E premte, 26.04.2024, 04:12 AM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Politika e keqe e tranzicionit

E marte, 24.06.2014, 07:27 PM


Politika e keqe e tranzicionit, shkak i prapambetjes së shtetit dhe shoqërisë son?

Nga Skënder S. KAPITI

Me politikë të keqe kuptohet politika e cila keqqeveris dhe keqadministron si shtetin ashtu dhe shoqëinë, pushteti i së cilës punon në dëm të interesave publike mbi të cilat vendos ato personale, një politikë pushteti korruptiv dhe të papërgjegjshëm siç ishte sidomos ajo e tranzicionit  e dominuar nga PD. Po dhe ajo, apo ato se çfarë sot kanë akoma të përbashkët në përgjithësi politika shqiptare kudo si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni është se shumë asish burrash e kryetarësh, përfaqësuesish e pushtetarësh “që shquhen” si të ndershëm e që përbetohen si patriotë për atdhe,liri e demokraci dhe që në betejat elektorale premtojnë mrekullira, por që  në paqë dhe sidomos kur vijnë në pushtet e tradhëtojnë patriotizmin dhe i “harrojnë”premtimet dhe korruptohen shumë lehtë nga lakmia për para e pasuri , pabesia, papërgjegjshmëria, inatçillëku,hakmarrja dhe e keqja duke ja hequr maskën burrërisë burracake,sinqeritetit fals dhe duke zbuluar hipokrizinë e pafytyrë  të tyre.Është dëm i madh dhe përbën edhe krim ky realiteti ndër ne dhe në shtetet tona ku paaftësia,amoraliteti dhe injoranca kanë marrë frenat e drejtimit të punëve dhe kanë qeverisur shtetet dhe shoqërinë tonë; është krim kur blihet dija me ryshfet dhe armatoset pastaj ajo me pushtet; kur shkatërrohet inteligjenca e vërtetë edhe duke e dëbuar dhe izoluar atë nga politika dhe aktiviteti  social e publik dhe madje edhe nga aktiviteti akademik; është krim i madh ai që bëri politika e tranzicionit në Shqipëri që e çoi shtetin dhe shoqërinë në falimentim me sistemin piramidal financiar me pasoja të rënda gati apokaliptike në vitin 1997, duke vazhduar dhe më pastaj po nga i njëjti pushtet i PD –së që instaloi në Shqipëri një sistem korrupsioni ,bixhozi e lojrash fati ,trafikimi të qënieve njerëzore dhe sidomos të kultivimit e trafikimit të drogës sikur Shqipëria të ishte një republikë droge,bixhozi, pastrami parash dhe si një shtet antiligj,antishtet dhe antipublik; është krim që bën politika kur ajo na e servir tradhëtinë që bën për patriotizëm dhe kur edhe korrupsionin e vet na e servir si interes publik; ligësinë e vet na e servir si ndjesi e dhimbje;  është krim edhe kur xhahilllëku e katilllëku,varfëria, harbutllëku e halabakllëku politik, egoizmi deri në shthurje e shfryrje pa fre me fjalë rrugaçërie dhe të pista në parlament të lëshuara nga deputetë dhe funksionarët më të lartë të shtetit deri dhe nga ishpresidenti,kryeparlamentarë e ishkryeministri që  e kërcënojnë dhe e frikësojnë demokracinë,parlamentarizmin ,konstitucionalizmin, patriotizmin, dhe e ndotin nderin, ,moralin,dhe intelektualizmin. Dhe është dështim i madh për shoqërinë tonë që vazhdimisht në çdo të tashme apo tranzicion ngre themele për të ardhmen boshe e pa vision ,dëshpëruese dhe mosbesuese ashtu sikurse  sot poshtërsitë demokratike të politikës së tranzicionit  na kanë kthyer  nostalgjinë  për vuajtjet e “lumtura”të komunizmit. Është bërë traditë tashmë ashtu si në të tashmen e shkuar dhe në të tashmen tranzitore që politika vetëm sa tallet dhe luan fëlliqësisht duke mashtruar ,premtuar e gënjyer me të ardhmen ku një ndihmesë të madhe atij mashtrimi të politikës i jep dhe një farë medie dhe intelektualizmi i qorrollepsur,i zellshëm dhe i shitur për t’i shërbyer parasë së korruptuar dhe pushtetit, dhe duke mbuluar me pavërtetësi realitetin politik dhe jetën publike si një vazhdimësi e keqe e trashëgimisë së keqe dhe të dëmshme. Dhe për të gjitha këto kryesisht faji vjen nga politika e politikanëve tanë se për shkak të tyre ne akoma nuk kemi ngritur një shtet modern e ligjor  dhe as politikisht,civilivizisht,demokratikisht dhe ekonomikisht të zhvilluar, dhe as akoma të integruar, po  shtet si një institucion privat, krimi ,korrupsioni e hajnie në shërbim të politikanëve e pushtetarëve  po të tillë.Tani besoj se populli është ndërgjegjsuar për atë se çfarë politika ka luajtur në dëm dhe në kurriz të tij dhe se pas 23 Qershorit populli beson te Rilindja që ka marrë përsipër PS dhe qeveria“Rama” ,pasi i  besoi asaj që kur ja dha votën dhe pushtetin  se do të kemi ndryshime për së mbari dhe për nga më e mira,pasi nga ishpushteti trashëguam pothuaj gjithçka  të keqe dhe të mbrapshtë ,për çfarë  i duhet bërë edhe gjykimi e pse jo edhe ndëshkimi i autorëve ,pushtetarëve dhe  tërë  atyre funksionarëve të zullumeve dhe dëmeve, se pa ndëshkimin e të keqes nuk fillon korrigjimi dhe ringritja, sepse pa ilaçe nuk shërohet sëmundja, dhe ilaçi më i mirë që e shëron shoqërinë dhe e ruan atë dhe demokracinë është ligji dhe zbatimi i tij. Është e dyta herë që “Të Majtës “Shqiptare,PS –së, i bie mbi shpatulla të “paguajë”kusuret e katrahurave që i la politika rrënuese e PD,ashtu siç dhe e mori Shtetin e rrënuar  të tokës së djegur,pa institucioni dhe të falimentuar në vitin 1997 dhe çdo gjë e ringriti nga e para, po kështu Rilindja duhet të përballet përsëri me pasojat e rënda të atij prag falimentimi të dytë që ja la bakshish Partisë Socialiste ishpushteti pd-ist i korrupsionit e rrënimit të shtetit, ishpushteti i paralizimit të shoqërisë,i varfërisë ,i papunësisë dhe i mosintegrimit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora