E diele, 28.04.2024, 08:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Eduard Dilo: Buqetë vjershash nga Kosova

E enjte, 01.05.2014, 06:47 PM


NJE BUQETE VJERSHASH NGA KOSOVA

Nga Eduard M. Dilo

Nje buqete e bukur   erdhi nga Kosova ne kete dimer te ftohte e te acarte...

Si nje tufe zogjsh qe sapo kane nisur fluturimin vine keto poezi te thjeshta, por te shkruar me zemer e me shpirt nga vogelushet Altina Zeqiri, Viola Kastrati, Loresa Mustafa, Erona Reqani, Elina Kamberi, te gjitha nxenese te klases  gjashte ne  shkollen Thimi Mitko, me Mesuesen e talentuar  Ramize Bllacka, e cila punon plot perkushtim me keto filiza te reja qe kane talent e premtojne ne te ardhmen.  Keto pellumbesha  te vogla, poetesha te ardheshme, shkruajne plot dashuri, pasion, respekt e mirenjohje, sa per Prinderit, Atdhene, Kosoven ne liri, shkruajne per mesuesen qe e   ndjejne se e kane nje prind te vertete te dyte. Edhe pse te vogla, ne vetvete mbartin idera te medha.  Ja si shkruan J. Zeqiri ne poezine:

 

Jeta

 

Jeta më duket një

lojë që nuk do

të mbarojë kurrë.

 

Jetën do ta jetoj

dhe gjithmonë do

të fitoj.

Pasi që kjo lojë

nuk do të mbarojë

kurrë unë do të mësojë

që të fitoj,

Duke mbartur mesazh te forte dhe te fuqishem per te perditeshmen qe jetojme.

Elina, ne poezine "Dua te behem", gjithashtu mbart  mesazh te mrekullueshem miresie, ku ne vetvete i ve nje qellim te madh vetes, "femijet  e hidheruar, dua ti gezoj", ndikuar ky mesazh  nga femiria e veshtire qe kalon ndoshta ajo vete ne Kosoven e pas luftes...

E fuqishme vjen poezia per 28 Nentorin, shkruar nga Erona Reqani, apo poezite e shkruara nga Loresa Mustafa, ku uron me vargje e gezon aq shume per pavarsine e Kosoves.

Ti lexojmë me vemendje poezite qe na kane sjelle e ti inkurajojme te gjithe qe te ecin ashtu cilter e plot dashuri ne rrugen e bukur e te veshtire te poezise qe ato kane nisur. Suksese Vogelushe!

 

Libri  im

 

Libri  im 

ndihmon e  si

gjithmonë  mua

  edukon.

 

  ndihmon

pa  përtim

gjithmonë në

ndihmë 

vjen libri im.

-----------------

KËTË  DITË

 

Këtë  ditë me

mësuesen  time

e  kalova e

kurrë  nga  mendja

se largova.

 

Sa  shumë këtë

ditë do  ta  dua

sepse  është ditë

e  paharrueshme

për  mua.

-------------------

 

Mësimi

 

Kush mëson, punon

një  të ardhme

siguron.

 

Kush  nuk  mëson

rri  i  uritur dhe

në shtëpi  rri

i mërzitur.

--------------------

 

Do  të mësoj

 

Unë do të mësoj

Që kur të  rritem

Fëmijët ti edukoj.

Sot do tÎ shkruaj

shume poezi që

ato ti lexoj cdo fëmij.

Por cdo fëmijë që

mëson ato i lexon

kurse ata që s'mësojnë

nuk i lexojnë.

----------------------------

Nëna ime

 

Nënën time shumë

e dua se gjithë

botën ma dhuroi

mua.

 

E dua e përqafoj

dhe nënës time të

dashur gjithë të mirat

në jetë ia uroj.

-----------------------

 

Pranvera

 

Pranvera e bukur

erdhi me lule ,

erdhi me gÎzim

dhe me zbukurime.

Pranvera me zogj

me cicërime e me

Gëzime gjithë botën

zbukuron e fëmijët i gëzon.

--------------------------

Jeta

 

Jeta më duket një

lojë që nuk do

te mbarojÎ kurrë.

Jetën do ta jetoj

dhe gjithmonë do

të fitojë.

 

Pasi që kjo lojë

nuk do të mbarojë

kurrë unë do të mÎsojë

që të fitojë.

---------------------------

Altina Zeqiri

 

****

 

Shkolla ime

 

Shkollën time

shumë e dua

aty mësova

të lexoj e

të shkruaj.

 

Aty pash

shumë shok

shoqe dhe

tani jam nxënse

shembullore.

-------------------

 

Dua të bëhem

 

Dua të bëhem

aktore, të aktroj

fëmijet e hidhëruar

dua ti gëzoj.

 

Dua të bëhem

mësuese, fëmijët

ti mësoj, cdo gjë

që nuk dinë do

tua tregoj.

-------------------

 

 

Prindërit e mi

 

Kam  prindërit

që shumë i dua

edhe ata më

duan mua.

Më mësuan

më edukuan

shumë fjalë

prej tyre

mësova,kam

një Nënë

dhe një Baba

që kush

si ka.

 

Elina Kamberi

***

 

 

Mësuesja ime

 

Mësuesen time

unë e kam Nënë të dytë

Edhe pse është viti

shkollor i fundit

me të.

Unë atë do ta dua

më shumë gëzim.

----------------

1 Qeshori

 

Sa gëzim për ne

që erdhi 1 Qershori

është dita e fëmijëve

qe kurr s'do harrojmë

Sa gëzim që na erdhi

kjo ditë e bukur me

shpejtesi te madhe

erdhi dhe na vizitoi.

---------------------

28 Nëntori

 

Sa të gëzuar që jemi

Flamurin në dorë e  kemi

Gëzohet krejt  populli shqipëtar

Se në Vloren e artë valon flamuri kombëtar

 

-----------------------------------------

2 shtatori

 

Sot është ditë

e parë me mësim të mbarë.

Ditë e paharruar

me fillim të papershkruar.

Tringëllou zilja,

me tringër

bukur si kengë.

Sot mësimin ne filluam

shkolla gëzimin na e shton.

 

Erona Reqani

 

***

 

Naim Frashëri

 

Naim Frashëri ishte

Shkrimtar i mirë

e quajtën  bilbil i gjuhës sonë.

32 vjet atij i

mjaftuan për këto

gjëra të bukura që

i ka shkruar.

-------------------------

7 Marsi

 

7 Marsi dita e

mësueses tanë

Sa me gezim

do ta festojmë.

Një buqetë  me

lule unë mësuses

time të dashur do t'ja

dhuroj dhe do ti

hidhem e ta përqafoj.

----------------------------

Kosova

 

Kosovë e Bekuar

ti gjithmonë  për

liri luftore dhe në

fund me gjak

lirinë e fitove.

Ne sot gezojmë

5 vjet pavarsi dhe

jetojmë të gjithë

në liri.

Tash e përgjithmonë

na rroftë pavarsia

atë  ta festojmë

siq është më e mira.

---------------------

Loresa Mustafa

***

 

Muzika

 

O Sa Shumë muzikën

e dua.

Tingujt e saj

më mahnitin mua.

Me ca nota dhe

frymezim pentagrami

ma mbush zemren

me  gëzim.

Kur jam e mërzitur

e trishtuar, e marr

kitaren dhe këng këndoj.

Muzika s'do të thotë veq

ta këndosh por dhe ta duash.

-----------------------------

Kitara

 

E marr kitarën

e shikoj shumë

e dua e adhuroj.

Tingulli i saj më

mahnit me të bëj

qdo ditë muzikë.

Telat kitarës i'a

kordoj nisi të luaj

e të këndoj.

Veglat muzikore të

gjitha i cmoj ,por

kitaren me azgjë se ndërroj.

-----------------------------

Vjeshta

 

Po vjen vjeshta plot

gëzim mbush zemrat

me lumturi.

Piqet dardha edhe

molla bjen shi

përsëri.

Tung i themi verës

iki plot hidhërim

mos u trishto se do

shihemi përseri.

 

Viola Kastrati



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora