi krijuesit

E diele, 14.06.2015, 10:17 AM


Takime tradicional "Azem Shkreli" 2015 bashkoi krijuesit shqiptarë nga shtetet e Evropës!

Nga Asllan Dibrani

E shtuna  e kaluar me  06.06.2015 në Ennepetal të Gjermanisë,nën organizimin e "Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë të Gjermanisë",u mbajt manifestimi tradicional kushtuar të madhit krijuesit dhe poetit  "Azem Shkrelit".

Rrugët ishin të ngarkuar  ngase, ma veç ka filluar  fluksi i parë drejt brigjeve bregdetare  të pushuesve të shteteve Skandinave dhe të Beneluksit  që frekuentojnë  autostradave  të Gjermanisë .Krijuesit shqiptar  këtë ditë vikendi  e kishin zgjedh si pikë  takimit  të kulturës dhe artit  poetik  në Ennepetal të Gjermanisë. Tashmë    këto takime tradicionale "Azem Shkreli" po i bashkon  krijuesit shqiptar nga shtetet e Evropës !Krijuesit shqiptar ,vitet që po lëmë  pas  trasuan  një voluminitet të  ngjeshur   veprimtarish dhe aktivitetesh në  fushën e krijimtarisë  me  tituj të shumtë  duke i bashkuar të gjithë krijuesit nga Kosova ,Shqipëria ,Maqedonia ,Çamëria  dhe trevat tjera të emigruar në shtetet perëndimore. Salla e bukur e stolisur me  flamujt tanë  dhe portreti  i Azem Shkrelit ,sikur komunikonin me publikun që kishin ardhur me  qindra kilometra   ta  nderonin ketë takim.

Shfaqjet filmike të tij  të ndërkohëshme na rikujtonte të kaluarën  e Kosovës që Azem Shkreli  e skaliti  e gdhendi dhe e shkroi me fjalët e arta poetike .Pal Sokoli kryetar iu uroj mirëseardhje mysafirëve, që nuk ishin pak të   ardhur t'i ndanin disa orë  së bashku me krijuesit e "Lidhjes se Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani". Zoti Hasan Qyqalla përshëndeti në emër të LSHKM. Fjalë përshëndetëse patën edhe  zoti Martin Çuni (kryetar nderi), zoti Hysen Ibrahimi kryetar i Shoqatës Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë  në Suedi,Fatmire Musliu,këshilltare e konsullatës së Kosovës në Frankfurt  e cila foli për vlerat e takimeve  të tilla  nga e cila  u përkul pran  figurës se Azem Shkrelit etj. Daut Demaku ishte një personash që  bëri një mozaik  shumëngjyrësh  mbi këtë takim kushtuar  Azem Shkrelit  dhe krijuesve tanë  në Mërgatë .Ai shumë bukur elaboroi  vlerat  artistike mbi krijimtarinë e poetit tonë të madh Azem Shkrelit .Madje ai tha se  Azem Shktreli ishte  poeti ma i mirë shqiptar i fundshekullit të kaluar. Daut Demaku u prezantuar edhe me një ligjëratë të nduarduart  lidhur me kulturën artin dhe   situatën politike  nga i cili rast  u duartrokit disa herë. Në takimin tradicional Azem Shkreli" 2015  me poezitë e tyre  u prezantuan z. Gonxhe Letmi Begisholli, z. Neki Lulaj, z. Sadri Gashi, z. Hasan Qyqalla, Seveme Fetiqi, z. Selajdin Gashi, z. Arif Molliqi dhe  z. Musa Mulolli me poezitë e  Gjergj Fishtës

Për ta nderuar takimin dhe  familjen Shkreli në këtë  datë i dhanë një fokusim kulturor  dhe emocionues edhe  nxënësit e shkollës shqipe"Dituria" nga Heidelbergu dhe Schwetzingeni të  udhëhequr nga Gonxhe Letmi-Begisholli. Recitali teatral i nxënësve të shkollës “Dituria” me titull; ”Nuk ndalen Shqiptarët” të shkruar nga autori Martin Çuni, përgatitur nga mësuesja Shqipe Gara dhe Gonxhe Letmi Begisholli, ku  rikujtuan shumë  ngjarje emocionuese  gjatë shekujve për figura të ndryshme shqiptare me rëndësi historike.

Skenës për të qenë  sa ma të kompletuar këta fëmijë  i ndihmuan edhe  Këshilli i prindërve  nga  z. Emine Cakolli ,z.Binak Ramaj dhe Lendita Gashi Bytyqi. Nxënësit që aktruan në këtë  takim ishin Tregim Ramaj,Endrit Veliu ,Blegin Berisha,Kujtim Ramaj,Donika Begisholli,Gentrina Bytyqi,Ariana Halilaj,Brikena Halilaj etj. Gjatë këtij takim   u promovua edhe libri i të  ndjerit Shaban Cakollit që mbeti në dorëshkrim ,por falë z.Pal Sokloit  z. Ferdinanad Lahollit dhe  z. Martin Çunit  ,ai gjeti  dritën dhe  u botuar nga Shtëpia Botuese “Laholli.  Një përshkrim  mbi këtë vepër dha  z. Hysen Ibrahimi, ndërsa z. Ferdinand Laholli foli në emër të redaktorit.

Këngëtarja  Ermelinda Lajcaj i dha një  ngrohtësi sallës me këngët e saja  me karakter kombëtar. Zëri i saj  jehoj nëpërmes këngës qe solli një kënaqësi tek të pranishmit. Po ashtu  burrat  e këngës  rapsodike  të ulur këmbëkryq Zyber Topalli,

Dalip Sylejmani dhe Bajram Aliu kënduan me zërin e tyre të mrekullueshëm  me këngën “Në ballë të Arbrit”.

Në fund u shpërndanë disa mirënjohje, ,dhe u shpallën rezultatet e konkursit letrar të LSHAKSH në Gjermani, për veprën më të mirë të vitit 2014. Çmimi letrar për krijuesit shqiptarë në këtë takim"Azem Shkreli" 2015,u nda nga  juria e zgjedhur  në përbërje të  Arif Molliqit,Martin Çunit dhe Seveme Fetiqit dhe u shpërblyen  këta krijues:

1.Vendin i parë:Sadik Krasniqi me librin "Ag Muzgu" me poezi poezi

2.Vendi i dytë:znj.Pranvera Gjoni, me librin "Mendime të Arnuara" me  poezi

3.Vendi i tretë:Fatmir R.Gjata "Valsi i tretë"  me poezi dhe Fehmi Korça(post mortum) libri"Përtej poleve të jetës"poezi. Pauza të pranishmeve nuk u shkoj huq,por shijuan ushqimet tradicionale shqiptare nga kuzhinat familjare shqiptare  që i sollën aty.

-Takimet e tilla  Lidhjen e shkrimtarëve  po  e përforcojnë,  po i japin shpirt ,po e zgjerojnë me anëtarë të rinj dhe në saje të  bashkëpunimit  kjo "Lidhje  e Shkrimtareve" po  merr  dimensione dhe korniza ma të mëdha dhe  përgjegjësi  që të jetë një oazë e afrimit të vlerave dhe  krijimeve të reja. Takimi si ky për poetin e madh  Azem Shkrelin  që bashkoj  krijuesit shqiptarë nga shtetet e Evropës do të jetë një  sinjal i mirë që deri sa të ketë  Azem Shkrela  shqiptarët   do të jenë ma të fuqishëm ma të afërm ma të nderuar dhe gjithnjë  në trend  vrapues ta nxëmë atë që e humbëm nën pushtimin e  armiqve gjatë shekujve.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora