Kulturë
Mehmetali Rexhepi: Shtëpia prej flluskash
E premte, 02.05.2014, 07:30 PM
Shtëpia prej flluskash
Nga Mehmetali Rexhepi
është avull
ose ujë i ftohtë
që të pikë në ballë
ngjyrë e paparë
që kapet a s`kapet
ose rrjedh vërdallë
për tu ngurtësuar
në daç nxehe
në daç ftohe kokën
ngurtësimin e bëri moti
se e zuri
dhe ia veshi gëzofin
*
mos shtrydh mendimin e mekur
s`të pikon luleshtrydhe e pjekur
ai ka shtëpi
dhe kulmin mbi krye
si t`i gjendet shtëpia
asaj të flluskuare
prore
mësyj me thinja
*
peshkatari i peshkimit të peshkut të mendjes
hedh grepin me majën e mprehtë të penës
shpon viktimën e karremit
zvarraniku i ngathët ngulitet
peshku i shkathët oqeanit vërtitet
*
joshja s’është joshje
përderisa lakminë se ngopte
anashkalohet karremi
dorës së shtangur i bie kalemi
*
shtëpia e nisur do të ngritët
për të shumëçka lypet
hapësira mes gishtash këmbëza
tytash shënjestrash
kati përdhe shtylla të forta
për kate të larta dhoma
dritare që i drejtojnë kahet
e tej shikimit izolimeve
brenda krahnezat
dhe vapë e mendimit
oxhaqe të pa rrënuar
mbi kulm rrufepritësi
t`ia përçojë rrufetë
motit të shpirtit
*
kuzhina pa amvise i gatuan instinktit
fulterja mbi stufën e ndezur të ndjenjave
fshije pluhurin e gjakimit të shkrumbuar
lavjerrësi në njërin korridor
matë hap - mbylljet e dyerve pa doreza
kumbojnë kumte gjithfarë orëve të djerra
mijëra fletë të bardha rrinë të hapura
riparo shtëpinë prore të pa kryer të mendimit
prej plasaritjeve të streseve
lumturia e plasaritur
në tualet gjumin e porositur sjell
*
pos në sekondë gjeniu kapi enigmën
minutat orët ditët javët muajt vitet
futin dhëmbët e ajrit ku s`futen mitet
në kullotën pingule myshqeve
muret epuar assesi rrëzohen
Pirgu i Pizës
drejtohet epohet
nga vullneti i shtruar saktësisht
i tokës së rrotullueshme mrekullisht
shinave harkore të ekuinoksit