E diele, 28.04.2024, 05:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Adem Zaplluzha: Gjuha Shqipe

E marte, 29.04.2014, 07:24 PM


Adem Zaplluzha

 

GJUHA SHQIPE

 

Mëshoni Toskë E bini o Gegë

Shkundni mollët nga e vetmja shegë

Kështu kur ndahet pitja prej tepsisë

Më së lehti shkulen mushkrit e Shqipërisë

 

Unë jam Toskë e Gegë je ti

Ja pra si duket kjo e mjera Shqipëri

Një leckë e arnuar në disa copa

Pakëz asfalt e më shumë gropa

 

A s’jemi vëllezër he ju vraftë zoti

Nga një nënë lindëm kur ishte i lig moti

Themi me plotë gojë na ndau armiku

Kurse vetë e premë degën ku rritej fiku

 

Mos na e ndani ju o qyqarë

Të bukurën shegë nga më e mira degë

Ne më së pari jemi shqiptarë

Njëri pastaj njëri toskë e tjetri gegë

 

Jemi vëllezër prej një toke

Lind e rritur me halle shumë

Po ç’të gjeti moj  e mjera loke

Që flasin përçartë llumat në gjumë

 

Në dy degë gjuhën e ndajnë

Përsheshin e hanë me bakllave

Kakarisin si pulat e nuk prajnë

Flasin përçartë këndojnë tallave

 

 

SEPSE PËR MUA TË TJERËT LUFTUAN

 

Seç mu ndez në kokë feneri

Të më shpallin edhe mua

Qytetar nderi

S’jetohet dot me pension

Ka shumë probleme

Shoqëria e jonë

 

Ku ta zë diku një drekë

E ta ngopem si djali i Shemsis

Dua pak mish e byrek

Me shumë bakllave

Për rreth tepsisë

 

Unë dhashë shumë

E morra pak

Kështu më ka ikur tani sevdaja

Duke ngjye bukën

Në lëngë pa kajmak

Po jetoj si fukaraja

 

Më shpallin edhe mua

Qytetar nderi

Se për politikë ja kam zanat

Sa herë që ju shqimet feneri

Vij e ua ndez për çdo natë

 

Më ka dalë nami

Kam autoritet

Kudo jam qytetar i parë

I sjelli punët si dua vetë

S’jetohet më si katundar

 

E lashë fshatin dola në qytet

Me cingla mingla

Me dekoruan

Tani jetoj si dua vetë

Sepse për mua të tjerët luftuan

 

 

MBRETI

 

Kur bie në gjumë

Mbreti satrap

Tërë natën ëndërron

Kur ka qenë kasap

 

Posa del në shesh

Sa mundet pëllet

Me gojë plotë përshesh

Më dëgjoni more milet

 

Me këtë daulle më zuri belaja

Mu ka mbushur

Kjo mendje e shkretë

Të mos jetoj më si fukaraja

 

Të merrem edhe unë

pak me politikë

Deri sa një ditë të bëhem mbret

 

Në këtë vend paska tepër

Shumë stramastikë

Ndryshe s’mund të jetojnë

Këta burra pa mastikë

 

Gjallojnë pa gajle

si fqinji im kasap

Me shumë verdhushka

Këta satrap

 

Le të shajnë le të këlthasin

Kush nuk ua vë veshin

Ne e dimë se keq flasin

Kur lekët e tyre

Si tramakun e zhvoshkim

 

Ta sundoj vendin

Si ma do qejfi

Të mos guxoj askush

Shtrembët të më shikoj

 

Sa herë që mua

Më shqyhet defi

Dal në penxhere

Me ligje tallava

Si çdoherë ju mashtroj

 

Sipas një zakoni

Kështu e ka mbreti

Pa dhunë e dajak

Nuk lidhet mileti

 

II.

 

Dukur moti

Më thoshte një plak

Popullit duhet dhënë

Më pak bukë

E më shumë dajak

 

Nëse dikush

E kundërshton

Fill në burg

Satrapi e ngujon

 

Sa t’i do qejfi

Le të protestoj

Mua kjo marrëzi

S’do të më hidhëroj

 

Andaj politika

Më bëri mbret

Mund ta shes token

Me male e det

 

Kujt i pengon

Plani i im i pa mat

Mund të ankohet

Në secilën gjykatë

 

Po mos harroni

Se ato i kam në dorë

Nëse nuk më dëgjojnë

Sa here që dua i bëjë horr

 

Se për ndryshe

S’mund të sundoj

Ai mbret hiqi

Pa e mashtrua miletin

Me nga një copë bythë viçi

 

 

RRUANA ZOT NGA KËTA HORRA

 

Inspirim nga poezia “Mesazh një ish kryecensori” Elida Buçpapaj

 

“një mi gjirizesh ishte -

e mi gjirizesh mbetet.”

Elida

 

Mbase edhe unë kam të drejtë

Të shkruaj nga mllefi

E  të qëndisi një mesazh

Për ata burra që na gënjejnë

E na udhëheqin pa bagazh

 

Ruana o i madhi Zor

Nga këta horra

Në gjysmë të natës trokasin në derë

Kinse tani na qenka koha

Të mbledhin tagra me fener

 

Kanë shpikur një farë bidati

Sa herë që iu teket dhunshëm

Kërkojnë lek

Me plotë gojë pohojnë s’e

Nuk e kanë për inati

Por këtij marifeti i thonë reketë

 

Çfarë të bëjë unë i mjeri

Pensioni im nuk është llastik

Ndërtova shkolla e spitale

Kudo nëpër atdhe

Që sot po i shembin disa stramastik

 

Më besoni mor dostllarë

Shpeshherë lakmoj për diktatorin

Në kohën e tij

Me të vërtet nuk kishim dollar

Por sot për sot

Po kemi problem edhe me horrin

 

Na zgërdheshet e na premton

Do e bëjë Shqipërinë Evropë

Vajë për ne

Medet për tokën tonë

Për çdo ditë

Po na hapin nga një gropë

 

Mbase pak paskam

Lindur si vonë

Nuk e kuptoj këtë demokraci

Por mua skamja

Rropullitë po mi ngacmon

Kurse pushtetarët

Shpenzojnë lek me kaci

 

 

DJEPIN E SHQIPTARISË

 

Na erdhi në Kosovë një sejmen i ri

Fort i dashur  por ka qëlluar pak laik

Sa shpejtë harroi ky burrë dai

Se çfarë i ndodhi në Kaçanik

 

Kaçanik he të shitoftë zana

Qysh nuk i dole me ia zënë pritën

Le ta vajtoj edhe njëherë nëna

Se s’luhet me ne as natën e as ditën

 

Me i tregua këtij farë mbreti

Se ende ka djem azganë

Që i thotë bollë më çdo dovleti

Të bëjnë me të vajtua e mjera nënë

 

Nuk kemi nevojë me na mbajt  ders

As për hoxhallarë  kisha e xhamia

E vërteta të duket pak si ters

Por feja e shqiptarit është vetëm Shqiptaria

 

Mbi këtë tokë ne kemi një Zot

Fushat e bekuara të Dardanisë

Po qe nevoja bëhemi hi edhe sot

Për Kosovën  Djepin e shqiptarisë



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora