E shtune, 27.04.2024, 05:53 AM (GMT+1)

Faleminderit

Agim Gashi: Rapsodi dhe mjeshtri Elmi Agushi

E marte, 13.05.2014, 07:55 PM


RAPSODI DHE ARTISTI-MJESHTER I VEGLAVE FOLKLORIKE ELMI AGUSHI

Nga Agim Gashi

Elmi Agushin e njof që nga viti 1983. Mu atëherë u njoha me babain e tij Elfiun në Zvicër ku unë kisha shkuar me një detyrë personale dhe humane që kësaj radhe spo dua me e cekë. Ishim veprimtar të qështjes kombëtare me aq sa ishin mundësutë dhe rrethanat e aëthershme. Mernim pjesë në demostrata e protesta në metropolet e Evropës që organizoheshin atëherë kunder regjimit serb edhe pse e dinim që veprimtaria e çdo shqiptarit përcillej nga UDB-a dhe spiujt shqiptar.

Kur u ktheva nga Zvicra, shkova mysafir te miku im Elfiu me një dasëm, ku gjatë tërë kohës më rrinte pranë një djalosh i mrekullueshëm dhe më përcillte me shumë interesim.E vëreja se gjatë këndimit tim edhe ai lëvizte buzët thua se donte ta gëlltiste çdo fjalë e tingull të këngës sime. Atëherë e kam ditë se Elmiu do të bëhej këngëtar por se kam ditë që Elmiu do të bëhej mjeshtri më i mirë në shqiptari për rregullimin, ndertimin dhe zbukurimin e instrumenteve folklorike. Fundja, Elmiu bën çudira me drunjët që ai i përgaditë, e që pas një kohe të nxjerrin tinguj për historia tonë kombëtare, histori e mbushur me triumfe e humbje, dhimbje e gëzime, rënje e ngritje. Instrumentet e Elmiut sot kudo në trojet tona nxjerrin atë që as historia smundi ta nxjerr sepse edhe drunjët që i përdor Elmiu, janë drunjë shekullor të cilët ishin dëshmitar të shumë katrahurave kombëtare. Me një thjeshtësi shqiptari, me një dashuri të madhe ndaj folklorit dhe me atë buzqeshje që nuk e huç asnjëherë, Elmiu në puntorinë e tij rendit çiftelia, sharkia, fyella, lahuta, violina e çka jo?! Dashuria për folklorin Elmiun e bëri burr të fortë dhe se asnjëherë se mshef se dashurinë ndaj këngës folklorike ia mbjella unë me çka ndjehem krenar që kam arritë të bëj miq e koleg të vërtetë që nuk ndalen të veprojnë për kombin e atdheun. Veprimin për atdheun njeriut ia ndal vetëm vdekja, por fatkeqësisht në kohrat tona disa po veprojnë keq dhe në dëm të atdheut. Edhe kjo mua dhe mikun tim na brengos shumë.

Elmiu, jo vetëm që mjeshtron por është edhe mjeshtër i këngës.Ky me grupin e tij dhe Agim Elmazin kanë realizuar disa albume, ndersa unë ndjehem krenar kur ndegjoj disa tekste të mia të realizuara në këngë për mrekulli.

Miku im Elmiu, mua mi ka ndertuar dy sharkia ku njërën e shita në Gjermani për 250 euro sepse më duheshin parat, por e shita me lejen e Elmiut sepse më tha se gadi e ke tjetren, një sharki të veçant që edhe sot e pranon se ska ndertuar të tillë. Ma dergoi në Gjermani dhe se kur e mora në dorë, ndjeva një ndjenjë tepër të lartë dashurie ndaj atij arti dhe ndaj mikut tim artist që me artin e tij mjeshtror bën që të ruhet folklori e tradita jonë kombëtare. Në ballin e sharkisë ia kishte stolisë shkrimin: °Rapsodit të popullit Agim Gashit nga Elmi Agushi°!

Unë posedoja me dy sharki që mi kishte punue Hysen Belegu i Belegut të Deçanit. Njëra ka humbur gjatë luftës ndërsa tjetren e kisha në Gjermani me të cilën kam përcjellur ngjarje e ngjarne gjatë dekadave të kaluara, dhe e cila në vete mbante edhe plumbin e fituar në kufirin shqiptaro-shqiptar te Dibra. Me këtë sharki përcolla shumë ngjarje duke filluar që nga pajtimi i gjaqeve e deri te jehona e pa ndalshme në metroplet e Evropës, që herë me Ali Podrimjen e Azem Shkrelin, herë me Fadil Sylejmanin e Rufki Osmani e shumë e shumë poet, intelektual, partiak e tadhetarë tjerë që senzibilizonim Evropen për poblemet shqiptare. Këndova në dasma, ahengje, rrugë, spitale, tren e aeroplane, klube e shoqata, radio DW-lle e radio tjera, derisa Elmi Agushi ma solli tjetren sharki për ti dhënë pushim Belegianes siq e quaja unë.Ia dorzova Elmiut me e ruajt dhe me e riparue. Dhe shukuan vite, muaj e ditë. Erdhi edhe çasti kur Elmiu troket në derën time.

Pikrisht më 08.05.2014 ia mbërrini Elmi Agushi në Lipjanin tim, me sharkinë e renovuar e riparuar aq bukur saqë as kur ishte e re nuk e kishte këtë pamje.Zemra mal mu bë, jo për faktin që ma solli sharkinë, por që e kishte renovue për tu rue diku për shkak se kjo sharki në vete mbante një histori kënge, loti e robërimi në pesë dekadat e shkuara. Për mua kjo sharki është kujtimi i jetës sime që në vitet e paraluftës ishte larë shumë herë me lot e djersë, dhe se sa e sa herë ne ndanim dhimbjen dhe vuajtjet sëbashku, ndanim lotin në dy pjesë, dhe vajin e shëndrronim në këngë e shpresë për ardhmëri.

E falenderoj mikun tim, rapsodin e folklorit, mjeshtrin e veglave tina folklorike dhe artistin i cili me drurin shqiptar di të bëj çudira, Elmi Agushin nga Ferizaji.

 

10.05.2014

Lipjan



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora