E shtune, 27.04.2024, 12:45 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Agim Gashi: Luljeta Lubovci ka nevojë për ndihmë

E premte, 03.10.2014, 07:21 PM


LILJETA LUBOVCI KA NEVOJË PËR NDIHMEN E JUAJ

NGA AGIM GASHI

Luljeta Lubovci lindi më 02.04.1992 në Prizren. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje. Tani është studente shkëlqyer e vitit të tretë në UP dhe studdjon në degën për MENAGJMNT NDËRKOMBËTAR.

Fatkeqësisht studimet e saja u ndërprenë dhunshëm nga një smundje e rëndë dhe e cila nuk mund të sherohet nga mjeksia kosovare. Diagnoza e saj HERNIA DISCAL sulmon boshtin e kurrizit, përcillet me dhimbje të padurueshme dhe që e stopo levizjen e trupit.

Pas tri operimeve në Kosovë dhe një në Turqi që nuk kishin suksese, tani jta e saj është rrezikuar tej mase. Mjekët e kanë udhëzuar që të sherohet dikund jashtë atdheut, në ndonjë KLINIKË TË SPECIALIZUAR TË NEUROKIRURGJISË SPINALE.

Luljeta do ta bënte këtë po të kishte mundësi ti paguante shpenzimet. Familja e saj nuk ka mundësi ti mbuloj të 40.000 eurot sa i duhet për një operim të tillë.

Hamendësimin e saj për të kerkuar ndihma ia bënë miqët, sepse, siq thoshte ajo, „e lodhem këtë popull duke kerkuan ndihma“.

Populli ynë gjithmonë në raste të tilla ishte solidar. Por, kohet e fundit edhe solidariteti ka rënë aq poshtë, saqë nganjëherë vështirë se ndjehemi shqiptar.

Luljeta Lubovci është një patriote e madhe e atdheut. Ajo edhe e shtrië në shtratin e smundjes, më shumë interesohet për ecuritë e problematikave shqiptare se sa për ato të smundjes së saj.

Ne duhet ta ndihmojmë Luljeten, studenten e shkëlqyer për të cilën kemi nevoj ne si shoqëri akoma në tranzicion, ka nevoj edhe atdheu ynë për këso kuadro të cilat duhet të na dalin të shëndosha kombëtarisht.

Ata, shpirtbardhët që duan ta ndihmojnë Luljeten me aq sa do të kenë mundësinë e tyre, parat mund ti derdhin në këtë zhirollogari:

NDIHMË PËR LULJETA LUBOVCIN

TEB SH.A. PRIZREN , KOSOVË

SWIFT KODI: TEBKXKPR

LULJETA LUBOVCI

GJIROLLOGARIJA:

20-12-0000861934-14

SHADERVAN CITY OFFICE 12

RRUGA ULQINIT NR. 120 PRIZREN

Ose të dergoni një euro sms në kodon: 55 049

Me respekt të gjithmonshëm për dhuruesit me zemra humane. Ata shpërblehen nga robi e Zoti.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora