| E enjte, 01.05.2014, 06:47 PM |
NJE BUQETE VJERSHASH NGA KOSOVA
Nga Eduard M. Dilo
Nje buqete e bukur erdhi nga Kosova ne kete dimer te ftohte e te acarte...
Si nje tufe zogjsh qe sapo kane nisur fluturimin vine keto poezi te thjeshta, por te shkruar me zemer e me shpirt nga vogelushet Altina Zeqiri, Viola Kastrati, Loresa Mustafa, Erona Reqani, Elina Kamberi, te gjitha nxenese te klases gjashte ne shkollen Thimi Mitko, me Mesuesen e talentuar Ramize Bllacka, e cila punon plot perkushtim me keto filiza te reja qe kane talent e premtojne ne te ardhmen. Keto pellumbesha te vogla, poetesha te ardheshme, shkruajne plot dashuri, pasion, respekt e mirenjohje, sa per Prinderit, Atdhene, Kosoven ne liri, shkruajne per mesuesen qe e ndjejne se e kane nje prind te vertete te dyte. Edhe pse te vogla, ne vetvete mbartin idera te medha. Ja si shkruan J. Zeqiri ne poezine:
Jeta
Jeta më duket një
lojë që nuk do
të mbarojë kurrë.
Jetën do ta jetoj
dhe gjithmonë do
të fitoj.
Pasi që kjo lojë
nuk do të mbarojë
kurrë unë do të mësojë
që të fitoj,
Duke mbartur mesazh te forte dhe te fuqishem per te perditeshmen qe jetojme.
Elina, ne poezine "Dua te behem", gjithashtu mbart mesazh te mrekullueshem miresie, ku ne vetvete i ve nje qellim te madh vetes, "femijet e hidheruar, dua ti gezoj", ndikuar ky mesazh nga femiria e veshtire qe kalon ndoshta ajo vete ne Kosoven e pas luftes...
E fuqishme vjen poezia per 28 Nentorin, shkruar nga Erona Reqani, apo poezite e shkruara nga Loresa Mustafa, ku uron me vargje e gezon aq shume per pavarsine e Kosoves.
Ti lexojmë me vemendje poezite qe na kane sjelle e ti inkurajojme te gjithe qe te ecin ashtu cilter e plot dashuri ne rrugen e bukur e te veshtire te poezise qe ato kane nisur. Suksese Vogelushe!
Libri im
Libri im më
ndihmon e si
gjithmonë mua
më edukon.
Më ndihmon
pa përtim
gjithmonë në
ndihmë më
vjen libri im.
-----------------
KËTË DITË
Këtë ditë me
mësuesen time
e kalova e
kurrë nga mendja
se largova.
Sa shumë këtë
ditë do ta dua
sepse është ditë
e paharrueshme
për mua.
-------------------
Mësimi
një të ardhme
siguron.
rri i uritur dhe
në shtëpi rri
i mërzitur.
--------------------
Do të mësoj
Unë do të mësoj
Që kur të rritem
Fëmijët ti edukoj.
Sot do tÎ shkruaj
shume poezi që
ato ti lexoj cdo fëmij.
Por cdo fëmijë që
mëson ato i lexon
kurse ata që s'mësojnë
nuk i lexojnë.
----------------------------
Nëna ime
Nënën time shumë
e dua se gjithë
botën ma dhuroi
mua.
E dua e përqafoj
dhe nënës time të
dashur gjithë të mirat
në jetë ia uroj.
-----------------------
Pranvera
Pranvera e bukur
erdhi me lule ,
erdhi me gÎzim
dhe me zbukurime.
Pranvera me zogj
me cicërime e me
Gëzime gjithë botën
zbukuron e fëmijët i gëzon.
--------------------------
Jeta
Jeta më duket një
lojë që nuk do
te mbarojÎ kurrë.
Jetën do ta jetoj
dhe gjithmonë do
të fitojë.
Pasi që kjo lojë
nuk do të mbarojë
kurrë unë do të mÎsojë
që të fitojë.
---------------------------
Altina Zeqiri
****
Shkolla ime
Shkollën time
shumë e dua
aty mësova
të lexoj e
të shkruaj.
Aty pash
shumë shok
shoqe dhe
tani jam nxënse
shembullore.
-------------------
Dua të bëhem
Dua të bëhem
aktore, të aktroj
fëmijet e hidhëruar
dua ti gëzoj.
Dua të bëhem
mësuese, fëmijët
ti mësoj, cdo gjë
që nuk dinë do
tua tregoj.
-------------------
Prindërit e mi
Kam prindërit
që shumë i dua
edhe ata më
duan mua.
Më mësuan
më edukuan
shumë fjalë
prej tyre
mësova,kam
një Nënë
dhe një Baba
që kush
si ka.
Elina Kamberi
***
Mësuesja ime
Mësuesen time
unë e kam Nënë të dytë
Edhe pse është viti
shkollor i fundit
me të.
Unë atë do ta dua
më shumë gëzim.
----------------
1 Qeshori
Sa gëzim për ne
që erdhi 1 Qershori
është dita e fëmijëve
qe kurr s'do harrojmë
Sa gëzim që na erdhi
kjo ditë e bukur me
shpejtesi te madhe
erdhi dhe na vizitoi.
---------------------
28 Nëntori
Sa të gëzuar që jemi
Flamurin në dorë e kemi
Gëzohet krejt populli shqipëtar
Se në Vloren e artë valon flamuri kombëtar
-----------------------------------------
2 shtatori
Sot është ditë
e parë me mësim të mbarë.
Ditë e paharruar
me fillim të papershkruar.
Tringëllou zilja,
me tringër
bukur si kengë.
Sot mësimin ne filluam
shkolla gëzimin na e shton.
Erona Reqani
***
Naim Frashëri
Naim Frashëri ishte
Shkrimtar i mirë
e quajtën bilbil i gjuhës sonë.
32 vjet atij i
mjaftuan për këto
gjëra të bukura që
i ka shkruar.
-------------------------
7 Marsi
7 Marsi dita e
mësueses tanë
Sa me gezim
do ta festojmë.
Një buqetë me
lule unë mësuses
time të dashur do t'ja
dhuroj dhe do ti
hidhem e ta përqafoj.
----------------------------
Kosova
Kosovë e Bekuar
ti gjithmonë për
liri luftore dhe në
fund me gjak
lirinë e fitove.
Ne sot gezojmë
5 vjet pavarsi dhe
jetojmë të gjithë
në liri.
Tash e përgjithmonë
na rroftë pavarsia
atë ta festojmë
siq është më e mira.
---------------------
Loresa Mustafa
***
Muzika
O Sa Shumë muzikën
e dua.
Tingujt e saj
më mahnitin mua.
Me ca nota dhe
frymezim pentagrami
ma mbush zemren
me gëzim.
Kur jam e mërzitur
e trishtuar, e marr
kitaren dhe këng këndoj.
Muzika s'do të thotë veq
ta këndosh por dhe ta duash.
-----------------------------
Kitara
E marr kitarën
e shikoj shumë
e dua e adhuroj.
Tingulli i saj më
mahnit me të bëj
qdo ditë muzikë.
Telat kitarës i'a
kordoj nisi të luaj
e të këndoj.
Veglat muzikore të
gjitha i cmoj ,por
kitaren me azgjë se ndërroj.
-----------------------------
Vjeshta
gëzim mbush zemrat
me lumturi.
Piqet dardha edhe
molla bjen shi
përsëri.
Tung i themi verës
iki plot hidhërim
mos u trishto se do
shihemi përseri.
Viola Kastrati